Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku u diskutua akti normativ mbi ndryshimin e buxheti,t theksoi se me rishikimin që i bëhet sot buxhetit pritet të ulet deficiti dhe borxhi publik si dhe të kthehen borxhet e akumuluara nga qeveria e kaluar.
“Ky është një moment nga më të rëdësishmit e këtij viti, pasi Parlamenti rishikon buxhetin pas 5 vitesh ulje, sot vjen me rritje. Janë 32 milionë dollarë që janë as më shuam e as më pak se përtej objektivi të vendosur me FMN që qysh këtë vit të krijojmë mundësi të ulim deficitin dhe borxhin publik.
Ky është vetëm fillimi i përpjekjes sistematike që do bëjmë, fillim domethënës, vjen si rezultat i kapërcimit të kufirit të parashikimit, që ishte mjaft ambicioz. 43 milionë dollarë që vendosen në dispozicion të pjesës më të dobët të shoqërisë,
PAK, invalidëve që falë këtij rishikimi shteti iu kthen borxhet e akumuluara në vite. Ato borxhe që u bënë litar në fytin e më të dobtëve, që i tërhoqën xvarrë invalidët, tetra dhe paraplegjikëve se qeveria i devijonte papratë për të financuar daullet e propagandës, sot shlyen përfundimisht. Hedhim vështrim nga e ardhmja pa pasur të akumuluar borxhet e të varfërve”, tha Rama.
“Janë 152 milionë dollarë që shkojnë për investime të mbetura rrugëve për të vazhduar mbushjen e gjithë gropave nga Valbona deri në Kardhiq që u krijuan nga politika e shiritave elektoralë, e çeljes se investimeve duke ia faturuar borxhin investimeve.
Sot me votën e këtij Kuvendi fillon investimi dhe përfundon rruga turistike e Valbonës, Kukës-Krumë-Has e mbetur rrugëve, rruga Lushnje-Berat, Plepa-Rrogozhinë, Korçë-Ersekë, 51 projekte që hyjnë në fazën e tyre përfundimtare. Ka edhe 100 projekte të tjera të çelura si kantiere vetëm për TV marrin në financim të ri pa mundur të përfundojnë brenda këtij viti”, tha ai më tej.
Nga ana tjetër, shtoi Kryeministri, “janë 4.3 miliardë lekë ose 43 milionë dollarë që pas këtij rishikimi vendosen në dispozicion të të gjithë pjesës në vështirësi të shoqërisë, të gjithë personave invalidë, paraplegjikë, në vështirësi ekonomike që ky shtet iu rikthen përfundimisht borxhet e akumulara në vite.
Këto borxhe që u bënë litar në fytin e më të dobtëve sepse qeveria e mëparshme i devijonte paratë që u takonin atyre për të financuar daullen e propagandes, sot shlyhen përfundimisht dhe vendosemi në pozicionin fillestar të vështrimit nga e ardhmja pa pasur borxhin ndaj shtresave në nevojë”.
Së treti, vijoi Kryeministri Rama, “janë 15.2 miliardë lekë ose 152 milionë dollarë që shkojnë drejtpërdrejt në investime kryesisht të mbetura rrugëve për të vazhduar mbushjen e gjithë atyre gropave që u krijuan nga politika e shiritave elektoralë dhe e çeljes së investimeve pa pasur para dhe duke akumuluar borxhet ndaj kompanive duke bërë që rrugët të mbeten rrugëve, kompanitë të mbeten rrugëve dhe i gjithë vendi ynë të hyjë në një rrëmujë të pashoqe”.
“Sot me votën e këtij Kuvendi fillon fiancimi dhe shkon në përfundim rruga turistike e Valbonës, e mbetur rrugëve. Rruga Kukës-Krumë-Has. Rruga Lushnje-Berat, që është aks strategjik për zhvillimin e një zone të tërë bujqësore e turistike. Vazhdojmë me rrugën e famshme Plepa-Rrogozhinë, me rrugën Korçë-Ersekë dhe me radhë 51 projekte që hyjnë në fazën e tyre përfundimtare, ndërkohë që 100 projekte të tjera në gjithë Shqipërinë të pashpresa, të çelura vetëm për televizor, marrin financim të ri pa mundur të përfundojnë brenda këtij viti”, tha Kryeministri Rama.
Sipas kreut të qeverisë, “ajo që sjell ky akt, vijon me infrasrukurën shëndetësore që është në pikë të hallit dhe pas shumë vitesh investohet shumë seriozisht për të pasur një shërbim më të denjë të urgjencës. Investohet për helkopterin e ndihmës së shpejtë, por edhe për rreth 20 autoambulanca të tjera që do ta shtrijnë shërbimin shëndetësor përtej qendrave. Si edhe dy pajisjet e domosdoshme të dializës, një për zonën veriore, një për zonën më poshtë”.
Kryeministri Rama gjithashtu shtoi se do të ketë investime edhe për infrasrukturën arsimore.
“U zotuam për futjen e tabletave dixhitale. Shumëkush na përqeshi, por sot votojmë financimin e parë të rëndësishëm për të kaluar nga librat në tabletat dixhitale, por më e rëndësishme për të kaluar nga një sistem pabarazie, ku shumë familje e kanë të pamundur të fianancojnë për librat, në një sistem ku çdo fëmijë brenda këtij mandati do të ketë tabletë dixhitale dhe ky mësim do të bëjë që standardet të jenë të njëjta nga Tirana në çdo periferi të vendit”, tha Kreu i qeverisë duke u shprehur se, është arritur marrëveshja me Google, ku do të shtrihet e gjithë teknologjia e mësimit.
“Tjetër prurje e këtij akti normativ është ajo që vjen për infrastrukturën e rendit, e cila nga pikpamja e mjeteve policore është në një derexhe siç nuk ka qenë ndonjëherë. Fondi që hyn në Ministrinë e Brendshme nuk zgjidh të gjithë problemet, por jep përmirësim të ndjeshëm. Ka shumë vite që Shqipëria nuk e ka ripërtërirë fotograimin dixhital të territorit duke e bërë të vështirë kontrollin në tërësi të territrit, qoftë procesin e legalizimeve, qoftë procesin e kthimit të pronave. Na jep mundësi për identifikmin e informacionit gjeo-hapësinor dhe të gjithë informacioneve nga nëntoka deri çfarë ka mbi tokë dhe na ndihmon në procesin e administrimit të zones”, tha Rama.
Akti normativ, theksoi Kryeministri, “na jep mundësi që të bëjmë dy hapa të rëndësishëm edhe në funksion të promovimit të mëtejshëm të mirëqenies së komuniteteve fetare dhe në funksion të mbështetjes që qeveria ka për t’i dhënë komunitetit mysliman për Xhaminë e re dhe për komunitetin bektashi për përmbylljen e Teqes së madhe. Komuniteti bektashi, pas shumë vitesh përpjekje për ta ndërtuar me kontribute të veta, do të ketë mundësi ta ketë Teqenë. Ndërsa komuniteti mysliman do të mund ta ndërtojë xhaminë pa pasur nevojë të jetë i detyruar ta ndërtojë si pjesë e një pallati dhe supermarketi në qendër të Tiranës. Pra do të kemi një xhami pa pallat, jo një pallat me xhami. Ky është ndryshimi që sjell futja e fondeve për shpronësim për interesin publik”.
Falë këtij akti normative, u shpreh Kryeministri Rama, “është me rëndësi t’i thuhet atyre që thonë se legalizimet nuk janë falas, se nëse legalizmet do të ishin jo falas ne do të na duheshin 1 miliardë lekë ose 10 milionë dollarë, që do t’i merrnim nga legalizimet dhe do t’i vinim në dispozicion të shpërblimit për pronarët, por nuk ka ndodhur kjo”.
Më herët, Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka komentuar aktin normativ të Qeverisë mbi rishikimin e Buxhetit të Shtetit 2014.
“Në Kuvend për rritjen e parë të buxhetit brenda vitit pas pesë vjetësh që buxheti rishikohej vetëm me ulje!”, shkruan Rama në rrjetin social.
Te lumte zoti kryeminister ne gjithcka qe qeveria ka arritur deri me tani.
Bravo dhe suksese te metejshme
INA-ERA QELBESIRE BYTHE NEGJMIJE PO TE VIJE:ANI KUR PERZIN EDHE VRASESIT ENVER EDVIN KRISTAQ RAMA ERA MUIRT PO TE VIE:AS LOPET N UK TE AFROHEN E DERRAT:
Lart e me lart tani, kemi besim ne fjalen dhe kryeminister.
Me ju ne krye te qeverise vendi po permiresohet dita dites, ju lumte per zhvillimet dhe ndryshimet pozitive qe po sillni ne vend.
Pune te pune ?
E perkrah qeverine Rama por ama…..
Keto komentuesit me lart vetem kur te na thojne …….
Te na rroje sa malet i madhe Edi Rama.
Lart e me lart zerin shqipes ja ngrite o Enver….
Cjane keto komente enveriste aman se dilni fare hapur se jeni te paguar per te bre keto komente.
Sidoqofte uroj qe keto qe thote Rama te jene te vertetea.
Ramen do ta pergezoj kur te arrije te sjelle drejtesine ne vend dhe te arrestoje kriminelin Berisha.
Ky rishikim i buxhetit po behet sepse nuk keni arritur as planin qe keni bere. Ekonomia eshte ne renie, boll mashtruat popullin. Merrni masa qe mos biem ne humnere!
ha ha ha ha.dje dhoma e tregtise amerikane tha se rama po i rjep me tatime dhe se investitoret e huaj po largohen.ora News.tash rama SI ENVERI DONE ME FLLIQESIRAT RUSE TE PERPAROJ OSE TE JU QI PER SE DYTI DUKE MBJELLE HEROINE E KOKAINE :PO E SHPETON SHTETIN ME TE SEMURE MENDORE SI RAMA;APO ME SIDA SI BALLA OSE KRIMINEL SI NDOKA E PJERIN PIDHI:ME JU PAS LINDE EDHE NJI LOP DO DILSHIT ME MIRE SE BIJE TE NEGJMIJES E ENVERIT APO KRISTAQIT: