Ruçi: Shkarkimi i Cefas? Do zbatojmë ligjin. Jo procedurë të përshpejtuar

23 Shtator 2014, 14:06Politika TEMA

Parlamenti do të zbatojë ligjin për dy anëtarët e KLD, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, por nuk do të kalojë me procedurë të përshpejtuar kërkesën për largimin e tyre.

Kështu ka deklaruar Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi,  lidhur me kërkesën e 39 deputetëve socialistë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD, Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj.

“Parlamenti do të zbatojë ligjin në lidhje me dy anëtarët e KLD, Çefa e Lelçaj. Elektorati na ka zgjedhur për të zbatuar ligjin, nuk do të kalojnë me procedurë të përshpejtuar”.

Ndërkaq gjatë ditës Komisioni i Ligjeve pritet të marrë në shqyrtim kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të KLD, pjesë e të cilës pritet të jetë dhe Çefa.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Ruçi: Shkarkimi i Cefas? Do zbatojmë ligjin. Jo procedurë të përshpejtuar”

  1. Z says:

    Kujdes ! Se mos na lendohet zoteri Cefa

    1. poli says:

      Po ca kujdes po kapi e rrasi ne burg e jo vetem shkarkoi, dhe kte jo sipas ligjet po me procedur shume me te pershpejtuar nese ka se nuk duron me ky popull, hiqi te shpetojm.

      1. jona says:

        Po te duash kete popull duhet ti denosh me vdekje ato tipat, ato dhe kto gjykatesat qe kemi, se kte pune kane bere dhe ato me kete popull.

        1. berati says:

          Aman beni dicka, ju e dini cdo beni po na e ndryshoni kete te poshtren drejtesi qe ka mbytur kete vend, qe po i ben kriminelet engjuj dhe te pafajshmit kriminela, rregullojeni dhe do te futeni ne historine e ketij vendi.

  2. jozefina says:

    Ore hiqini sa me shpejte te shpetoje ky vend se ju zbatoni ligjet e ato shkelin me kemb ligjet, nuk ka kuptim kshu.

  3. feniks says:

    SHPORRINI KETA PLEHRA,QE KANE “QELBUR” DREJTESINE SHQIPTARE!!!
    PESHKU QELBET NGA KOKA,pra keta jane koka dhe duhen pastruar!!!
    KLD-ja nje VEGEL QORRE ANTI SHQIPTARE NE DUART E PERGJAKURA TE Sali Berishes!!!

  4. tirona says:

    “I fundi i mohikaneve” qe eshte ne krye PS na thote se nuk duhet pershpejtuar.Elektoriati qe ju ka dhon voten , jua dha qe ligjet ti boni urgjentisht…… Mos ka ardhur koha qe dhe ky “I fundi i Mohikaneve ” te largohet nga PS….

  5. tirona says:

    “I fundi i mohikaneve” qe eshte ne krye PS na thote se nuk duhet pershpejtuar.Elektoriati qe ju ka dhon voten , jua dha qe ligjet ti boni dhe ti zbatoni urgjentisht…… Mos ka ardhur koha qe dhe ky “I fundi i Mohikaneve ” te largohet nga PS….

  6. arsen says:

    Fshati digjet e kurva krihet!
    Politika duhet te heqe duart nga gjyqesori!
    Nese i propozoi dhe me pas i zgjodhi parlamenti….NUK DO TE THOTE SE ATA VOTOJNE CFARE TE DUAN PARLAMENTARET.
    Anetaret e KLD-se jane te barabarte dhe baraz te pergjegjshem para Ligjit dhe Rregullores se KLD-se…CFARE DO PARLAMENTI NE KETE RAST.??? ATA NUK JANE AS ANETARE PARTIE DHE AS PERFAQESUES TE PARLAMENTIT.
    Ti kishit bere llogarite me perpara!
    Cfare e keni ditur Saliun ju????
    AKOMA NUK E MORET VESH? FUSNI NE BURG SALIUN DHE TE TJERET DO BEHEN PULA PAS 1 ORE QE TA KENE MARR VESH SE SALIU U ARRESTUA!
    Nese çdo gje shkon keq ketu, eshte per faj te Sali Berishes. Zhdukeni ate çiban dhe pastrohet çdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje