Nishani në samitin e OKB: Shqipëria po i vuan shumë pasojat e ndryshimeve klimaterike

23 Shtator 2014, 18:59Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani, që ka nisur vizitën në Nju Jork në kuadër të asamblesë së përgjithshme të OKB, ka mbajtur një fjalim në samitin për klimën.

Duke folur për sfidat me të cilat përballet planeti sa i përket ndryshimeve klimaterike, Nishani tha se Shqipëria po i vuan shumë këto pasoja.

“Si një vend i vogël në zhvillim, Shqipëria kontribuon pak në ndryshimin e klimës globale, por është duke vuajtur shumë nga pasojat e tij negative. Në Shqipëri, ne jemi përballur me ndryshime dhe luhatje klimatike. Përmbytjet e fundit dhe thatësirat tregojnë ndjeshmërinë e sistemeve sociale, ekonomike dhe mjedisore ndaj ndryshimeve klimatike dhe nxjerrin në pah nevojën urgjente për të integruar masa përshtatëse dhe zbutëse në politikat tona të zhvillimit kombëtar.

Për herë të parë, një strategji kombëtare për zvogëlimin e rrezikut të katastrofave dhe mbrojtjen civile 2015-2019, do të përgatitet dhe të paraqitet për miratim në Kuvend deri në fund të 2014. Kjo strategji do të marrë në konsideratë ndikimin e ndryshimeve klimatike në intensitetin dhe madhësinë e fatkeqësive natyrore në Shqipëri si dhe përcakton planin i veprimit që duhet zbatuar për të zbutur këto efekte.

Shqipëria po promovon në mënyrë agresive përdorimin e energjisë së rinovueshme në të gjithë vendin. Duke përfituar nga potencialet e vendit, veç hidrocentraleve, aktualisht ne jemi duke zhvilluar tregun për sistemet e ngrohjes diellore të ujit, energjisë së erës, biomasës dhe bio-karbureve. Ne jemi krenarë për përdorimin energjisë elektrike të gjeneruar vetë për rreth 100% të kohës. Një strukturë për Mekanizmin e Zhvillimit të Pastër (CDM) është themeluar dhe një dokument i politikave të karbonit është miratuar me qëllim pozicionimin e Shqipërinë në pozita konkurruese në tregjet globale të karbonit, në përgjithësi, dhe MZHP (CDM) në veçanti,” tha Nishani.

8 komente në “Nishani në samitin e OKB: Shqipëria po i vuan shumë pasojat e ndryshimeve klimaterike”

  1. DinPaku says:

    Jaro, me qafsh, lidhi nje çike ndryshimet klimaterike ne Shqiperi me ato politike, se keshtu do terheqesh vemendjen e duhur ne samit.

    1. sit .back. _and_ relaks says:

      jari ka fol si meteorologjist i shkelqyer. era do fryje e lehte por e ngrohte nga juglindja, do kemi vranesira dhe reshje lokale, temperaturat do luhaten aty ku tju doje trapi.

  2. Garcia says:

    ….ja kjo eshte te rrish drejt e the flasesh shtrember.Pasi i dogjen gjithe pyjet e shqiperis,ja helmuan ujrat e lumenjve, i shkateruan ekosistemet mijravjecare me licenca te papergjegjshme per hidrocentrale perrenjsh,ia shkaterruan brigjet e deteve me ndertime bastarde pa leje,IA ndyne ajrin e plaster me tym the zi gomash e furrash……dhe BEFAS…..ndryshimet klimaterike global paskan goditur rende SHQIPERIN ?!….more te mjere,idiote e te pacipe.Perpara se te fajsoni klimen kerkoni ndjese dhe dorhiquni per terrorrin ekologjik qe keni mbjelle ne kete vend the bekuar qe e kthyet new nje time the mallkuar

  3. ***** says:

    Fenomeni i “Ngrohjes Globale” eshte thjesht me shume nisme e PR, ku politikanet jane ne plan te pare ndersa shknecetaret ne te dytin. Degjoni lekturen e Lord Lockton per sa i perket ngrohjes globale.

    100% i sigurt se B.Nishanit i eshte kerkuar te flase per kete teme per te shtyre nje axhende tjeter.

    Protokolli i Kyotos propozuar nga US, por i vetmi vend te cilin nuk e zbatoi. “Sustainability” (qendrueshmeria ne ekuilibrin energjitik) merr trajta te ndryshme ekonomike, shkencore dhe shoqerore, por nuk nuk duhen te jene vendet e botes se trete te cilave duhen tu vihen kushte per te arrire zgjidhje te atille.

    Kushte duhet tu vihen vendeve te zhvilluara (nese kujdesen per mjedisin), ndersa vende si Shqiperia as qe nuk duhet te pysin fare per prodhimin e gazeve ndotese, pasi u duhet shume kohe dhe prodhimtari qe te arrijne nivelet e botes se pare.

    Paraqet me shume rrezikshmeri aleanca a fshehte Ruse, Kineze dhe ISIS sesa fenomeni i ngrohjes globale qe mund te ekzistoje si dukuri, por prej te cilit po perpiqet te merren avantazhe.

    A thua sikur me perpara ngrohjes globale nuk kishte anomali natyrore. Duke filluar qe nga permbytjet biblike e duke perfunduar ne tharjen e tokave ne Afrike.

    https://www.youtube.com/watch?v=OcLG-tcMvyg

  4. jezu krishti says:

    Mossssss Nishanlli mustaqe-mi,
    kur flet ti botes i vjen me dhi.
    Mossssss Nishanlli mustaqe-mi,
    sa here qe flet ti mua me vjen Odeten me e lepi.

  5. enter says:

    O president idiot!!!
    E di ti pse kemi permbyetje ne?
    Sepse shqiptari i ka vene sopaten pyjeve, ka gerryer lumenjte, ka shkaterruar terrenin.

  6. ere cun e …nga sa gjera po vuan Shqiperia … ne nje te ardhme prite kur te thone se Shqiperia po vuan nga Perendia …

  7. Wendy-B says:

    Nishani qenka bo edhe filozof.Ne 29 shtator Mustaqelliu eshte ftuar nga komuniteti shqipetar i Michiganit te jape leksion ne mjediset e Universitetit te Michiganit (UVM) ne Ann Arbor. Tani ec e mbaje Nishanin, i duket vetja Celebrity ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje