Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve për ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar për verifikimin e të dhënave, fakteve dhe rrethanave në lidhje me akuzën e 39 ligjvënësve të mazhorancës për shkeljet ligjore nga dy anëtarët e KLD-së Lulzim Lelçaj dhe Elvis Çefa, Kuvendi do të ndjekë një procedurë normale në lidhje me shkarkimin e tyre.
Neni 114 i rregullores së Kuvendit, në të cilin parashikohet shkarkimi i anëtarëve të organeve kushtetuese, përcakton se Komisioni i Ligjeve, brenda 15 ditëve i paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen e një komisioni hetimor.
Në rast se personi, për të cilin kërkohet shkarkimi, dëshiron të shprehet në komision, ky i fundit është i detyruar ta dëgjojë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve.
Sipas nenit 114, pika 2, Kuvendi zhvillon debat në seancë plenare jo më vonë se 7 ditë nga data e paraqitjes së raportit të komisionit të Ligjeve dhe në përputhje me kohën e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve. Në rast se Kuvendi rrëzon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e paraqitur nga ky komision, procedura për shkarkimin e anëtarit të organit kushtetues ndërpritet.
Në rast se Kuvendi pranon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e komisionit, ngre brenda 2 ditëve një komision hetimor për këtë çështje. Komisioni hetimor është i detyruar të thërrasë dhe të dëgjojë mendimin e anëtarit të organit kushtetues, për të cilin kërkohet shkarkimi në lidhje me propozimin e paraqitur.
Në përfundim të hetimit parlamentar, Komisioni duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë ose nuk ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e anëtarit të organit kushtetues.
Pika 3 e nenit 114 të rregullores parashikon që Kuvendi shqyrton me debat dhe voton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.
Kërkesa e 39 deputetëve të mazhorancës, e paraqitur dje në komisionin e Ligjeve, argumenton se dy anëtarët e KLD-së, Çefa dhe Lelçaj, me veprimet dhe mosveprimet e tyre në 10 raste kanë shkelur rëndë ligjin. Dy anëtarët e KLD-së, të pranishëm në komision, u shprehën të gatshëm të përballen me hetimin parlamentar, ndërsa i konsideruan antikushtetuese argumentat e maxhorancës për shkarkimin e tyre nga detyra.
Mos e vononi shume shkarkimin e te dyve Kete pret populli nga ju.Reforme ne drejtesi.
Kuvendi duhet te shkarkoje gjithe zagaret e saliut perfshire edhe presidentin qe i sherben vetem saliut,sepse asnje shqipetar tjeter nuk do te dij per mustaqet e atij servili pa pike autoriteti e vlere.Ai eshte bere bashkpunetor i ngusht i te korruptuarve ne organet e larta te drejtesise.Lirojeni sistemin e drejtesise nga keta palaco,nga keta kriminele qe abuzojne me ligjet,qeroini keto ferra qe po behen pengese per integrimin e vendit tone ne EU.Por kjo nuk do te thote qe mazhoranca e sotme te vendos ata qe mbrojten kryetekoruptuarin Ilir Meta & Co.Ne si popull duam te vendosen ne postet drejtuese te gjyqesorit dhe prokurorise njerez me inegritet moral,te paperlyer ne pislleqet tuaja si politikane.me nje fjale duam te jepet drejtesi reale,jo selektive sic bejne keto qelbesira e plehra te kombit,ish gjyqtar e prokurore te nxjerre nga shkollat e diktatures.