Rama: Ndëshkim gjyqtarëve të korruptuar, s’ka më alibi. Arvizu: Kërcënim për sigurinë e Shqipërisë

23 Shtator 2014, 11:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen në një kohë të shpejtë të veprimeve ndaj shkelësve të ligjit, duke iu referuar në vecanti ndëshkimit të gjyqtarëve që përdoin cekicin e drejtësisë në kurriz të qytetarëve.

Deklarata u bë gjatë punimeve të konferencës mbi “Luftën ndaj korrupsionit”, të organizuar nga Qendra George C. Marshall, ku ishin të pranishëm krahas Kryeministrit Edi Rama, edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, ambasadori gjerman Helmut Hoffmann, si dhe George Kent, koordinator i veçantë për luftën ndaj korrupsionit për Europën në Departamentin e Shtetit.

Të pranishmit nënvizuan përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri dhe në tërësi në Ballkan.

Para të pranishmëve Kreu i Qeverisë ka ripohuar se Shqipëria ka sistemin më të korruptuar të drejtësisë në Europë, duke e cilësuar këtë një fakt të ditur jo vetëm nga ne, por e gjithë bota mbarë. Rama tha se qeveria do të ndërmarrë të gjitha hapat për ta cuar para këtë reformë.

 “Ne kemi drejtësinë më të korruptuar në Europë, kemi një sistem drejtësie që është një turp botëror, e dimë ne dhe e gjithë bota mbarë. Përballja me aktet dhe vendimet e gjykatave, me të drejtë pyesin që si ka mundësi që asnjë gjykatës nuk është ballafaquar me ligjin për shkak të shkeljes së ligjit nga ana e tij.

Pa asnjë dyshim reforma në drejtësi është reforma e modernizimit që rezultatet konkrete do të dojë kohë t’i sjellë për qytetarin e zakonshëm. Ndëshkim të të gjithë atyre njerëzve të drejtësisë që çekicin e drejtësisë e përdorin për të shkelur të drejtat e njeriut. Mjeti për të amnistuar më të fortët dhe për të ndëshkuar më të dobtit.

Në këtë aspekt ne nuk jemi alibi, secili duhet të bëjë detyrën e vet dhe ne detyrën tonë si qeveri, pasi nuk jemi e vetmja forcë që con përpara reformën në drejtësi. Ne do ta udhëheqim këtë reformë përmes shumicës sonë parlamentare duke marrë të gjitha vendimet e duhura për ta kapërcyer sa më shpejt hendekun e madh me vendet ku drejtësia ka kuptim”, u shpreh kryeministri Rama.

Në vijim Kreu i Qeverisë shtoi se korrupsioni gjen terren në Shqipëri për shkak të sistemit, prandaj sipas tij, vetëm modernizimi, do ta zhdukte këtë fenonem.

 “Modernizimi është elementi bazë i luftës kundër korrupsionit. Kemi vënë theksin tek gjithë veprimet modernizuese dhe masat modernizuese, tek reformat që sjellin modernizim dhe që e bëjnë të qendrueshëm shtetin në marrëdhënien dhe përballjen me korrupsionin.

Korrupsioni është një alternativë, nuk është një zgjedhje dhe mjafton të shohësh dallimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, apo gjithë shkallët në të cilat janë vendosur vendet e Europës për të kuptuar se aty ku ka konkurrencë të lirë dhe transparente, nuk ka ose ka shumë pak korrupsion. Aty ku ka meritokraci reale, shërbime cilësore, nuk ka korrupsion.

Korrupsioni është një  alternativë e mungesës së konkurencës, meritokracisë, shërbimeve cilësore. Dhe korrupsioni merr trajtë kur një gjykatës ndëshkohet, por kjo është vetëm një pjesë e kësaj lufte dhe nuk është pjesa themelore e saj. Aty ku s’ka meritë fitohen gradat si në ushtrinë shqiptare deri para pak kohësh duke paguar mijëra euro”, tha ai.

Pas drejtësisë, Rama u ndal tek sistemi arsimor për të cilën tha se diplomat merreshin në këmbim të parasë.Edhe në këtë sektor, sipas Ramës, përgjigjja është vetëm reforma.

 “Kemi trashëguar sistemin arsimor më të korruptuar në Europë. Kemi arritur të kemi numrin më të madh të universiteteve për frymë ne Europë, numrin më të madhë të doktorëve të shkecave dhe profesorëve, kemi më shumë jurist sesa punëtore, kemi krijuar një situatë tragjike për një gjeneratë të tërë duke ushqyer një iluzion të madh në këmbim të parasë të marrë në formën e pagesës për ndërrmarjet fitimprurëse, dhe ato për diploma tërësisht të pamerituara, kemi diplomuar qindra italianë që s’kanë ardhur asnjëherë në Shqipëri.

Përgjigja ndaj kësaj situate është reforma.:

Konkurencë e lirë

Qëndrimit në pozitën e institucionit të lartë sipas meritës

Dhe cilësia e tyre në “sitë” përmes akreditimit nga një agjenci ndërkombëtare.

Vendosja e këtyre tre shtyllave do ta bëjë sistemin e arsimit të lartë imun ndaj korrupsionit”, tha Rama.

Duke marrë fjalën në konferencë, Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu e cilësoi korrupsionin si një kërcënim për sigurinë në Shqiperi por jo vetëm, prandaj sipas tij për të ecuar para, duhet të ndryshojë perceptimi se lufta ndaj këtij fenomeni është e politizuar.

 “Ky dokument strategjik e identifikon korrupsionin si kërcënimin më të madh të sigurisë në Shqipëri. Korrupsioni në Rajon është kërcënim për aleatët dhe partnerët tanë në Ballkan.

Keni mbështetjen e plotë të SHBA-ve ndërsa ju ndërmerrni këtë inicativë të rëndësishme. Është vendimtare të shmangim perceptimin që lufta ndaj korrupsionit është e politizuar”, u shpreh diplomati amerikan.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndërsa shprehu vendosmërinë për të rrëzuar atë që e konsideroi si mit të së keqes, shtoi se ky fenomen kishte përbaltur imazhin e Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

“Gjatë këtij viti kemi bërë atë që duhet, kjo përpjekje do të vazhdojë të jetë e vlefshme edhe në të ardhmen. Koha e të paprekshmëve ka ikur njëherë e përgjithmonë. Kemi bërë të mundur më shumë transparencë në buxhetin e mbrojtjes”, tha Kodheli.

Sipas saj, “një nga drejtimet kryesore ka qenë lufta kundër korrupsionit në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes”.

“Jemi fokusuar shumë në ngritjen e disa grupeve kontrolli për të evidentuar rastet e përdorimit të FA-së jashtë misionit të tyre, si dhe për shpërdorimin e fondeve publike. Të gjitha të dhënat i kanë kaluar institucioneve kompetente”, tha Kodheli.

38 komente në “Rama: Ndëshkim gjyqtarëve të korruptuar, s’ka më alibi. Arvizu: Kërcënim për sigurinë e Shqipërisë”

    1. vilma says:

      Vetem ne kete menyre pra me veprime konkrete rikthehet besimi i qytetareve tek sistemi drejtesis,ndermarrja e masave kunder korrupsionit eshte nga ana e qeverise eshte mese e domosdoshme.

      1. Kryqi says:

        ESHTE QEVERIA E KORUPTUAR,DREJTESIA ESHTE DERIVAT I SAJE

        1. pali says:

          Kryqi……konkluzion i saket.

    2. qytetar says:

      Vetem nepermjet nje reforme te vazhdueshme gjyqesori mund te rikthehet ne nje institucion transaparent i pavarur dhe me i besueshem tek individet e vendit.

        1. andromeda says:

          Mungesa e drejtësisë dhe korrupsioni në gjykata e kudo na ka bërë ne shqiptarëve të humbim besimin tek demokracia perendimore dhe të kujtojmë me nostalgji sistemin e kaluar enverist. Ky është dëmi më i madh që ka shkaktuar sistemi i kalbur i drejtësisë shqiptare që ka në krye handikapatin Nishani dhe në prapaskenë kryebanditin Berisha.

          1. ada says:

            mungesa e drejtesise e ka cuar kte vend qe njerzit te bejne sot vetgjyqsi. prndaj eshte shume e nevojshme sot qe kjo reforme te bere edhe ky popull do te mbeshtese ne kte reforme zoti kryeminister.

            1. bledar says:

              krijimi nje piramide kriminale sot ne drejtesi eshte gjithcka qe sot sali berisha na la ne gjykata. reforma ne drejtesi eshte jetike per shoqerine tone.

              1. abi says:

                reforma ne drejtesi eshte reforma me rendesishme qe duhet bere ne kte vend. sepse nqse kjo reforme behet cdo administrim i cdo sektori tjeter do funksionoj sipas ligjit edhe jo me si pas maliqt.

    3. feniks says:

      Zoti kryeminister!
      Mire qe DREJTESIA QENKA E KORRUPTUAR,por edhe ju po HESHTNI ndaj kesaj menxyre!
      Per ish USHTARAKET as JU e as para ardhesit tuaj,pa llogaritur KRIMINELIN Sali Berisha,nuk keni bere asgje!
      KAM 4 VJET ne dyert e gjykatave per te perfituar PENSIONIN TIM TE DHENE NGA LIGJI,por qe nuk po e marr dot!!
      PSE NUK I HIDHNI POSHTE TE GJITHA ANTI LIGJET DHE VKM-te ANTI NJEREZORE E ANTI LIGJORE te sajuara nga Sali Berisha kunder nesh???
      Mire,qe na hodhi ne rruge te madhe,por nuk na dha PENSIONIN QE NA TAKONTE ME LIGJET E DEMOKRACISE!!!
      Shikoni LIGJIN PER “STATUSIN E USHTARAKUT” i dale ne 1991 se sa NDRYSHIME PER KEQ NDAJ NESH JANE BERE???
      Do te jete ligji me FATKEQ NE BOTE,se eshte MBALLOMUAR ME DHJETRA HERE,aq sa gjyqtaret,si MARIFETCINJ,qe jane kapen me THONJ pas lloj lloj ligji e VKM-je qe kundershtojne njeri tjetrin!!!
      Pse nuk vepron Ministria e Drejtesise ndaj ketyre LIGJEVE E VKM-ve,se juristet tuaj i kemi pare se sa TE PA AFTE JANE!!!
      Zoti Rama!
      U dhate ndertuesve borxhet me miliona,qe nuk ua dha Berisha dhe mire bete!
      U falet gjobat bizneseve,te dhena nga Berisha para zgjedhjeve dhe mire bete!
      U dhate ish te perndjekurve parate e burgut dhe mire bete!!!
      PO PER NE SI NUK U MENDOVE NJEHERE,qe jemi shpallur PATURPESISHT DEBITORE ,qe nga viti 2009 dhe po paguajme cdo muaj???
      A e dine juristet tuaj,se qe nga 1993-shi,kur na nxorren ne rezerve e deri me sot,QEVERIA KUISLINGE DHE MASHA E SAJ INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQERORE na kane mbajtur cdo muaj edhe nga 20% te pensionit qesharak???
      A e dine juristet tuaj se qe nga viti 2009 e deri me sot me VKM kriminale na e ulen PENSIONIN E PARAKOHSHEM NGA 60 mije leke te vjetra cdo muaj,sepse keshtu iu desh qejfi KRIMINELIT Sali Berisha???
      I keni lene SIGURIMET SHOQERORE jashte kontrollit,nderkohe qe ministri perkates merret me shume me SHOW MEDIATIK!!!
      ASGJE NUK KA BERE DERI ME SOT AS MINISTRIA E MBROJTJES,ndonese na ka BORXH edhe 3 vjet PENSION TE PERKOHSHEM te pa paguar qe nga viti 1996 deri ne 1998!
      TRE VJET nuk ka dhane asnje QINDARKE pension,zoti kryeminister!!
      A e ke provuar ndonjehere,qe te mos kesh marre 3 vjet asnje lek dhe per te mbajtur familjen te mbledhesh kanoce???
      JA SI I KATANDISET ISH USHTARAKET,SI ASNJE SHTET NE BOTE,ndonese mburreni se jemi VEND I NATO-s!!!
      TURPI JU MBULOFTE TE GJITHEVE!!!
      Na URREU DHE U TALL ME NE Sali Berisha,por jo me pak edhe Fatos Nano,Pandeli Majko e Ilir Meta!
      Sic duket edhe ju po talleni me ne!!!
      VAZHDONI TALLUNI AKOMA se do vijne shpejt zgjedhjet e tjera dhe VOTAT TONA DO T’I SHIKONI ME DYLBI!!
      KAQ KEMI NE DORE DHE KAQ DO TA PERDORIM!!!
      Doemos edhe djalim ma hoqet nga puna,se keshtu do te plotesohej POSHTERSIA NDAJ NESH ISH USHTARAKEVE!!!
      HARRAM I PACI VOTAT TONA!!!

  1. Kot says:

    Me emocionoi sidomos fjalimi i Mimit, qe paska prekur te paprekshmit.

    Mesa di une Arben Imami po i gezon parate e vjedhura ne ushtri si jo me

    mire.

    Mimi, ngrefu me pak, dhe puno me shume!

    1. star domate says:

      Je KOT me gjithe mend ?!

    2. Altini says:

      Mimi nuk ngifet, por po ben me perkushtim e dinjitet punen ne nje ministri ku kish zene rrenje korrupsioni dhe paligjshmeria e tejskajshme. Mimi e ka dorezuar ne Prokurori dosjen ndaj Imamit dhe eshte Prokuroria ajo qe duhet te veproje. Te gjithe duhet ta dine qe Mimi Kodheli nuk eshte Prokurore apo Gjykatese. Urime Mimi je me e mira dhe suksese

    3. Alma says:

      Konferenca shume e mire dhe e sukseshme. Korrupsioni duhet goditur ne palce

    4. Alma says:

      Prokuroria duhet te meret tashme me Imamin, sepse Mimi e beri dosjen dhe kallezimin Penal

  2. genci says:

    KJo eshte reforma me e shume pritur nga populli

  3. beni says:

    po presim me padurim ti shikojme mbas hekurave qelbesirat e KLD

  4. lidia says:

    Reformimi i sistemit gjyqesor, ndeshkimi i gjyqtareve te korruptuar dhe kthimi i tyre ne te paanshem eshte nje prioritet i rendesishem per qeverine dhe eshte ne rrugen e mbare per ti shkuar deri ne fund kesaj reforme. Per kete nevojitet vullneti dhe bashkepunimi politik per ndeshkimin e ketyre gjyqtareve qe cenojne rende qytetaret e ketij vendi.

    1. gimi says:

      Mazhoranca e vendosur per te cuar perpara reformat kundrejt sistemit te drejtesisie. Ndeshkimi i cdo lloj shkeljeje ne sistemin e drejtesisie eshte pergjigjia e duhur per te luftuar korrupsionin.

  5. sherifi says:

    Kjo eshte e mundeshme per tu realizuar nese mazhoranca ka deshiren e mire per te bere me te vertet shtet,por pyetja eshte qe ; po keta qe dihen boterisht si gjyqtare te korruptuar dhe kane bere veprime dhe favore ne kembim te shumave marramendese, p.sh.(me te degjuar nga nje avokat e kam) trupi gjykues qe liroi fullanin moren te tre nga 100 mije euro,e raste te tjera, me kta cdo behet,kjo eshte pyetja.

  6. lulash says:

    Te shofim.llafe te bukura gure ne traste.

  7. ilirjan says:

    Nje nga premtimet e dhena nga kryeministri dhe me nga me te rendesishmet filloj te vihet ne zbatim.Tani erdhi koha qe i tere populli shqipetar te njoftohet per krimet e renda qe jane bere ne drejtesi nga prokuroret e privilegjuar dhe per pasurite e tyre maramendese.Prisni o popull se do ti dali tymi kupoles se korupsionit qe saliu e ndertoj pa menduar se do te vinin kohe te tjera .Erdhi koha o sali ,gjin ,bendo e me radhe…….

  8. STAVRI says:

    eshte fat i madh per shqiptaret nje qeveri e tille FORZA EDI

  9. zogu i pare says:

    mos e trashe shume zerin edi rama , se po te degjoje ilir integrusi ta heq karrigen.
    gjykatat e tua e te saliut fuksionojne e denojne ata qe nuk kane leke , poste , edhe emer.
    prandaj keto perralla tregoja Zahos kur ta vesh ne gjume.

  10. zuke says:

    Edhe Sala thonte ; zero tolerance ndaj krimit korrupsionit, jemi qeveria e duarve te pastra. F j a l e .
    edhe tani vidhen 7 miliarde leke dhe prokurouria nuk ka “mundesi” te gjeje akuza te denja per ta futur ne burg Fullhajnin, qew edhe nje i vewrber sheh se ne banken e Shqiperise eshte bere baterdia.

    E si do luftohet korrupsioni ku shume institucione si Banka, Gjykata, Shish, e te tjera nuk varen nga Qeveria, apo jo, keshtu tha kryeministri jone kur u evidentua vjedhja ne banke, as si qytetar nuk mundi te thote, ; e tmerreshme, ne nje vend shume te varfer e ne Banken Qendrore te ndodhe shperdorimi me i madh.

    Pra kane ngelur vetem fjalet, ato i thone te gjithe, edhe ambasadori Arvizu e din kete.

  11. Une jam, ti je. says:

    Po ti e ke hajditin ne qeveri more zoti Rana, se ti do t’ja besh
    lILOS, do ta fusesh ne burg? Nese nuk ben klete, ti per shqipetaret mbetesh i pabesueshem.

  12. anonim says:

    ju thoni per gjyqtar te koruptuar . ata duhet te shprorren se jane te rrezikshem per vendin. shume dakort. por faktin qe vet edi rama, ilir meta dhe arvizuja jane shume here me te korruptuar cfare duhet te themi.

  13. ceni says:

    Po he mo veproni se vetem llafe po beni!!!

  14. vlora says:

    Konstatimi i problemit eshte shume i rendesishme, por mbetet fjale boshe nese nuk vazhduhet me plane e veprime konkrete.

  15. Prisni, prisni, eshte heret , skeni pare gje akoma……..
    Kete fraze ….e ka vdekur fare, ky Rama!
    Shurra i iken te gjithe atyre qe do te ballafaqohen me Drejtesine e Vertete, pas te gjitha shkuljeve te vesheve te Gjinave dhe Gjonave…dhe faji mbetet tek Maksi…….

  16. shqipetari says:

    I mbyturi ska cfare i ben te mbyturit se zoti te vije ne toke nuk besoj qe Rama i ka duart e pastra se po ti kishte ka pas mjaft dite ne dispozicion ta pastronte drejtesine.

  17. juli jani says:

    ne cdo gjygj duhet te merren 5 shqiptare nga rrethet e ndryshme te shqiperise qe te marrin pjese ne ato seanca gjygjsore dhe ato duhen te vendosin kush ka te drejte apo jo merrni shembull nga perendimi keshtu qe gjygjtaret Dalin me gisht ne goje maskarenjte vetem euro duan ALAUDIN MALAJ DHE GRUPI I GJYJTAREVE NE VLORE; KAM 15 VJET QE E KAM FITUAR GJYGJIN NE STAISBURG DHE E HUMBAS NE VLORE SE DUHEN EURO LE TE SHPRESOJME ME 6 TETOR SE SI DO TE VEPROJNE LIGJET

  18. arsen says:

    POLITIKA TE HEQE DORE NGA GJYQESORI!
    Nese ka avokate, perse duhet te kene frike njerzit?
    Pushteti i gjykatave eshte KLD dhe Gjykata Kushtetuese.
    Ligji duhet te behet me 3 fjali.
    1- Kryetari i gjykates zgjidhen nga komuniteti çdo 4 vjet. Ai zgjedh Kolegjet Penale Popullore pjesmarese ne gjykime.
    2- Nese nje gjykate me siperore, ja prish deri 3 vendime ne vit, gjykatesi ndiqet penalisht dhe pushohet nga puna.
    3- Gjykatesi eshte i pavarur dhe gezon imunitet te perjetshem.

  19. ilirjan says:

    O z Arsen.Ke shume te drejte kur shkruan se Politika duhet te heqe dore nga gjygjsori,por kete gjygjesor te betonuar nga korupsioni vetem Politika mund ta shkateroj .Pa nje plan Marshall ne gjygjesor te drejtuar nga qeveria dhe Politika e pa perlyer ne korupsionin e drejtesise shqiperia do te zhytet me thelle ne batakun ekorupsionit dhe vaj medet per shqipetaret??????

    1. arsen says:

      Me duket se fola per avokatet.
      Ligji te siguron mbrojtje ligjore dhe ska nevoje te te mbrojne politikanet. Gjyqesori duhet te qeveriset nga organet e veta.
      Vendos kushte qe te vetkontrollohen gjykatesit “duke ja futur njeri-tjetrit” nese bejne gabime.
      3 vendime te rrezuara….burg, gjobe demshperblimi nga xhepi per qytetarin qe denove pa te drejte……dhe kepucet ne qafe!

  20. Nje i zakonshem says:

    Si nje ishe ushtarak jam shume dakorde me doreshkrimin e “Feniks”
    Vetem se rezervoje thenjen se votat nuk do tja u japim me.Jo e pergjithshja na detyron tja u japim perseri votat se ashtu siç e gjetet ju Zoti Rama shqiperine veshtire se kthehesh besimi,por ja qe tani kemi gjetur besimin dhe po na forcohet ai se ju shqiperine do ta beni, dhe kjo eshte nje parashikim i mire per te gjithe shqiptaret,por nga ana tjeter duame te thekesojme se ne radhe te pare Ministria e mbrojtjes dhe juve zoti k/minister duhet te hidhni me mire syte nga ishe ushtaraket.Une qe shkruaj jam nje person qe ushtria me rriti me edukoj dhe une i kan sherbyere tere jeten atje ku ka dashur dhe pasur nevoje atdheu,por qe me kane nxjerre si nje njeri fare te pa vlefshem sa qe edhe pensioni tim eshte shume qesharak.Me vjen plasja kur degjoje dhe shikoj disa qe per 23 vjete kane marre dopjo pension dhe dopio shperblime vetem se i kane puthur bythen kreminelit Sali Berisha,gje qe une dhe shume te tjere te moshes time se beme kurre edhe pse jemi kercenuare me buken e gojes.
    I kerkojme Zotit K/minister dhe ministres se mbrojtjes te shikoje edhe hallet tona se edhe ne popullit i kemi sherbyere dhe ai popull na mbajti dhe na arsimoj deri ne akademine e shtabit te pergjithshem,sote ky regjim na la me gishte ne goje dhe ata qe nuk dine shkrim dhe kendim sote dalin me nje pasuri prrallore qe do ta kishte zili edhe nje shejk Arabie.Presim dhe shpresojme vetem nga k/ ministri pamvarsishte kohes ,se edhe per ne do kete drite jeshile per me shume drejtesi.

  21. burgaxhiu says:

    je shume vone o cuni i Netes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje