Rama për “The Huffington Post”: Merkel dhe Papa Françesku treguan rrugën që duhet të ndjekë Europa

25 Shtator 2014, 19:04Politika TEMA

“Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri këtë javë ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e vendit tim.

Por më shumë se kaq, ishte një mesazh i fuqishëm për mbarë botën.

E para, sepse zgjodhi vendin më të varfër në Europë, si të parin e turit të tij europian.

E dyta dhe më e rëndësishmja, Papa zgjodhi një vend me shumicë myslimane, që bashkëjeton në paqe të plotë me të krishterët.

Unë isha krenar për atë që Shqipëria i prezantoi Papës dhe botës gjithashtu, një shembull të bashkë-ekzistencës mes feve të ndryshme”, këto janë fjalitë me të cilat kryeministri Edi Rama nis shkrimin e tij për “The Huffington Post”.

Kryeministri, mes të tjerave ka thënë se vizita e Papës është një simbolikë e fortë, sepse ai zgjodhi pikërish ta niste vizitën e tij nga një vend ballkanik.

“Mesazhi që i dërgoi botës është i fortë në këto kohë, sepse Papa Françesku më herët ka thënë se Lufta e Tretë Botërore ka filluar,” shkruan Rama.

“Edhe pse disa mund të mos jenë dakord, rrreziku nga Shteti Islamik i ISIS është real,” thekson kryeministri shqiptar.

Më tej Rama shkruan për pritjen që iu bë Papës nga të gjithë përfaqësuesit e feve në Shqipëri dhe po ashtu në Meshën e madhe ku në Sheshin “Nënë Tereza” ishin prezent njerëz pa dallim feje; myslimanë, të krishterë apo bektashinj.

“Shqipëria ka vuajtur shumë gjatë historisë, por kemi mësuar nga gabimet tona”, shkruan më tej kryeministri shqiptar për prestigjiozen “The Huffington Post”.

“Papa nuk është i vetmi, i cili e kupton rolin që ka Ballkani në sigurimin e paqes dhe prosperitetit në kohët që jetojmë.

Vizita e tij ndjek hapat historike të ndërmarra nga kancelarja gjermane Merkel.

Ajo luftoi fort që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.

Ajo gjithashtu na mblodhi të gjithëve, ne, kryeministrat e rajonit në Berlin, për të përcjellë vizionin e saj, se pavarësisht politikave të zgjerimit, Europa dëshiron ta ketë Ballkanin pjesë të saj dhe të ndërtojë ura të reja suporti dhe bashkëpunimi”, cek më tej në shkrimin e tij Rama.

“Ballkani ka një rol të madh për të luajtur.

Sfida jonë më e madhe sot është të shkëputemi qartazi nga epidemia vdekjeprurëse e konfikteve fetare, të cilat në këtë rajon do të çonin menjëherë në një konfikt etnik dhe do të rrezikonin kufijtë e sotëm të paqes.

Kjo është sfida jonë.

Por kjo është një sfidë edhe për të gjithë Europën, të cilën duhet ta përballojmë së bashku, me kurajë. Angela Merkel dhe Papa na i treguan rrugën. Të tjerët tani duhet ta ndjekin.

Kjo është një luftë ku Europa duhet të luftojë e bashkuar”, e mbyll shkrimin e tij Edi Rama.

20 komente në “Rama për “The Huffington Post”: Merkel dhe Papa Françesku treguan rrugën që duhet të ndjekë Europa”

  1. Keshtu e keni ju politikanet shqipcare ,
    do merreni me nji figur te shquar si (Papa) deri sa ti nxirrni bojen ,asaj shije te mire qe ajo vizite la pas .
    Se mos dini te beni gje tjeter ju lapanjoze te neveritshem .
    Bota e huaj pret ,jeton/gezon emocionet e momentit dhe ditet e tjera qe pasojn le te veproj brenda shpirtit te secilit ai emocion i vecante .

    “Ju nuk zhgenjeni kurr” ngelet ata qe ishit me 92 -Thjeshte idiote naiv te merzitshem

    1. Alfred says:

      Nje hartim prej servili me te me te fortet dhe arrogant deri ne primitivizem me kundershtaret dhe me te dobetit. Kjo eshte diagnoza e nje ballkanasi te semure.

    2. Super shkrim nga RAMA, ne te vertete jemi nje mesazh i qarte per gjithe boten, dhe kjo fale tolerances se madhe qe myslimanet kane ne Shqiperi te cileve as nje xhami nuk po ua rregullojne http://bit.do/huffington-post

      1. po po ashtu asht .dum xhami ,shume xhami
        dum dum cfar s’dum

      2. Drejtoresha e ATSH-se says:

        KUR HISTORIA KTHEHET NE MASHKULL

        “History has not been kind to Albania. But we have learned from it.”
        Historia (emer gjinia femerore) nuk ka qene e dashur me Shqiperine. Por ne kemi marre mesim nga ai (ai? kush ai? Historia ne tere gjuhet e botes eshte emer i gjinise femerore!)

        Vazhdon ky i trullosur nga mania e madheshtise dhe e pompozitetit te demtoje seriozisht çdo gjase reale te nje pranimi te mundeshem te Shqiperise ne gjirin e modernizmit bashkekohor.

        Me lart shkeputa vetem njeren nga dhjetera gabimet jo vetem ortografike por ajo qe eshte me e rendesishme ato kuptimore ne fjali-formimin e ketij publikimi ne Hufftington Post.
        Moderatori i faqes online e publikon me kenaqesine cinike te perversit qe shikon abuzimin e nje te mituri dhe nuk derhyn ta shpetoje ate.

        Kjo pjelle e poetvrasesit Kristaq Rama, vazhdon te kercenoje boten perendimore pa u terrterruar nga qepallat qerpikerruara, me teorine qesharake te “Shqiperise si faktor determinant” ne luften kunder ISIS ! Dhe e ben me vetebindjen e plote, te forcuar edhe nga bushtra rrethrrethuese gjysmemashkullore e gjysmefemerore, me nje stil qe i shembellen me shume “dru me pre” te gollobordasit Shkelqim Cani, se sa te nje dipllomati te kthjellet e inteligjent.

        E per tu dukur me “radical chic” pershtjellon ne sallaten “neoVllahore” Papa Françesko-n dhe Merkel-in e Honecker-it te vdekur.

        Nje dite para udhetimit per ne vendin tone, Papa Bergoglio, ne Omeline (meshen) e celebruar ne San Giovanni in Laterano ne Rome, me rastin e solemnitetit te Corpus Domini eshte shprehur:

        “Se ci guardiamo attorno – spiega il Santo Padre nell’omelia – ci accorgiamo che ci sono tante offerte di cibo che non vengono dal Signore e che apparentemente soddisfano di più. Alcuni si nutrono con il denaro, altri con il successo e la vanità, altri con il potere e l’orgoglio.

        Ma il cibo che ci nutre veramente e che ci sazia è soltanto quello che ci dà il Signore! Il cibo che ci offre il Signore è diverso dagli altri, e forse non ci sembra così gustoso come certe vivande che ci offre il mondo. Allora sogniamo altri pasti, come gli ebrei nel deserto i quali rimpiangevano la carne e le cipolle che mangiavano in Egitto, ma dimenticavano che quei pasti li mangiavano alla tavola della schiavitù. Essi, in quei momenti di tentazione, avevano memoria, ma una memoria malata, una memoria selettiva».

        A questo punto ognuno di noi, a detta del Papa, può domandarsi: “E io? Dove voglio mangiare? A quale tavola voglio nutrirmi? Alla tavola del Signore? O sogno di mangiare cibi gustosi, ma nella schiavitù? Qual è la mia memoria? Quella del Signore che mi salva, o quella dell’aglio e delle cipolle della schiavitù? Con quale memoria io sazio la mia anima?”.

        Proprio da qui è giunta un’ulteriore esortazione a recuperare la memoria e imparare a riconoscere il pane falso che illude e corrompe, perché frutto dell’egoismo, dell’autosufficienza e del peccato: «Vivere l’esperienza della fede – secondo il Pontefice – significa lasciarsi nutrire dal Signore e costruire la propria esistenza non sui beni materiali, ma sulla realtà che non perisce: i doni di Dio, la sua Parola ed il suo Corpo».

        “Te rikuperojme memorien – tha nder te tjera Papa – e te mesojme te dallojme buken fallco, qe krijon iluzion e korrupsion, sepse frut i egoizmit, i vetemadheshtimit dhe mekatit.!”

  2. . says:

    Kurse PAPA THA SE SHQIPTARET NUK JANE MYSLIMANE POR EUROPIANE….

  3. shqip says:

    Ndoshta reagimet e shqiptareve ktu sdo te ishin pritshmeria e autorit te shkrimit ,por e gjitha z.Kryeminister ,kjo storie e vizites Papes (qe padyshim u vleresua nga shqiptaret shume dhe me te drejt) ishte dhe mbetet thjeshte nji vizite ! Asgje me shume . Kjo vizite nuk zgjidh asnji nga problemet e shumta qe rendojn mbi jeten e ktij populli i cili te besoj voten .
    Kjo vizite e shenuar ,nuk i con asgje mbi tavoline familjeve shqiptare ,
    nuk ben Drejtesine e kapur nga kriminelat apo mafiozet e poltikes ,
    kjo vizite nuk ben Shtetin e se Drejtes ,kjo vizite ,nuk ishte Premtimi qe ti u bere Shqiptareve ne X Nr.Qe,kur ti more bekimin e shqiptareve .
    Shqiptaret nuk ta dhane ty voten ,pra ksaj qeverrie qe ju te vazhdoni te beni lojen e botes dhe sherbeni si manikin prej druri te ri ,nderkoh qe kalbesirat duheshin larguar nga skena e pushtetit .Kjo vizite nuk e nxjerr Shqiperine nga Konferenca Islamike ku miqt e tu na e rrasen ? as altoparrlanetet nuk e shkul njeri prizen nga korenti ,per ti dhene fund turpit te cjerrjeve shtazarake te nji gjuhe djalli ,qe me shqipen e shqiptaret si lidhe asgje .
    Ngelet duke u marre me fete ,me idiotizma te nji niveli mesjetar dhe fokusoheni ne pordhet e leshuara nga merkel etj mbi luftrat fetare . Hej lol…,ajo eshte AXHENTA E BOTES ZHVILLUAR ,axhenta e atyre qe pasi kane krijuar kushte jetese normale qytetarve te tyre ,pasi kane konsoliduar shtetet e veta ,pasi asnji qytetar nuk kercenohet nga uroja e te mendoj se si do ta fitoj buken neser , fillojn e bejne poltikat e ksaj Bote . Ndryshe nga kto shtete Shqiperia ka nji tjeter Axhende , si shtet mesjetar qe eshte . Prandaj bolle bete rolin e lehsit pas gangove te ksaj bote ,sepse vetem sa zhvleresoheni akoma me shume ,ju zhvleresoj si poltik e popull sali shkerdhat shpellar krimineli islamisti ordineri salih rrahman berisha .
    Filloni e merruni me problemet pa fund qe po e mbysin kte popull, ket Shqiperi pastaj gjeni kohe ndóshta edhe per “publicitet politik”

  4. Vladimir says:

    Shkrim fantastik me nje mesazh te urte nga nje burre shteti, prej te cilit presim shume gjera e ku kemi varur shpresat tona per nje Shqiperi me te mire. Urime!

  5. full hajni says:

    …dhe sfida tjeter, edhe me e madhe ,z.kryeminister,mos harro,ngelet, te shkeputemi ,sa me pare,nga mbeturinat e murtajes se komunizmit…ndryshe …e keqjq nuk eshte fort larg….larg qoft!

  6. tourkofagos says:

    duket se Edi nuk i merr rregullisht ilacet,ose Hanemja[gineka] ja ka vene koqet ne big……..!!
    ‘……..Papa zgjodhi nje vend myslimon,ku sunitet shkojne mire me xristianet…..!!!!!
    o Zot, cfare do te degjojme tjeter…….!!!??

  7. ymer qepaze says:

    Ky plepi ne dimer, ka ul breketve ka ngrit shalet. I peruletbbotes ne menyre te turpshme

  8. john Tirana says:

    Jam dakort persa me siper por ky shkrim nuk kate bej aq shume me hallet e perditshme te shqiperise. Ky shkrim ka te bej me permiresimin e imazhit te shqiperise dhe rolin histrorik qe shqiptaret kane luajtur nder shekuj. Imazhi i nje vendi eshte shume i rendesishem pasi permiresimi imazhit ndikon ne rritjen e investimeve te huaja, ne pranimin ne BE, si dhe rritjen e respektit te shqiptareve per veten dhe vendin e tyre kudo qe jetojne. Ky eshte nje rol qe Edi Rama a kryen shume mire dhe eshte nje rol qe ai e ben jo vetem si kryeminister por edhe si publicist. Eshte nje gje e mire dhe duhet nderuar. Sigurisht qe eshte po aq e rendesishme te kete dhe zhvillim ekonomik pasi vetem krenaria kombtare nuk mbush barqet e uritur.

  9. ymer qepaze says:

    Nuk pajtohem me komentuesin shqip.
    Tani ne na ka bykuar papa nga para e prapa. Te gjitha va thua ti do rregullohen.
    Ja pyet dhe turkofagos, ymerin e temes, mesele doden.
    Po sdoli fjala ime.

  10. syneti synit says:

    ala ke ura ky Edi?!

  11. Agim Hamit says:

    PAPA DHE SHQIPËRIA
    Vizita e Papa Françeskut dje në Shqipëri ishte një ngjarje e veçantë, e cila, për nga rëndësia, mund të krahasohet me atë të Presidentit Xh. W. Bush. Ndonëse Papa nuk ka pushtet politik, pushteti i tij shpirtëror ndikon në qarqet vendimmarrës të politikës së lartë. Me vizitat e tij të studjuara mirë, Papa tërheq vëmendjen e Brukselit dhe të Washingtonit mbi rëndësinë që duhet t’i kushtojnë «x» shteti apo populli, për motive që ai i thekson gjatë vizitës që bën atje. Mirëpo që të jetë efikase mbështetja shpirtërore e morale që jep Papa me vizitat e tij, duhet patjetër që drejtuesit e këtyre shteteve të jenë realisht të preokupuar për të mirën e popullit e të vendit të tyre. A mund të thuhet kjo gjë për politikanët shqiptarë pozitë- «opozitë»?
    Dje në Tiranë, gjatë meshës së posaçme, Papa Françesku i lutej Zotit të bekonte Shqipërinë e martirizuar nga vetë Kriminelët Shqiptarë, pasardhësit e denjë të të cilëve krekoseshin në rreshtin e parë të të pranishmëve «VIP», që nga kryeministri Rama me kabinetin e tij e deri tek veterani i keqbërjes shqiptare, «opozitari» Berisha. Këta vetë kanë një bilanc aq të pasur krimesh e abuzimesh mbi shpatullat e tyre, sa që nuk iu lënë asgjë mangut paraardhësve gjaksorë. Ndërsa Papa lutej për shpirtrat e Martirëve të besimit fetar, fotografitë e të cilëve ishin të ekspozuara jo larg podiumit të tij, i kujtoheshin edhe mijëra viktimat e viteve ’97-’98 që bënë bujë në Vatikan, vrasësit e të cilëve i kishte të kapardisur përballë.
    Shenjtëria e Tij e di mirë se lutjet drejtuar Zoti duhet të jenë shumë të sinqerta, për të shpresuar se Krijuesi mund t’i dëgjojë. Por ato nuk mund të ishin kurrë të tilla, gjersa Atit të Shenjtë i duhej të mbyllte sytë përballë Kriminelëve mikpritës në pushtet, për tu lutur për shpirtin e viktimave të baballarëve të tyre. Papa Françesku ishte i ndërgjegjshëm se nëse figurat e shquara të klerit katolik i vrau babai shpirtëror i politikanëve të sotëm shqiptarë, janë këta vetë që i kanë lënë pa varr shumicën e atyre dhe të viktimave të tjera të diktaturës gjakatare. Harbutërinë e politikanëve (anti)shqiptarë, Papa e provoi qysh se shkeli në tokën shqiptare. Kryeministri arrogant vetëm sa i zgjati dorën, sikur po takohej me Gramoz Ruçin, ndërkohë që edhe mbretëresha e Anglisë ia shtrëngon me të dy pëllëmbët e saj dorën Atit të Shenjtë.
    E vetmja fjalë që Papa Françesku tha në gjuhën shqipe ishte: «PAQE». Kjo është fjala më e çmuar, për të cilën ka shumë nevojë toka shqiptare, e djegur keqas nga lufta shkatërrimtare e klasave, që po vazhdon sot e gjithë ditën. Por nuk mund të ketë paqe në një tokë të mbjellë me eshtrat e viktimave të pafajshme të diktaturës, kur spektri politik shqiptar uzurpohet nga enveristët që bëjnë komunistin dhe «antikomunistin», kur shtresës antikomuniste i vidhen pronat e privohet nga e drejta e pjesëmarrjes në jetën politike të vendit dhe kur po përgatitet rehabilitimi historik i Kryeterroristit dhe varrmihësit të kombit shqiptar, «Heroit të Popullit» Enver Hoxha. Sikur Papa ta bënte dy muaj më vonë vizitën e tij në Shqipëri, do ta gjente Tiranën të mbushur me portretet e vrasësit të klerikëve katolikë, për shpirtin e të cilëve ai u lut.
    Megjithatë lutjet e Papës do ta bëjnë punën e tyre në një drejtim tjetër: të mallëkuar nga Zoti për krimet e tyre 23 vjeçare, neoenveristët shqiptarë në pushtet e në «opozitë» do të vazhdojnë të vrasin njëri-tjetrin, njësoj si paraardhësit e tyre. Vetë i bënë vrasjet e 1997-’98, vetë e vranë Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Fatmir Xhindin, Kosta Trebickën, fisin Haklaj, viktimat e Gërdecit, ata të 21 janarit, Sokol Olldashin, Artan Santon e sa e sa të tjerë të zhdukur në heshtje. Gjaku kërkon gjak dhe larja e hesapeve midis klaneve rivalë do të vazhdojë nën diktatin e rreptë të mafies kombëtare e ndërkombëtare, që ka uzurpuar kupolën e politikës shqiptare, me miratimin e heshtur të të Mëdhenjve për kompromentimin e së ardhmes së kombit shqiptar, në favor të fqinjëve. Si për ta kthyer në komedi këtë dramë, po rishkruhet historia nga filogreku Paskal Milo, i cili në vitin 2000 vendosi portretin e Enver Hoxhës në sallonin kryesor të Ministrisë së Jashtme, ku ishte vetë ministër. Dhe Shqiptarët flenë gjumë…

  12. kokepalari rama. says:

    Merkel e papa te treguan por ti o lop se bashku me ruqin nuk e degjuat.po ti i le gruan kristaqit per te ta bere gregorin -mos mendo se papa te ben shtetin.papa ta prek bythen o rama qelbesira e te bene pise.

  13. mirel says:

    Pale qe kishte bere koment nje Tony Kaka(!?)
    “I am proud to be Albanian”.
    Mu duk shume e pavend, per vete faktin qe shkruhet ne nje gazete shume te degjuar, lexuesit nuk jane shumica Albanian, dhe tjetra shkruhet ne nje gazete te nje vendi mik, qe te ka meshiruar, dhe te ka dhene doren.
    Dhe e fundit,krenaria idiote, eshte ajo qe mbjell konfliktet sot midis feve.
    Sorry Tony,
    Nuk eshte vendi per komente si ne Youtube.
    Shkrimit duhet ti ngelej shija e mire dhe paqesore deri ne fund.
    Mua komenti jot mu duk provokim
    Imagjino ta lexojne turkofaket..

  14. rita says:

    Ne shqiptarët, servilë, servilë, servilë (bythëlëpirës), si gjithmonë, ndaj të fuqishmëve…(???!!!) Politika e Merkelit kundërshtohet sot nga shumica e vëndeve anëtarë të BE-së, ndërsa Kryeministri jonë (sa qesharake…!), bën thirrje që Evropa të ndjekë “symbyllur” Merkelin…(???!!!)

  15. shpetimi says:

    Interviste me se korrekte, asnje fjale e tepert per nje te vertete te dukshme dhe te prekshme.
    Uroj qe mirkuptimi fetar te sherbeje si nje shembull i mire, per te forcuar urat e bashkepunimit te politikes shqiptare, qe keto 20 vjet ka ndikuar vetem negativisht duke percare popullin.

  16. Shkoder says:

    Entuziazmi i prezencës të Papa Françeskut në Shqipëri, duket sikur ka “mbuluar” palaçollëqet e bëra prej politikës e të shtetit shqiptar edhe në këtë ditë historike, por në fakt ato janë shfaqur me zë e me figurë në ekranet e televizioneve. Siç është vepruar në këto 22 vjet, ata që kanë uzurpuar shoqërinë, politikën, shtetin dhe botën mafioze ekonomike financiare, manifestuan tutorizmin dhe nepotizmin total edhe ditën e vizitës së Papa Franceskut. Ajo që ra në sy si një skandal i rëndë e i turpshëm zyrtar, ishte nepotizmi familjar i krerëve të politikës e shtetit edhe në protokollin e nderimit të Papa Françeskut. Po e nisim me fakte nepotizmi, nga pritja në Rinas, ku veç kreut të qeverisë ishin edhe të afërm në dikasterin qëndror dhe aparatin e tij apo zyrat e OJF-ve. Përse duhej të ishte në pritje, p.sh., Ministrja e Kulturës dhe jo Kreu i Parlamentit, apo kreu i Komitetit të Kulteve, kur kjo nuk ishte vizitë kulturore e as turistike, por vizitë zyrtare fetare! Thjeshtë, për të mbetur e preferuara e kryeministrit, në “historinë” e pritjes së Papës. Përse njeërzit e ngushtë të familjarëve, duhej të ishin në takim në dhomën “VIP” në Rinas, për të “sajdisur” Papa Françeskun me “detyrën” e ngarkuar për t’u kujdesur për dhuratën e Kryeministrit e për t’i ofruar atij ujë e kafe (nëse do të dëshironte)? Thjesht, për t’u regjistruar si personazhe në këtë ngjarje historike. Tjetër fakt nepotik nga protokolli zyrtar. Vajza që i dhuroi lulet Papa Françeskut në Rinas, ishte vajza e një deputeteje. Përse duhej të ishte fëmija e një politikaneje e të mos ishte psh., mbesa e një e kleriku të pushkatuar, apo dënuar në burgjet e diktaturës, apo fëmija i një invalidi, minator, sharretari nga Puka, Mirdita, Dibra, Laçi, apo fëmija e një intelektuali, e një punëtori të thjeshtë, apo qoftë edhe e një varfanjaku që “gërmon” mëngjes e darkë nëpër kosha plehrash për bukën e gojës, që nuk japin politikanët mëkatarë që puthën dorën e Papës? Përse psh., vajza që i dha lulet Papa Franceskut të mos ishte vajza e ish-besimtarit pasionant katolik Aleks Nika, vrarë në 21 janar 2011 në sheshin ku Papa përshëndeti dhe bekoi shqiptarët, por duhej të ishte vajza e shtetareje që deklaroi se, Aleks Nikën dhe protestuesit e tjerë të 21 janarit, do t’i varte te palma e Kryeministrisë, në shenjë urrejtje ngaqë protestuan për atë që meshoi Papa: për lirinë, anti-varfërinë dhe padrejtësitë?! Vazhdojmë më tej me fakte të tjera nepotizmi, pjesë e protokollit të pritjes së Papa Françeskut. Në protokollin zyrtar, ishte caktuar që titullin “Qytetar Nderi” dhe “Çelësin” e qytetit të Tiranës në emër të qytetarëve të kryeqytetit, ta dorëzonte Lulzim Basha dhe bashkëshortja. Ndoshta do ishte më e drejtë që përveç Kreut të Bashkisë të ishte edhe Kreu i Këshillit Bashkiak, një “Qytetari Nderi”, apo një qytetari model? Nuk e kemi fjalën, ngaqë e shoqja nuk është shtetase shqiptare, por e kemi fjalën për nepotizmin që u shfaq edhe në të tilla raste. Vazhdojmë më tej. Në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, salla ishte mbushur me njerëz të rrjetës nepotike të politikanëve e shtetarëve, konkretisht me familjarë, shokë e miq të tyre e të ftuarve të tjerë. P.sh, në rreshtin e zyrtarëve të Presidencës, me të cilët Presidenti Nishani bëri pritjen e nderit për Papa Françeskun, ishin futur në protokoll edhe motra, vëllezër, krushq, baxhanakë, kunetër, dhëndurë, mbesa e shokë të zyrtarëve të Presidencës, të cilët nuk janë punonjës të presidencës, por që ishin në pritjen zyrtare! Nepotizmi deri edhe qesharak e banal i shtetit shqiptar në protokollin e nderimit të Papa Françeskut, u manifestua në pritjen e madhe organizuar prej Presidenti Bujar Nishani. Salla, ku u prit Papa Francesku e ku Presidenti mbajti fjalën përshëndetëse, ishte mbushur me politikanë e bashkëshorte të tyre. Kjo është e pranueshme. E papranueshme dhe tallëse për personalitetin e shtetit e të mikut Papa Françesku, ishte fakti që në listën protokollare që kishte mbushur sallën, përveç politikanëve e qeveritarëve ishin edhe familjarë të tyre, deri tek mbesat e nipërit, kunetërit, baxhanakët, ortakë biznesesh, roje të familjeve të ministrave e kryeministrit, shokë e shoqe të fëmijëve të politikanëve e deri tek shoferë ministrash e deputetësh, të futur në protokoll zyrtar, së bashku me gjyshet e gjyshërit. Madje, skandali me pritjen e Atit të Shenjtë, u katandis deri në atë derexhe turpi e banaliteti, sa në protokollin e nderimit ishte përfshirë edhe një nëpunëse e nivelit të ulët, kushërirë e Zonjës së Parë, futur në listën protokollare bashkë me burrin, dajon, xhaxhanë, komshijen, vajzën dhe vjehrrin. Në protokollin Presidencial të pritjes së Papës, ishte përfshirë edhe shefi tenderave në një komunë të Tiranës, edhe sekretarja e një rektori, edhe shoferi i një pronari të medias, edhe punonjësja e shtëpisë e një ministri, edhe katër shokë e shoqe të fëmijëve të Presidentit të Republikës me prindërit e tyre, edhe bashkëjetuesja e një këshilltari të një pushtetari të lartë, edhe shoqe të bashkëshortes së presidentit me familjet e tyre, edhe disa ortakë biznesi ministrash e ish-ministrash dhe deputetësh. Madje, në protokollin e pritjes ishte edhe përfshirë edhe një inspektore tregu ushqimor! Ndërsa përbërja e të ftuarve të ulur në karriget në sheshin “Nënë Tereza”, kishte një nepotizëm total. Çdo ministri e institucion i lartë shtetëror, kishte një numër të caktuar ftesash, por që titullarët ua kishin dhënë familjarëve, bodigardëve e shoferëve të tyre, shokëve e miqve, duke i paraqitur si zyrtarë të lartë të shtetit! Nuk e dimë, se cilët e kanë bërë listën protokollare, por siç e pamë nga transmetimet televizive edhe në nderimin e Papa Françeskut, nepotizmi politik, familjar e shoqëror ishte veprues e fuqiplotë. Kishte nga ata që ishin në avion dhe të tjerë që i prisnin sa zbrisnin në tokë. Ndoshta do ishte mirë që Papës t’i ofrohej për bekimin e tij dhe të mbarë fëmijve, një i porsalindur atë ditë. Kjo ndoshta do ishte edhe më kuptimplote…
    Përse p.sh., vajza që i dha lulet Papa Françeskut të mos ishte vajza e ish-besimtarit pasionant katolik Aleks Nika, vrarë në 21 janar 2011 në sheshin, ku Papa përshëndeti dhe bekoi shqiptarët, por duhej të ishte vajza e asaj që deklaroi se, Aleks Nikën dhe protestuesit e tjerë të 21 janarit, do t’i varte tek palma e Kryeministrisë, në shenjë urrejtje ngaqë protestuan për atë që mëshoi Papa: për lirinë dhe anti-varfërinë?! Ndoshta mund të ishte edhe mbesa e një e kleriku të pushkatuar, apo dënuar në burgjet e diktaturës, apo fëmija i një invalidi, minator, sharrëtari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje