Atentati ndaj Fatmir Kurtit/ Pronarja e jetimores: Na diskriminojnë se jemi "dorë e zezë", e kemi pronën me letra

26 Shtator 2014, 10:06Politika TEMA

Pas plagosjes të rojës së strehës së fëmijëve romë “Zemra e Nënës”, Fatmir Kurti,  Selvije Rushiti që është pronarja e ligjshme e godinës, por edhe e sipërfaqes prej 8 mijë metrash katrorë që i janë zaptuar nga biznesmenë të huaj dhe shqiptarë tregon diskriminimin që po tregohet ndaj këtij komuniteti.

“Ne kemi konflikte me një biznesmen karburantesh. Ai, bashkë me familjen kërkon të na grabisë truallin në të cilin ndodhet shtëpia ime dhe sipërfaqja përreth. Thonë që është toka e tyre. Nuk arrij të kuptoj një gjë të tillë. Edhe kur jemi ankuar, njerëzit na thonë: ‘kur u bëtë ju romët me prona, se në baraka keni jetuar gjithë jetën. A nuk është diskriminim ky? Ne e kemi shtëpinë me letra, me të gjitha ata ia japin në këmbim të parave të bardhëve vetëm pse ne jemi dorë e zezë. Këtu na kanë ardhur njerëz dhe na kanë kërcënuar. ‘Do tju vrasim një e nga një. Do lëmë të gjallë vetëm një nga familja juaj që të na firmosë letrat më kanë thënë mua, por edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes” , citohet në gazetën “Panorama” , dëshmia e pronares.

I rritur në këtë shtëpi, 28-vjeçari fatmir Kurti, ka qenë në vendin e punës, kur është qëlluar me pistoletë nga një person.

I gjithë momenti i atentatit është filmuar nga kamerat e sigurisë së një objekti privat dhe u transmetua nga TV Klan.

 

11 komente në “Atentati ndaj Fatmir Kurtit/ Pronarja e jetimores: Na diskriminojnë se jemi “dorë e zezë”, e kemi pronën me letra”

  1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU,KURSE SHQIPERIA BEHET ME RAMEN. says:

    Pse rombet nuk kane te drejte te kene prona

    1. Andreas says:

      se jane greke. Pronat ti kerkojne ne greqi

      1. Tomorri says:

        Mos u beni te pashpirt – Romet kane ekzistuar gjithmone dhe kudo, jo vetem ne Greqi. Mos luani me ndjenja se dhe Romet njerez te Zotit jane!

      2. ed says:

        Kurse ti qenke një rrotë k…

  2. vemendje* says:

    Racizem kudo.

  3. eu_al says:

    Dhe pastaj bejme ne si viktima racizmi…

  4. ed says:

    Kjo është fytyra e “biznesit” shqiptar!
    Një tufë kriminelësh që nuk ngurojnë të vrasin për të grabitur pronën e tjetrit.

  5. Gjergji says:

    E bukra qendron :se ne jemi dhe nje vend per te marre shembull per “tolerance” fetare! Toleranca tregohet ndaj me te dobteve siq eshte dhe kjo shtrese e romeve , e persekutuar vazhdimisht ,si nga qeverite ashtu dhe nga popullsia jo rome. Ne Shqiptaret ka dasht zoti te jemi pak, dhe te pafuqishem ,se per racizem jemi te paret,edhe pse jemi nje popull emigrant, dhe duhet te ishim te paret kunder racizmit.Cfare te besh se e mbajme vehten per arjan ,por nga ata arjanet e zgjebosur me bishtin perpjete.

  6. Irma says:

    Ja cfare bejne te bekuarit e Papes

  7. vromoalvanos says:

    romet jane dora jone. Ne jemi nje popull me ta.

  8. franko says:

    pyesni emiliano shullazin per me shume informacion ai eshte i interesuar per kete prone dhe per karburantin qe ndodhet perballe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje