Shkarkimi i Cefës nga KLD/ Ligjet i propozojnë Kuvendit ngritjen e Komisionit Hetimor

23 Shtator 2014, 19:23Politika TEMA

Dy anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj kanë shprehur dakordësinë e tyre në lidhje me ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar, duke e cilësuar këtë sit ë vetmen rrugë për zbardhjen e akuzave të ngritura në kërkesën e 39 deputetëve të mazhorancës që kërkojnë largimin e tyre nga KLD.

Komisioni Hetimor do ti propozohet Kuvendit nga Komisioni parlamentar i Ligjeve bazuar në kërkesën e 39 ligjvënësve që kërkojnë shkarkimin e dy anëtarëve nga KLD. Sipas Ligjeve, hetimi parlamentar do të kryhet nga 9 deputetë nga të cilët 5 do t’i ketë mazhoranca dhe 4 opozita.

Çefa dhe Lelçaj u paraqitën në Komisionin parlamentar të Ligjeve për të dhënë sqarimet e tyre në një seancë dëgjimore, pas paraqitjes së kërkesës së ligjvënësve të majtë për largimin e dy anëtarëve nga KLD.

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa tha se kërkesa për shkarkimin e tij, nuk është e papritur, pasi sipas tij është në kushtet e sulmeve ndaj KLD dhe atij personalisht.

 “Së pari kërkesa juaj nuk ishte e papritur, në kushtet e sulmeve në KLD dhe mua personalisht. Reforma dhe ligjet e reja synojnë të heqin personat e padëshiruar. A është shkarkimi antikushtetues i 2 anëtarëve të KLD zgjidhja për sistemin gjyqësor?

Nëse ju kujtoni se unë dhe Lelçaj jemi e keqja e sistemit gjyqësor, atëherë keni të drejte të na largoni.Deputetët kanë analizuar disa vendimmarrje të KLD, të cilësuara si shkelje të ligjit, në kushtet kur KLD e një pushtet tjetër. Si jurist nuk jam dakord dhe e konsideroj antikushtetues të gjithin këte si proces.

Por nga ana tjetër jam dakord për ngritjen e komisionit hetimor, në mënyrë që më në fund të kuptohet se unë dhe Lelçaj nuk jemi kaq kriminelë sa jemi servirur”, tha Çefa.

Anëtari i Komisionit të Ligjeve Spartak Braho ka pyetur Nënkryetarin e KLD nëse mund të ndikojë që pjesë e hetimit parlamentar të jetë edhe PD, por Çefa është përgjigjur se nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e asnjë partie politike.

Ndërsa anëtari i KLD-së Lulzim Lelçaj tha se nuk po ecet me shtetin ligjor, por me shije estetike. Lelçja tha se 1 nga shkeljet për të cilat akuzohet është e falsifikuar, pasi në atë kohë nuk ka qenë pjesë e KLD-së.

Anëtari i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Taulant Balla theksoi se shkeljet e konstatuara nga ana e deputetëve të mazhorancës, i detyrojnë të kërkojnë shkarkimin e Çefës dhe Lelçajt. Duke folur në emër të deputëtevë të mazhorancës, Balla shprehu bindjen se anëtarët e KLD me veprimin apo mosveprimin e tyre kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin.

 “Vijmë këtu për të parashtruar ngritjen e Komisionit Hetimor. Shkeljet e 2 anëtarëve na detyrojnë neve të parashtrojmë këtë kërkesë. Ne jemi të bindur se në ushtrimin e detyrave tyre me veprimin apo mosveprimet e tyre kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin.

 Kërkesa për shkarkim të anëtarve të zgjedhur nga Kuvendi vjen në bazë të 10 pikave me shkeljet, dhe na jep të drejtën të kërkojmë shkarkimin e anëtarëve”, theksoi Balla

Relatori i çështjes, deputeti socialist Ulsi Manja theksoi se Komisioni Hetimor do të ngrihet pas miratimit të raportit në fjalë, si dhe paraqitjes së tij në Kuvend.

 “Eventualisht komisioni hetimor do të ngrihet pas miratimit të raportit, që kjo mbledhje do t’i paraqesë Kuvendit”, tha Manja

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka i cili ka thyer edhe më herët bojkotin parlamentar të opozitës është shprehur kundër kërkesës së deputetëve të mazhorancës. Sipas Ndokës, “kërkesa për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së është selektive dhe se po i mbyllet goja të zgjedhurve nga opozita”.

Ndërkohë, në nisjen e këtij Komisioni, kreu i tij Fatmir Xhafaj, theksoi se ky komision nuk ka funksion hetimor por procedural, ndërsa shtoi se ai është një vendim i Kuvendit që vjen pas propozimit të këtij Komisioni.

 “Dua të qartësoj se Komisioni nuk ka funksion hetimor por funksion procedural, dhe është Kuvendi ai që vendos nëse do ngrihet një Komision Hetimor. Ne thjesht mund të propozojmë.” tha Xhafaj

39 deputetë të mazhorancës kanë propozuar shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj ku në një raport të përgatitur prej tyre janë renditur 10 shkelje, që sipas deputetëve të majtë janë konstatuar në punën e bërë prej anëtarëve të KLD.

Ndër shkeljet e KLD-së, deputetët rendisin dhe mosmarrjen në shqyrtim të kërkesave të ish-kryetares së Gjykatës së Lartë dhe ish-Prokurores së Përgjithshme. Dy anëtarët e KLD-së janë propozuar nga Kuvendi. Elvis Çefa u zgjodh anëtar më 12 prill 2012, ndërsa më 7 gusht 2012 u emërua në postin e nënkryetarit, ndërsa Lulzim Lelçaj u miratua nga parlamenti në postin e anëtarit të KLD-së më 25 prill 2013

Presidenti i Republikës Bujar Nishani e ka cilësuar të paplotë dhe të paqartë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e anëtarëve të KLD-së. Gjatë mbledhjes së KLD Presidenti Nishani sqaroi se është njohur më parë me kërkesën e Kuvendit dhe se sipas tij procesi i shkarkimit të anëtarëve të KLD-së është i paqartë. Ai theksoi se është e paqartë se përse Kuvendi e nisi këtë proces.

Rregullorja e parlamentit në nenin 114 të saj parashikon se për shkarkimin e anëtarëve të institucioneve kushtetuese duhet të ngrihet një komision hetimor nga parlamentit. Sipas kësaj, Komisioni i Ligjeve duhet të përgatis një raport i cili duhet të përmbyllet nëpërmjet një kërkesë për të ngritur një komision hetimor. Kjo kërkesë duhet të shkojë për votim në seancë plenare ku duhet të votohet pro dhe më pas të nis nga puna për të konstatuar shkeljet. Raporti i Komisionit Hetimor duhet të ketë të sanksionuar kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të KLD-së si edhe të renditen shkeljet e gjetura dhe më pas shkon sërish në seancë plenare dhe duhet të votohet sërish pro. Me ligjin e vjetër, vetëm Këshilli i Lartë i Drejtësisë mund të shkarkonte anëtarët e saj dhe jo Kuvendi duke krijuar nj ngurr ligjorë si me çështjen e Bankës së Shqipërisë.

9 komente në “Shkarkimi i Cefës nga KLD/ Ligjet i propozojnë Kuvendit ngritjen e Komisionit Hetimor”

  1. Treviso says:

    Populli po pret me padurim shembjen e keshillit te larte te mafjes.

  2. Sandri says:

    Flamur Kapllani e meriton per nenkryetare I KLD .

    1. kriminel says:

      Cefa
      kujt i plasi kari se po ankohesh ti.
      po ti mor qafpalari tjeter lelca po ty kush te pordhi

  3. Per Elvisin me vjen keq se ceshte e verteta
    eshte dale I mire , ndersa Lul Lelca qe e ka rrashtem si llampe neoni mire ti bahet se nderhyni ne Apel e me prishi qeshtjen .

  4. O Popull. says:

    Pse duhet me harxhu prape leket e popullit, me i shkarku keta hajdute. Politike dhe politikane shkerdhata, qe talleni me kete popull. Zoti Ju ndeshkofte. LEGENA

  5. Islamik i moderuar says:

    Keta nuk e bejne qejfin qeder nga keto komisione, bile indirekt ndihen te kenaqur mbasi do te hiqen si te persekutuar politike dhe do te ankohen ne gjithe institucionet nderkombetare jo per tu kethyer ne detyre, por per ti prere rrugen hetimit te pasurise se krijuar me vjedhje te perbindeshme aty ku ka qene me pare. Duhen hetuar menjehere dhe ti sekuestrohet pasurija. Kjo vendos drejtesine.

  6. Nje burre nga Korca says:

    Ore nga ju Shkodranet me thoni cfare lidhje ka ky Elvisi me Cesk Cefen,kitaristin?

  7. lulushi says:

    TREGOINI NJEREZVE FYTYREN E VERTET TE PADREJTESISMAFIOZE

  8. hajduti says:

    germo rama germo o edi rama..po saliu e ka betonuar…..na na na ta besh dhembin…nuk te lene anadollaket jo oo..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje