Bamir Topi: SHISH më ka përgjuar edhe kur isha President i Republikës

25 Shtator 2014, 10:40Politika TEMA

Pas zërave të fundit se Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, si dhe deputetë të Kuvendit, ish- presidenti Bamir Topi shkon edhe më tej.

I ftuar në A1 Report, Bamir Topi, ndërsa tha me plot gojë se është përgjuar dhe ai vetë në kohën kur ishte President i Republikës, theksoi se SHISH ka përgjuar dhe trupin diplomatik në Shqipëri.

Për Bamir Topin kjo situatë nuk zgjidhet duke larguar kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika, por ai duhet të dalë para drejtësisë.

“Unë jam përgjuar dhe kur kam qenë President Republike. Kjo është çështje e disa njerëzve që vinë nga regjimi komunist, të sëmurë psiqikisht.

Këtë e bëjnë për bashkëpunëtorët e tyre.

Edhe unë kam dëgjuar në lidhje me këtë çështjen e përgjimeve dhe të asaj aparature që është përdorur.

Kjo është një aventurë do t’iu kushtojë shumë rëndë këtyre njerëzve që kanë bërë të tilla gjëra.

Këtu përgjohesh në detyrë, e detyrë si President i Republikës, përgjohesh nga njësitë e paligjshme, nuk besoj se ka krim më të rëndë.

Disa prej tyre që aludohet se janë përfshirë në këtë skemë sot janë në politikë.

Ata që janë të papërlyer, sot duhet të diskutojnë për këtë çështje, sepse jemi një vend i NATO-s.

Kanë dalë fjalë se janë përgjuar dhe ambasadorët.

Ai që ka shkelur ligjin duhet të dalë para drejtësisë.

Kjo është një tradhëti kombëtare, të merresh me spiunime dhe kur nuk dihet as për kë. Këtu kanë ndodhur dhe histori të tjerë, që kanë lidhje me çështje ekonomie dhe për sigurinë kombëtare”, deklaroi Topi në studion e A1 Report.

35 komente në “Bamir Topi: SHISH më ka përgjuar edhe kur isha President i Republikës”

  1. wer says:

    Me brockullat qe ke thene ti Bamir… vetem sa ke zene se koti hapesire ne Hard Disk.

    1. Berisha says:

      Ti je nje budalla qe shok ke vehten tende.

      1. Pilo Lala says:

        Per hir te vertetes Bamir Topi i ka bere dem Shqiperise , sa Sali Berisha dhe Nano.
        Paaftesia e tij dhe perulja ishte parimi i tij.
        Bamir Topi eshte nje nivel me Fullanin.
        Edi Rama me mire do pranonte te kishte Eduard Selamin si opozite, se Bamir Topin, nje servil i lindur.

        1. Albo4life says:

          Ca je tu thone. Si qeka isoj me Fullanin. Ca prisnit ju prej Topit te bente mrekulline kur Berisha ishte ne pushtet? Ai e provoi dhe i doli kundra jo si ky sot. Kur nuk ke kompetenca ske cfare ben se nuk te degjojne atje. I kemi pare sa egoiste jane politikanet tane. Kapen me grushta ne parlament. E pame dje se si jane dhe keta sot, boks falas kur nuk e ka mendjen kundershtari edhe as nuk e hudh dot ne toke aq te forte jane. Zoti Topi e ka ruajtur fjalorin gjate gjithe kohes edhe ka bere te pamunduren te mos mbaje ane e te thote te verteten. Nuk ka faj ai per gabimet e te tjereve.

    2. Sokrati says:

      Ketu keni disa te dhena qe tregojne sakte disa periudha dhe kur lexova ish Presidentin mendova qe ky nuk eshte ne terezi.
      24 korrik 2007-24 korrik 2012 periudha qe Bamir Topi ka qen President.
      Gusht 2012 e ne vazhdim Visho Ajazi drejtor i SHISH.
      Mars 2005-gusht 2012 Bahri Shaqiri ka qen drejtor i SHISH.

      pra Bamiri eshte pergjuar nga SHISH nen komanden e Bahri Shaqirit dhe pergjimet jane percjellur ke Edi Rama qe me materialin e mbledhur per te ja ka futur dy kembet ne nje kepuce.

      1. Babai i vertete i Dardanit says:

        Bamiri eshte mashtrues ordiner. Ke te drejte per cka thua.

  2. rita says:

    Për llogari të kujt bëhen këto përgjime…?????????!!!!!!!! (përgjigja nuk është aq e thjeshtë)

    1. Alfred says:

      Me falni a e di ky loqja qe kur ka qene president republike shef i shish ka qene Bahri Shaqiri ? Pikerisht personi qe Berisha kerkonte ta hiqte dhe ky e mbronte ?

      1. tarrasi says:

        o shoku .Bamiri e ka per SHIU-n te ushtrise jo per shishin. Po gazetari aludon gabim per shishin. sepse aparatura qe flet Bamiri eshte ajo qe bleu Imami per SHIU-n.

  3. veterani says:

    Duhet nje hetim igjere dhe i thelle per pergjimet,te dhenat qe jane marre ku kane shkuare kush e ka dhene urdhrin per pergjim dhe kush ka qene qellimi si eshte zbatuar ligjshmeria per kto raste ne te kundert personat pergjegjes te pergjigjen para ligjit.

  4. Bamkë Qyllollari says:

    Po çprisje ti more horr bulevardi se sdo dilnin në shesh orgjitë që bëje te vila e biznesmenit Kliti Nano?!
    Këllirë e degjeneruar,pse sfole kur ishe në pushtet apo kishe frikë se ti publikonin?!

  5. Skela says:

    Nuk e kuptoj se c’pret Edi Rama pas kesaj akuze..

    Eshte pergjuar kryetari i shtetit nga struktura “jashte shteterore”!!!!
    Jemi pushtuuuuaaaaar nga njerez qe nuk i zgjedhim o pooopuuull!!!!!!!

    Turp turp me menyren se si po e kalojne kete lajm gazetat..Me kete akuze duhet te shpallet gjendja e jashtezakonshme.. dhe te pezullohet urgjentisht cdo strukture e sherbimit te fshehte ..

    Njerez qe i bejne keto pune mund te bejne cdo gje.. dmth asnje zyrtar i larte nuk eshte i sigurt fizikisht.. dmth nuk mund te mbrohen interesat kombetare.. Prokurori, presidenti, kryeministri nuk ndihen te sigurt ne detyre. Shteti ka rene.

    1. ------ says:

      Te rente pika spiune e rendomte…ti je nje nga ato koke medhate me hunde kerrute qe ke pergjuar njerez ne menyre te paligjshme, sepse e deshe PS te paster nga “armiqte e popullit” dhe e quaje parimore.
      Ti je nje mortje qe ecen mbi trotuare

  6. Uji i ftohte says:

    Edhe veterineret jane pergjuar?

    1. Pilo Lala says:

      Bamiri nuk eshte as veteriner. Eshte zooteknik.
      Ndersa ne resume kur ishte President, e kishte shkruar Mikrobiolog.
      Imagjino cfare naivi dhe mburracak eshte ky.
      Ky e vulosi deshtimin me Ligjin e Lustracionit te Berishes.
      Po te mos ishte Amerika, Saliu mori cdo gje me nje firme te Bamir Topit.

  7. Uji i ftohte says:

    Edhe veterineret jane pergjuar?

  8. adrian says:

    Mos e nxirrni me kete legen ne gazete

  9. al says:

    Bamir te pakten mos u anko ,se per kryetarin e shishit ke firmos ti qe ai u ul ne ate post.Shishi ka nje kuader ligjor qe vepron dhe ne raztet kur ai del jasht ketij kuadri pergjigjet sipas ligjieve.

  10. Ajaxs says:

    Te gkithe politikanet jane horra ;Mire bejne qe i pergjojne se bisedat e tyre jane vetem per para per te marre tendera. Por shtrohet nje pyetje per llogari te kujt jane pergjuar?

  11. kokepalari rama. says:

    shko bamire se negjmija,rama e ina rama e kane bere ne brek-shko lepiju bythen se bamut si ti kush nujk e ka bere.

  12. lefteri says:

    Sherbimi informativ kshu punon ne cdo vend…mbledh informacione ne menyre sekrete…cna beni si te indijuarit e shekullit !

  13. emer says:

    Edhe cfare pastaj?

  14. Demir says:

    O Bamir Topja. Ne kete moment qe PD eshte deskritituar e djathta duhej te reformohej dhe partia juaj te merte revanshin, ti po fle gjume. Ti je nje cope mish peshku e nxjere nga frigoriferi. Ti je nje kot se koti qe as mbush dhe as zbras. Ti vetem ngre vetullat dhe hiqesh sikur do thuash ndonje gje te madhe po ne fund leshon nje pordhe me rigon.

  15. Artur says:

    Bamirin e pergjonte miku i tij Bahri Shaqiri per te marre vesh ku do e hante taven e Tirones e pastaj te takoheshin aty per te pire edhe nje kafe. Edhe presidentin Moisiu e pergjonte Bahriu per te marre vesh sa byreke ne dite hante.

  16. haki says:

    Po mir more horr i horrave .harrove zotrote se SI u zgjodhe President Me vota te blera apo harrove Mire ta kane bere nqs te kan pergjuar sepse si erdhe ti ne maje te pushtetit per 5 leke e shinje fatet e atdhet nqs do te te ipej mundesija kE SURRAT E DEL DHE NEPER TV APO INTERVISTA SHQIPERINE E GJETE LESH E BERE LESH E LE LESH dhE TANI CKERKON VALLE ME NE POLITIKE KUR I PROVOVE TE GJITHE SHKALLET APO ISH SPIUNAT E SIGURIMIT VAZHDOJEN TE MILITOJNE NE POLITIKE

  17. USA says:

    Nje sqarim te vogel kety per pergjigmet.Sherbimi informativ dhe mund te pergjoje sherbimet diplomatike te huaja kjo eshte nje gje normale qe ndodh ne te gjitha vended.Kete gje e dine te gjithe ambasadad nuk eshte ndonje gje e re,por nqs keto behen poblike kjo do i detyroje keto ambasada te reagojne. Mos kujtoni se sherbimet tona diplomatike ne bote nuk pergjohen,te mos harrojme se ne Shqiperi si kudo tjeter ne bote disa sherbime Diplomatike kryejne pergjime per interes te tyre. Sa per pergjimin e Presidentit te Republikes,Kryeministrit apo K.te Parlamentit kjo eshte dicka shume e rende dhe shume e rrezikshme per Sigurine Kombetare.Meqenese K.sherbimit informativ eshte vartesi direkt i ketyre dy te pareve lind pyetja :Kujt i kalon ky informacion,kujt i sherbejne keto njerez?Nqs kjo vertetohet si e vertete atehere keto persona duhet te arrestohen dhe te pergjigjen para ligjit.Nuk mjafton vetem largimi nga detyra ,ky veprim do ish nje nder qe ju behet se kjo praktike eshte perdorur deri tani ,kryej nje krim dhe mjaftohesh me nje largim nga detyra,jo duhet te pergjigjen deri ne fund dhe ne asnje menyre te mos u lejohet largimi nga territori i Republikes se Shqiperise ky eshte nje rregull i thjeshte qe duhet te zbatohet pa asnje hezitim.Sherbimi Informativ eshte shtylla e shtetit prandaj duhet te perdoret vetem per interesat kombetare. Nje sygjerim: punonjsit qe zgjidhen per te punuar ketu duhet ti nenshtrohen nje investigimi te gjere para se te punesohen ne kete institucion.Dime qe kjo strukture ekziston ne sherbim por a e mbyllin nje sy keto njerez kur bejne investigim vetem se kjo mund tu jete kerkuar nga ndonje epror ? Nuk do ish problem se cfare bindje politike do kish ky apo kjo se deri tani vetm ky element eshte shikuar ,rendesi ka backgroundi i ketyre njerezve. keto duhet te shikohen deri ne lidhjet me te largeta dhe sado qe te jete nje dyshim i vogel(i vertetuar) nuk duhet te lejohen te punojne.Dikush mund te mendoje se kete e bente vetem regjimi vjeter por kjo nuk eshte aspak e vetrete sepse dhe shume vende perendimore para se te punesojne njerez ne keto struktura bacgroundi i tyre shikohet me shume hollesi. Kjo do ishte me shume e rendesishme sidomos per kupolen e drejtimit te Sherbimit sepse po te shikosh ato jane njerzit qe kane mundesine ta rrjedhin informacionin dhe te kryejne dhe veprime te paligjshme ,ta perdorin kete informacion dhe per interesa personale ,e perdorin deri aty qe te kete p.sh efekte negative ne konkurencen e bisneseve.Nje inspektor i bazes pothuajse do e kish te paumndur te rridhte informacionin sidomos pas momentit qe ky informacion ka hyre ne kanalet ligjore te Sherbimit sepse vetem atehere ky informacion do kishte vleren dhe do behej i rendesishem.( kete do e kuptonin me mire ato qe kane punuar dhe vazhdojne te punojne ne keto lloj sherbimesh).Nje problem tjeter qe do ja sygjeroja qeverise dhe parlamentit Shqiptar do ish dhe trajtimi monetar i punonjesve te sherbimit.Pagat qe marrin keto punonjes pothuajse jane te pamjaftueshme qe keto punonjes te bejne nje jete normale.Kjo eshte e papranueshme. Kjo duhet te ndryshoje atehere kur sherbimi te jete pastruar nga te paaftet dhe ndonje te korruptuar megjithese Sherbimi Informativ eshte nje nga institucionet e vetme qe mund te them qe funksionon me mire se cdo institucion tjeter dhe me pak i korruptuari ku tani per tani eshte nje nga me te miret ne rajonin tone.Une mendoj qe qeveria dhe parlamenti duhet te vazhdojne kete investigim me kujdes deri ne fund sepse do ish e papranueshme qe informacioni i klasifikuar apo cdo lloj informacioni tjeter te perdoret jashte korrnizes ligjre apo me e keqja tju kaloje apo te perdoret per interesa te vendeve te tjera sidomos te atyre qe jane armiqesore ndaj Shqiperise dhe interesave Kombetare te Shqiptareve.Jam pak skeptik por shpresoj qe do kete nje investigim te gjere sepse sic e dime politika jone nuk eshte aq e paster sa ta beje kete ,por shpresoj qe te kete pak nga ato politikane dhe deputete qe te kene sadopak ndjenja kombetare dhe te mos shiten per nje kacidhe dhe te mos tremben nga shantazhet qe mund tju behen.Sa per komentin reeth zotit Topi ky duhej te ishte me aktiv atehere kur ligji e ngarkonte me kete detyre. Nqs ai ka ditur qe dicka e tille ka ndodhur kur ky ka qene Presidenti i Republikes ai me veprimet apo me mos veprimet ka lejuar qe te shkelet ligji dhe kjo e fajeson dhe ate pamvaresisht qe ky pretendon se eshte kryer kunder tij.Ai nuk duhet te kish menduar se po kryhet kundra tij si person por duhej te kish mbrojtur institucionin e Presidentit qe eshte nje institucion Kushtetues.

  18. nardone says:

    e kujt i plasi se te kane pergju ty,ti ishe nje president koti qe beje si thoshte sala,ik e ha ndonje tas ferges se te bon mire.

  19. leo says:

    Boll mor legena se jeni ber si ato bushtrat e rrugeve.ky ishte presidenti me i mire i shqiptareve nuk arriti as Saliu ta poshtronte .Po Ju i doni si Ilir Meta me shoke pse nuk flisni me per tè,apo eshtè ber i mire tashi qe eshtè me Edin .

  20. shpetimi says:

    Qe te jesh Kryetar Shteti, duhet te besh dicka te mire per vendin qe nuk do harrohet nga disa breza.

    Une nuk di ne se Presidentet e Shqiperise kane bere dicka te tille.

    Por uroj qe te pakten te mos kene bere ndonje gje te ulet ne dem te vendit te tyre.

  21. Persekutimi komunist says:

    Jashte pergjimit ka qene Berisha,planin e punes per pergjimet e ka diktuar ai.
    V.Ajazi eshte i besuari i Berishes,per realizimin e platformes se tij,ka punesuar shiksit e 97-s.
    Kallzim penal,per shkelejet ligjore,ku te perfshihen dhe pergjimet e qytetarve te pafajshem , qe i ka denuar me varje e pushkatim,por ju ka pergjuar te afermit,nga frika e hakmarrjes !

  22. Iris says:

    Bamiri eshte i vetmi president me integritet qe eshte vleresuar dhe nga nderkombtaret dhe un e majte jam por e pelqej sesi ai ben politike.

  23. Mentari says:

    Pergjimi juaj ishte per shperdorim te financave te shtetit shqiptar dhe per Imoralitet duke abuzuar me detyren e presidentit.Nuk te kan pergjuar per Tradheti se ti nuk je “Esat Toptani” apo per inteligjence te larte.

  24. kuq e zi says:

    Nuk eshte faji bamirit.jarit apo te tjereve gjersa presidenti zgjidhet nga kuvendi e jo nga populli ai do jete nje dordolec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje