Shpërndahen 1 mijë certifikata pronësie për legalizimet/Rama: Ka përfunduar koha e abuzivizmit

24 Shtator 2014, 18:05Politika TEMA

Epoka e legalizmeve abuzive ka përfunduar. Premtimi është dhënë nga kryeministrti i vendit Edi Rama, gjatë fjalës tij në një takim në Durrës ku u shpërndanë dokumetet e legalizimeve për 1 mijë familje.

Rama theksoi se procesi i dhënies dokumenteve mbi pronësin e nuk bëhet në kohë zgjedhjesh, por është një proces që do vijoje dhe nga i cili do përfitojnë mijëra familje shqiptare.

“Ne sot legalizojmë dhe kthejmë në pronë mundin e 1000 familjeve”, është shprehur Kryeministri Rama duke theksuar se, procesi është ende i hapur. Vijmë në vazhdimin e një procesi te hapur. Nuk e lamë kur të vijë fushata”, iu drejtua Kryeministri Rama banorëve, teksa theksoi se, “legalizimet vazhdojnë në mënyrë intensive”.

Rama nuk kurseu kritikat karshi qeverisë së djathtë lidhur me procesin e legalizimeve, teksa shtoi se në shumë qytete jane legalizuar objekte që janë në kundërshtim me projektet urbanistike.

“Qeveria e kaluar bëri vetëm 2407 legalizime në 8 vjet, ndërsa ne sot legalizojmë dhe kthejmë në pronë mundin e 1000 familjeve”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama u ndal edhe te rishikimi i buxheti për të cilin theskoi se neser do te kalojë në parlament dhe per herë të pare do jete me rritje.

Kryeministri në këtë takim shoqërohej nga ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni. 

4 komente në “Shpërndahen 1 mijë certifikata pronësie për legalizimet/Rama: Ka përfunduar koha e abuzivizmit”

  1. gjini says:

    Kjo eshte e vertet kam 5 vjet qe kam paguar lloj lloj sekseri e kur vjen puna tani i mora tamam, ne babrru e kam un.

    1. roni says:

      Aman se ca eshte bere me ato legalizimet nje zot i madh e di lloj lloj robi duke bo lek me njerzit e shkret. Shyyr qe u sistemu njehere se ishte me te vertet problem. Bravo dhe ky nje premtim i mbajtur.

      1. hernia says:

        Po shyqyr mo se na plasen dhe kto, aman zgjidhja hallet dhe ktyre se na kane cmendur kane 20 vjet legalizimet legalizimet, ja tani tpushojn dhe kto e te biem rehat.

        1. juxhini says:

          E moj hernie se se ke provuar ti si te pasonin ne kohe te sales, nga 500 mij lek secili te shkonte aplikimi nja 5 milion lek, se ato shpia me zorr jane bere me djers e te shemben nuk ka kuptim. Gjthss bravo qeverise rama per punen qe po ben

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje