Fatos Hoxha: Duhet ta shpëtojmë PD-në nga kthetrat e pengmarrësve

24 Shtator 2014, 09:27Politika TEMA

Fatos Hoxha, ish- deputeti i PD-së, aktualisht anëtar i Këshillit të saj Kombëtar, apelon për ndarje përfundimtare nga të korruptuarit, trashëgimia e keqe dhe ata që i cilëson si pengmarrësit e piratët e PD-së.

“Pengmarrësit janë të gjithë ata që po e pengojnë PD-në të funksionojë sipas rregullave, ata që nuk duan forumet, ata që përbuzin statutin, ata që nuk e lënë partinë të lëvizë e kryetarin të drejtojë,” shpjegon ai.

Hoxha hedh teza të forta se si mund të shkohet drejt kësaj, ndërsa akuzon një grup njerëzish në këtë parti, të cilët e duan PD-në sipas tij të marrë peng, të vogël, të rrudhur, të pafuqi e të mjerë.

“Piratët nuk kanë lidhje me PD-në, por çuditërisht kanë marrë në dorë timonin e partisë, po na përcaktojnë rrugën që duhet të ndjekim, po na caktojnë politikat, po na përfaqësojnë publikisht”, shprehet ai.

Ai njeh potencialin e figurës së kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha, dhe vendosjen e saj në shërbim të PD-së, ndërkohë që shprehet se Kongresi i PD-së është anti- statutor.

“Ata janë ‘pengmarrës’ dhe ‘piratë’. Kongresi nuk mund të jetë bashkimi, por duhet të jetë ndarja; ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit, kultura e pandëshkueshmërisë, nga penetrimi i krimit në politikë dhe kapja e shtetit”, shprehet Hoxha për GSH.

18 komente në “Fatos Hoxha: Duhet ta shpëtojmë PD-në nga kthetrat e pengmarrësve”

  1. andromeda says:

    Shumë të drejtë ka Fatosi. PD duhet riformatuar pa plehrat që orbitojnë rrotull Berishës. Kjo është ajo ç’ka presin demokratët e vërtetë dhe të gjithë shqiptarët. Kështu që prejani kokën kuçedrës dhe të gjitha ujdisen më pas.

    1. Alfred says:

      O fatos ke qene 8 vjet deputet i asaj trashegimie kunder se ciles sot vjell vrer dhe ne 8 vjet nuk e ke hapur nje here gojen. Bej njehere nje autokritike se si i serviloseshe e lepiheshe familjes qe te fuste ne lista si deputet ne 2009. Me cfare morali flet sot ? Me ate te humbesit qe nuk u zgjodh askund se nuk i shkon pas askush ? Pikerisht ti je njeri prej atyre qe duhen larguar.

  2. ed snobisti says:

    kujdes more djale lidh rripin

  3. artani says:

    Fataos ishe dhe fatos ngelesh edhe ne politike. karriera me e madhe qe ke bere jeten tuaj eshte nje oficer ushtrie dhe kaq. konstatimi juaj eshte i drejte qe eshte shume i lehte per tu kuptuar dhe si i tille po konstatohet edhe nga fatoset e tjere te shkolles 8 vjecare. te tjeret duhet te flasin dhe jo ti. Mjafton te shkosh dhe te pyesesh se cfare respekti ka kukesi per ty dhe e shikoh se cfare mmmmmmm je ti.me njerez te tille si puna juaj partise demokratike i ben shume dem. shko shiko ata bisneset qe ke ngritur me ate kryetarin e bashkise kukes hasan halili, te cilin e dergove tek lsi- ja dhe vete je ne rruge per te shkuar atje dhe del dhe na flet ore i korruptuar/ i pa afte/ dhe i degjeneruar.
    Respekte tema

  4. Ruzhdi says:

    PD ne qoftse perçahet 20 Vitet e ardhshme Edi rama Kryminister dot mbetet ta keni ket parasysh ju lutem nuk guxoni te gaboni asnje her te vetmen se nuk Falet gabimi.Interesat personale nuk vijn ne konsiderim te PD siç ka qen deri me tash.

  5. ela says:

    ky ka fillu te flase qe ti kushtojne pak rendesi se sia kane vare fare nderkohe qe kolegu i tij Noka vahon te ngrihet http://bit.do/pd-ne-nga-kthetrat-e-pengmarresve

  6. oldman says:

    @Fatos H.

    Per cilin kryetar e ke fjalen qe duhet te vihet ne krye te PD?
    Per Lulin e Sales?!

    PD e sotme nuk ka asnje lidhje me idealet e vitit 90. Ata qe e krijuan PD (kasta qe e trashegon edhe sot dhe jo idealistet qe ju bashkangjiten, te cilet nuk u ka mbetur as nami dhe as nishani) reklamuan ne menyre fiktive idealet qe perqafoi populli i cili i dha votat ne 91 dhe 92. Me pas ata qe e drejtuan, ndoqen strategjine qe kishin parashikuar se bashku:
    1. Shkatrrimin e identitetit kombetar dhe percarjen kombetare.
    2. Vjedhjen masive te pasurise se perbashket dhe te ish pronareve.
    3. Trashegimin e pushtetit.

    PD-ja sot sikurse dhe partite e tjera jane bunkerizuar dhe privatizuar nga ata qe i kane marre peng. Ato i sherbejne vetem klaneve perkatese dhe nuk i lidh asgje me interesat e popullit. Nga Luli mos shpresoni o ju demokratet qe mund te keni mbetur. Ne jemi aq pak sa qe nuk kemi mundesi te ndryshojme gje.

    E keqja me e madhe eshte se klanet perkatese jane te lidhur (ne prapaskene) me interesat e tyre dhe nga brenda nuk duket asnje shans per te ndryshuar situaten. E vetmja shprese per popullin mbetet nje nderhyrje e jashtme.

  7. kimi says:

    Nuk ka faj ky, po ata që ia botojnë.Gjithmonë ka të pakënaqur.

  8. Berisha says:

    Asnje nga ju qe jeni aty s’ka kellqe ta beje kete.
    Sokol Olldashi qe ishte i zoti,s’eshte me.E hoqi qafe Saliu.

  9. LORA says:

    Kur kete apel e ben fatos hoxha,qe eshte personalisht pjese e trashegimise me te keqe te PD-se,,,,,vajmedet.
    Qe nga vrasja e kater djemve ne Shkoder,me 2 prill 1991,PD eshte dhe mbatet korporate banditesh dhe puthadoresh.

  10. feriz says:

    Kuksi po clirohet cdo dite nga kthetrat e tua dhe te sojit te kuq. Komunist i poshter, imoral, ordiner, batakci ne te gjith aspektet je. E merr vesh ne zgjedhjet lokale sa te vlen lekura ty e hoxhallarve qe i ke cu me Lsi. Se kush e ka pas peng Pd ne kukes krejt e din se ti na ke lodh tu fol se Sali Berisha ne kukes jam une Fatos pionjeri.Edhe ni pyetje pse nuk vjen ne kukes mor fatos.

  11. Genci says:

    E lexova shkrimin e plote, dhe me plote gojen e them mbeshtetje me te madhe dhe te forte Lul Basha nuk ka per te gjete. Komentuesiy le ta lexojne te plote dhe te shkruajne me ndershmeri. Sa per lidhje me HAsan Halilin nuk e besoj gjalle ne bote, pasi me kane thene kur jam interesu qe i ka thene ik pirdhu me kohe , kur hasani donte te fitonte tenderat ne kurriz te tij. Te pakten keshtu me kane thene. Mendoj jane fjale zemre ato te Fatosit

  12. "Pencilina" says:

    Te lumte pushka Fatos!
    Kongresi i PD, duhet te jete ndarja perfundimtare nga te koruptuarit e te pa aftet, qe kane zene drejtimin e PD.
    Te ndahen njehere e mire nga ata qe e dine se te jesh me PD-ne, duhet te rrish gjithe diten ne oborrin e SHQUPI-t, duke pire kafe e raki e duke bere thashetheme.

  13. alieni- says:

    ja nji lavire bulevardi qe i del ne ndihme qelbsirave ramo meta ngjala.

  14. iirjan says:

    Shume te drejte ka Fatosi.pirateria ka mare peng PD dhe po e con ate drejt gremines.Po nuk u hoq Saliu pd e mori fundi dhe nuk do te egzistoje me si force e dyte kryesore e politikes.Ruaj veten dhe mos udheto vetem me makine se??????

  15. Me duket se ky e ka fjalen per veten e tij qe kur ishte deputet e kishte marre peng PD ne Kukes dhe kur Fatos Pioneri u zgjodh deputet per here te pare ne 2005,i vellai i tij po ate dite ka nxjerr nga shtepia foton e zmadhuar te Enver Hoxhes qe e mbante ne mur dhe kete e kam pare me syte mi dhe disa tjere.Prandaj mos fol kot Pionier i kuq

  16. Plaku i PD says:

    Ne se PD desheron te mbijetoje mjafton te zhvilloje kongresin e saj ku delegatet te kene perpara nje kafaz hekuri me Sali Berishen brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje