Ambasadori Hoffmann: Zyrtarët të kenë kujdes me dhuratat që marrin

23 Shtator 2014, 12:04Politika TEMA

Lufta antikorrupsion kërkon vepra dhe jo fjalë”, u shpreh Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Helmut Hoffman.

Por një apel diplomati gjerman e drejtoi edhe ndaj zyrtarëve lidhur me dhuratat që ata marrin.

“Jini të kujdeshëm ndaj dhuratave, njerëzit presin favore në këmbim dhe kjo është e patolerueshme”, tha ai.

Sipas tij, ekzistenca e korrupsionit në Shqipëri pranohet gjerësisht si nga qeveria ashtu dhe nga palët poltike, por deri tani nuk ka asnjë ndëshkim të zyrtarëve të lartë.

“Lufta kundër korrupsionit nuk mund të ketë sukses vetëm duke biseduar për të gjithë kohës. Ka rrezik se duke bërë shumë konferenca. Njerëzit duhet të shohin që korrupsioni nuk do të tolerohet më të paktën duke filluar që sot dhe nuk do të ketë më mbrojtje të zyrtarëve të lartë në gjyqësore.

Unë e vlerësoj shumë se qeveria shqiptare ka shumë interes për luftën kundër korrupsionit , qeveria ime dhe shumë qeveri të tjera e mbështesin qeverinë shqiptare në këtë përpjekje. Unë si zyrtar gjerman nuk duhet ti pranoj dhuratat mbi vlerën e 25 eurove. Kur dikush të jep, kur një kryeministër të jep një kollare si dhuratë unë më mirë e marr se ta refuzoj, por duhet të jemi të kujdesshëm. Dëgjoj argumente se korrupsioni është problem kudo. 

Korrupsioni nuk mbetet vetëm fenomen shqiptar,por është e rëndësishme që njerëzit të kenë besimin se si rregull nuk ekziston dhe jo si rregull ekziston kudo.

Kam takuar shumë njerëz të biznesit në Tiranë dhe ndonjëherë kanë vështirësi të kuptojnë problemin. Ka edhe njerëz që presin favore mund ju them se ky lloj dyshimi është çështje bisedash gjatë gjithë kohës dhe është vërtet negative. Nuk po them se nuk ka korrupsion në Gjermani. Ka edhe atje, por njerëzit duhet të kenë besimin se si rregull nuk ekziston dhe jo si rregull ekziston kudo.

Dhe që të mësoheni me këtë lloj sjellje siç ndodh në spital që duhet të paguash për këtë apo atë. Nëse një zyrtar vjen në një vend ku ka korrupsion ai nuk është i korruptuar, por nëse e vendosni në një ambient kur njerëzit e pranojnë korrupsionin edhe ai do korruptohet”, tha diplomati gjerman.

1 komente në “Ambasadori Hoffmann: Zyrtarët të kenë kujdes me dhuratat që marrin”

  1. Drejtsia says:

    p0 mgjithshka e e korruptuare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje