Kreu i FRD-së Bamir Topi e ka konsideruar dhunën brenda Kuvendit të Shqipërisë, pasojë të drejtpëdrejtë të marrëveshjes së një nate, asaj të 21 prillit 2008, ku kryetarët e partive vendosën të sjellin në parlament këdo.
Sipas mendimit të tij, “ky është parlamenti më i dobët” dhe “meriton pikërisht atë përzgjedhje që kanë bërë kryetarët e partive politike.”
I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, ish-presidenti Topi dha gjykimet e veta për situatën politike të vendit, bojkotin e PD-së, reformat e Qeverisë, videon e dhunës së sapopublikuar ndërmjet deputetëve dhe natyrisht, FRD-në. Ku është FRD-ja në këtë moment?
Ilva Tare: Z.Topi, ku jeni ndërkohë, ku është FRD-ja?
Bamir Topi: FRD-ja është në linjën e saj politike, vazhdon të forcohet, vazhdon të rritet, është në aktivitetin e vet politik. Ju me të drejtë e bëni këtë pyetje, “ku jemi” sepse media në përgjithësi nuk na ndjek.
Ilva Tare: Unë ju kam ndjekur në ekrane së fundmi.
Bamir Topi: Sigurisht, është një përpjekje e sforcuar. Për të arritur dhe kapur ekranin, kjo është një bisedë që ne e kemi bërë edhe herë të tjera, askujt nuk duhet t’i vijë keq që media, përveç rolit të jashtëzakonshëm që ka dhe rritjes së saj – madje ne jemi sonte në një televizion, që unë sa herë vij këtu shoh një përmirësim të ndjeshëm të teknologjisë dhe ju uroj për këtë dhe besoj se keni mbetur televizion i hapur – por unë e kam parë që në përgjithësi media shkon në simfoni të plotë me politikën dhe kjo nuk është aspak e mirë për klimën e demokracisë. Këtu nuk e kam fjalën thjesht për aksesin që ka pasur Bamir Topi në media. Dihet që një parti politike nuk përfaqësohet nga një njeri; ka figura të ndryshme që kanë çfarë të thonë, janë intelektualë të fushave të ndryshme dhe tek e fundit, i japin jetës politike dhe demokracisë, larmi.
Ilva Tare: A ka pasur aktivitete FRD-ja kohët e fundit?
Bamir Topi: Sigurisht që kemi pasur, kemi qënë vazhdimisht në aktivitet. Aktiviteti i fundit ka qënë në teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit, i mbushur me përfaqësues dinjitozë të qytetarisë së Elbasanit. Kemi komunikuar për stadin aktual të FRD-së; kemi diskutuar për këndvështrimet që ne kemi për situatën politike; kemi vënë objektivat dhe një nga objektivat e afërt është organizimi i partisë sipas ndarjes së re territoriale, në funksion të zgjedhjeve lokale që kemi përpara.
Ilva Tare: Z.Topi, doja komentin tuaj për videon e transmetuar në ekrane, nga Prokuroria e vënë në dispozicion në fakt, për atë që ka ndodhur në 10 korrik në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në “tempullin” e ligjvënies.
Bamir Topi: Shumë e bukur kur e themi: Tempulli i demokracisë, institucioni më i lartë, institucioni sovran, institucioni më i lartë përfaqësues. Por për të ardhur deri tek ai institucion, kanë ndodhur shumë gjëra gjatë rrugës. Unë besoj, pa ardhur tek komenti për atë ngjarje që është mjaft e rëndë, që nuk bën pjesë në filozofinë tonë politike dhe në mënyrën e sjelljes, do të thoja që ky parlament erdhi dhe precipitoi në këtë stad për shkak të asaj marrëveshjeje që erdhi brenda një nate, më datë 21 prill të vitit 2008, ku kryetarët e partive politike mund të sjellin në parlament, duke shfrytëzuar emblemën e subjektit politik dhe fuqinë e tyre natyrisht, janë partitë tradicionale, mund të sjellin këdo.
Ilva Tare: E kam dëgjuar Kryeministrin në intervistën e tij të fundit televizive tek thoshte se këta janë deputetë që kanë lidhje të drejtpëdrejtë me zonën, janë zëri i qytetarëve të zonës nga zgjidhen.
Bamir Topi: Në diskursin tim politik, nuk jam marrë në mënyrë absolute, asnjëherë me emra. Ne diskutojmë për fenomenin, për tendencën që ka politika shqiptare dhe këtij lloj interpretimi që ka bërë z.Rama, i shkon pikërisht ligji mazhoritar: Nga njëra anë thua që është përfaqësuesi i zonës, apo jo? Po në rast se do të ishte…
Ilva Tare: Atëherë leri qytetarët që ta zgjedhin, ndrysho sistemin.
Bamir Topi: Sigurisht që po. Ka ndryshuar ligjin mazhoritar dhe ju shikoni sot që paradoksalisht në parlament ka njerëz që nuk e meritojnë të futen. Është një çështje jo thjesht e karakterit formal, juridik, nëse ka “letrën” e bardhë apo jo, por tek profili i tyre, profili politik, intelektual, tek ajo që mund t’i afrojnë parlamentit, sepse parlamenti jo vetëm është institucioni më i lartë – dhe nuk mjafton t’i japësh pamjen estetike parlamentit, duke u veshur luks, jemi të sigurtë se ata që shkojnë atje vishen luks, po problem është që luksin ta kesh tek mendimi, tek vizioni politik, ta kesh tek motivimi për të rritur parametrat e demokracisë në vend.
Ilva Tare: Z.Topi, ju jeni politikan, jeni kryetar i një partie politike. Vetëm të ankoheni nuk ju shkon. Përse nuk ndërmerrni një aksion? Përse nuk ndërmerrni një fushatë? Përse nuk ndërmerrni një inisiativë që të ketë ndryshim të Kodit Zgjedhor në Shqipëri? Përse nuk kërkoni aleatë? Kur darkoni me Kryeministrin Rama, a diskutoni për këtë çështje?
Bamir Topi: Mos ta banalizojmë këtë bisedë. Unë jam ndier i pafuqishëm edhe atëhërë kur isha President sepse nuk është mirë t’i përsërisim gjërat, por kur gjerat harrohen dhe vijnë prapë në formën e pyetjes sikur nuk ka ndodhur asgjë, jam i detyruar ta them.
Ilva Tare: Jo, dakord, e di që e keni kundërshtuar marrëveshjen e 21 prillit.
Bamir Topi: Kundërshtimi ka qënë jashtëzakonisht i ashpër.
Ilva Tare: Kjo gjë ndodhi, po tani çfarë mund të bëhet? Ky parlament është, këto grushta i pamë, mund të shikojmë dhe shumë të tjera në ditët e ardhshme.
Bamir Topi: Ah, tani. Ky parlament meriton pikërisht atë përzgjedhje që kanë bërë kryetarët e partive politike. Pra, do shikoni grushta, uroj të mos ketë grushta të tjerë – kanë bërë edhe një lloj interpretimi për çështjen e dhunës. Të gjithë ata që njohin terminologjinë dhe kuptimin te termit “dhunë” e klasifikojnë në tre drejtime: Është dhuna fizike që e shikojmë rëndom edhe tek adoleshentë; është dhuna verbale, e cila është me shumicë në parlament; është edhe një dhunë tjetër, që zakonisht ndihet në raportet në familje, dhuna psikologjike. Pra, më thoni, cila dhunë është më e rënda? Ju siguroj se të gjithë psikologët, të gjithë ata që merren me këtë çështje, do të thonë që dhuna fizike është më e dukshmja, por është më pak e rënda. E kam shprehur dhe e kam krahasuar me plagët që merr njeriu në ring. Zhduken pas një jave, pas 10 ditësh. Dhuna psikologjike dhe verbale është persistente dhe zgjat në kohë. Ju më thoni “çfarë do të bënit?”.
Ilva Tare: Çfarë mund të bëni në pozitat tuaja, si ish-Presidenti i Republikës, Kryetari i FRD-së?
Bamir Topi: Në pozitat tona sot ne kemi vetëm pushtetin e fjalës. Me këtë pushtet, duke shfrytëzuar edhe mediat, i drejtohem njerëzve, i drejtohem atyre që gjatë katë viteve, në pauzat midis dy pushteteve, vetëm ankohen. Pastaj vjen muaji i fundit dhe partitë kryesore politike, me artin e prestigjatorit, i fusin prapë në lojë dhe të nesërmen, pavarësisht rotacionit, fillojnë prapë problemet dhe njerëzit fillojnë ankohen. Pra, sot është vetëm pushteti i fjalës. Padyshim, si ne ka dhe politikanë të tjerë dhe unë uroj që këto politikanë të ngrihen mbi interesat e vogla – këtë thirrje ia bëjë edhe kryetarëve të partive tradicionale – të mos mendojnë për interesa të ngushta sepse vetë ky lloj sistemi do t’i ndëshkojë shumë rëndë. Do t’i ndëshkojë, sepse do të rrethohen nga njerëz jo dinjitozë dhe kjo është arsyeja që unë me plot gojën them – nuk më vjen mirë ta them – se çdo vend ka evolucion, por sot ke parlamentin më të dobët.
Ilva Tare: Në media po qarkullon lajmi që Ina Rama do të marrë postin e nënkryetarit të KLD, ju do ta mbështesnit një gjë të tillë?
Bamir Topi: Nuk është çështje që varet nga unë sot. Unë kam parë me shqetësim, sesi Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka trajtuar kërkesën e ish-Prokurores. Pra e kuptoni si vijnë punët në Shqipëri; këtu mund të jesh shumëkush, të kalosh sfida, të marrësh etiketime, pra do të thoja, persekucione publike për shkak të detyrës dhe në fund fare mbetesh në rrugë. Kjo është shumë e rëndë dhe nuk mund të ndodhë në asnjë vend tjetër, sepse KLD vjen me flukes politike nga selitë e partive. Në rast se KLD do të kthehet në një format serioz, ku secili të kuptojë që më shumë se personaliteti i tyre nuk vlen asgjë tjetër. Vërtet cdo njeri beson në një opsion politik. Ai që thotë se nuk besoj në një opzion politik, ai mashtron. Edhe në Gjykatat e vendeve më të zhvilluara kanë preferencat e tyre, por kur vjen pun ate ligji, ajo që duhet të prevalojë te një jurist, i standardit të KLD duhet të jetë personalitet i tij, duhet të jetë profesionalizmi dhe nuancat politike le të jenë në sfond, por nuk po bëjnë. Përderisa ato e lincojnë ish-prokuroren, e lincojnë dhe nuk i japin asnjë lloj të drejte, madje një pjesë prej tyre krenohen sesi ja bëmë. Krenohen edhe para atyre që këshillohen për tja bërë në këtë mënyrë. Nuk është normale, nuk është e drejtë, sepse ne kujtojmë që gjerat konsumohen brenda Shqipërisë, në fund fare të tjerët që janë përfaqësues të shteteve të tjera ambasadorët janë shumë metodikë, shënojnë cdo ditë, shkruajnë dhe transmetojnë.
Ilva Tare: Qartë, por frikën më të madhe duhet ta kenë ndaj këtyre qytetarëve sesa nga raportet e ndërkombëtarëve
Bamir Topi: Unë po them dhe cfarë ndodh në raport me të tjerët, sepse ju e dini sat ë kujdeshëm janë që në raport me ndërkombëtarët, qoftë edhe për një ditë të vetme, kthehen bëhen engjëj. E patë çfarë ndodhi më 21, ditën e vizitës së Papës.
Ilva Tare: Ju pamë dhe ju në rresht të parë…
Bamir Topi: Natyrisht, dhe pata kënaqësinë të shikoj nga afër një figurë të madhe, të një profili mjaf interesant sikurse është Papa Françesku, ku me mesazhe që nuk janë vetëm për Shqipërinë, janë mesazhe universale, por gjithcka shkon në pajtim të plotë gjatë gjithë ditës, të nesërmen fillojnë problemet e zakonshme, tradicionale që ka Shqipëria.
Ilva Tare: Në fakt pati shumë polemika dhe zëra, prania juaj ngjitur me bashkëshorten e kryeministrit. Kush u kujdes për protokollin? Ka pasur një kujdes të veçantë që të jeni ju aty?
Bamir Topi: Unë di të them këtë që: Kam marrë ftesën nga arqipeshkvia rreth 10 ditë përpara dhe mesa kam parë aty, ka qenë presidenti Moisiu me vajzat e tij dhe kishte dy vende bosh për zotin Meidani, pra mesa duket në protokoll janë vendosur ish-Presidentët.
Ilva Tare: Duhet të ishte edhe ish-Presidenti Berisha në vendin e parë?
Bamir Topi: Është një çështje që duhet ta ndajë vetë Berisha, sepse ka mbetur me dy këmbë, nëse do ta quajë veten ish-kryeministër apo ish-President. Ky lloj protokolli nuk është politik, por shtetëror. Madje në Presidencë unë do të thoja një protokoll politik, ku unë nuk pashë asnjë ish-Presidentët që kanë shërbyer në atë zyrë dhe pashë botues të rëndomtë të gazetave fletë rrufe, kjo do të thotë që janë protokolle partiake, jo politike.
Ilva Tare: Marrëdhëniet mes mazhorancës dhe Presidentit Nishani, si i shikoni?
Bamir Topi: Janë problematike, por nuk janë marrëdhënie të ngjashme me atë çfarë kam pasur unë më mazhorancën e djeshme. Pra ka këndvështrime të ndryshme politike dhe juridike, por kursesi nuk ka fyerje. Unë nuk e di nëse mund të ketë bazë krahësimore me atë cfarë ka ndodhur. Unë e di që ka njerëz këtu që shumë vitë të bëhen fisnik, por nuk kanë arritur ta përvetësojnë dhe ky është difekt i mbetjeve që janë në politikë. Unë uroj që me kalimin e kohës .
Ilva Tare: Bojkotin e opozitës e legjitimoni përballë argumentave që ata kanë ?
Bamir Topi: Unë edhe kur kam qenë pjesë e asaj partie kam qenë kundër bojkotit. Të braktisësh institucionin më të rëndësishëm, qysh aty ke firmosur falimentimin .
Ilva Tare: Po është një taktikë për të bërë presion, nuk është strategji, kështu të paktën kanë thënë drejtuesit e PD
Bamir Topi: Le të ecin me alucinacione, sepse kjo lloj taktike do ti cojë jashtëzakonisht poshtë. Më poshtë seç kanë rënë. Ata kujtojnë se organizohen, bëjnë veprime taktike, jo po fusin grupin e deputetëve të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar. Nuk bëhet gjë me ekzivicion, këto cështje duhet të jenë në mënyrë të qënësishme.
Kete derdimen e kemi patur president.
Kete e ka shume drejt. Tani kryetaret e partive ven neper lista lloj-lloj plehrash nisur nga interesat e tyre e jo nga interesat tona.
Per interesat tona as ja ka ditur kush, dje e sot.
Na ( e ) rrofshin kryetaret e partive !
Ore po qe ka filluar te flase mire ky http://bit.do/Dhuna-ne-kuvend
Gjithmon mirë ka folur !!
Gazetarja duhet ta pyese kete medioker per mikun e tij ndertues Halili, lidhja me Fullhajnin dhe sa ka perfituar Zbamir Tope-ja nga qeraja e cmendur 500 000 eurosh si dhe nga kompleksi i ndertuar me leket e vjedhura ne BSH. Per te tjerat mos u humbisni kohe,..me Topen. Eshte fishkellime plastmasi.
bamut krejti-ja ka lepire bysthen rames pasi qe meta ja futi ngjaslen-ky peder nuk meritonte edhe fermen e lopve me e drejtu e lere shtetin.por QfARE NUK BEN NJI NGJALE BYTHE -TE QMENDE FARE BEHESH QRLBESIRE SI RAMA-:MJERI JU NJI MILJON QELBET E NEGJMIJES:
Me njeri palaco se une ky Topi nuk kam pare. Sja vlen te komentosh fare per kete debil.
Me marrveshjen e 21 prillit e bene parlamentin qe te kete Surratin e Berishes,Napoleonit dhe floririt.
U blindua Berisha se vihet ne krye te listes se PD.
ju dha goditje partive te vogla.