Gjosha: Integrimi në BE ka kosto. Rumbold: Nuk ia dilni dot të vetëm, duhet bashkëpunim

26 Shtator 2014, 12:10Politika TEMA

“Procesi i integrimit ka edhe kosto, jo vetëm në buxhetin e shtetit. Procesi ka kosto dhe në jetën politike të vendit”.

Kështu u shpreh ministrja e Integrimit Klajda Gjosha gjatë prezantimit të studimit lidhur me koston e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Në këtë prezantim, të pranishëm përvec ministers Gjosha, ishte edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Clive Rumbold.

Ambasadori Rumbold u shpreh se integrimi i një vendi në Bashkimin Europian, bën që së bashku të gjitha vendet të kenë përfitime më të mëdha se kostot, ndërsa shtoi se për të arritur stabilitetin ekonomik e politik duhet shumë punë.

Në këtë kuadër, Rumbold nënvizoi se edhe pse vendi ynë ka akoma shumë për të bërë në këtë drejtim, nuk mund t’ia dalë e vetme. Sipas tij, kostot do të jenë edhe më të mëdha nëse Shqipëria nuk bën hapa të matshëm e të rëndësishëm për në BE.

Ambasadori në detyrë i BE-së, tha se vlerat europiane që përfaqëson BE-ja, kanë ndryshuar edhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.

 “Ka pasur shumë krizë në BE, por zgjerimi me shtete të tjera në BE ka sjellë që vendet të zhvillohen së bashku ekonomikisht dhe politikisht.

Kanë fuqi më të mëdha ekonomike, transformohen shoqëritë, bëhen më të paqme. Shtetet së bashku kanë përfitime shumë më të mëdha se kostot.

Integrimi europian nuk është një rrugë e shkurtër për stabilitetin ekonomik dhe politik, duhet shumë punë.

Për shembull vlerat europiane kanë transferuar marrdhëniet Kosovë- Serbi. Shqipëria duhet të punojë shumë  drejt procesit për tu bërë anëtare me të drejta të plota në BE, pasi stabiliteti ekonomik dhe politik pa BE është një rrugë e vetme pa dalje. Pa një plan nuk mund të ecë një vend vetëm.

Kostot do jenë shumë më të mëdha nëse Shqipëria nuk bën hapa të matshëm dhe të rëndësishëm për BE.” tha Rumbold

1 komente në “Gjosha: Integrimi në BE ka kosto. Rumbold: Nuk ia dilni dot të vetëm, duhet bashkëpunim”

  1. AntenaWest&FBI says:

    Ne cdyqan te sendeve prej llastiku e ka “blere” Meta kete Gjo-proshute preventivuese te kostove integruese? Vetem nese ja ka shitur Pango. Kjo “one pixel brain-girl” preventivon kostot e larta qe do perfitoje LSI.. Mberthecke parlamenti unisex

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje