“Në një vend ku të gjithë flasin kundër vjedhjes dhe nuk kapet asnjë hajdut, ose të gjithë janë hajdute, ose te gjithe kane frike nga hajdutët.
Por, në një vend ku të gjithë pushtetarët flasin kundër korrupsionit, por nuk ndëshkohet asnjë i korruptuar, ose të gjithë janë të korruptuar, ose vetë të korruptuarit kanë pushtetin gjyqësor e politik bashkë.
Edhe për korrupsionin tonë në Shqiperi sot kështu po ndodh: te gjithë po flasin kundër korrupsionit; dhe, ç’është më e dhimbshmja, më shumë flasin më të korruptuarit”.
Kështu shkruan në një koment në rrjetin social në Facebook Spartak Ngjela, duke reaguar në këtë mënyrë ndaj zhvillimit të një konference në Tiranë mbi strategjinë anti-korrupsion.
Në vijim të komentit, Ngjela thekson “flasin e flasin për korrupsionin në drejtësi dhe për një reformë në drejtësi, pa shprehur asnjë koncept”.
“Reforma në drejtësi është koncept monolit që vjen nga respektimi i ligjit, që i përgjigjet reptësisë së akuzës dhe gjykimit të drejtë.
Korrupsioni në drejtësi është pasoje e vetë sistemit, i cili ka lejuar që të bëhët marrëveshja e fshehtë midis gjyqtarëve, prokurorëve dhe qeverive e maxhorancave parlamentare: “na lini të shesim drejtësinë, thonë të parët, që t’iu lëmë të shisni shtetin dhe vetë interesin kombëtar”.
“Na lini të shesim shtetin dhe interesin kombëtar e shoqëror, thonë të dytët, që t’iu lëmë të shisni drejtësinë”. Dhe kjo në fakt është marrëveshja e pështirë antishoqërore në Shqipëri; dhe kjo është edhe arsyeja që dëgjohen vetëm fjalë.
“Ne duam drejtësi perëndimore”, po dëgjojmë të flasin … Por, po të ketë drejtësi perëndimore në Shqipëri, nuk mund të ketë të korruptuar. Kurse këtu po shohim se vetë të korruptuarit, pasi e kane zhvatur deri në fund arkën shtetërore, flasin për drejtësi”, thekson Ngjela.
Në vijim ai shprehet se vetëm fjalë do të ketë përderisa shqiptarët ta kuptojnë se varfëria e tyre është rezultat i fjalëve boshe të drejtuesëve të tyrë për drejtësinë dhe antikorrupsionin.
“Po pse janë të detyruar të flasin e të flasin kështu këta pushtetarë? Sepse duan të gënjejnë politikën perëndimore. Por, a do ta gënjejnë dot? Jo…nuk e besoj se do ta gënjejnë, por e mira është që të mos gënjehen shqiptarët.
Çelësi janë shqiptarët. A do të munden shqiptarët që ta shkatërrojnë marrëveshjen e heshtur që përmenda më lart? Kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen.
Nëse nuk prishet marrëveshja midis poltikës dhe gjyqësorit, kurrë mos mendoni se do të këtë drejtësi në këtë vend, dhe gjithmonë të vjedhurit do të jenë të varfërit: domëthënë shqiptarët”, mbyll komentin në rrjetin social Spatak Ngjela.
Po pse thua sistemi more Ngjela ?
valle nuk eshte sistemi qe ti predikon çdo dite ?
per kete sistem luftove dhe u denove ?
Ky sistem ka VDEKUR , SEPSE NUK PRODHON VLERA.
kY SISTEM e zevendesoje zotin ,
dhe ne vende te tije vuri ZOTIN LEKE.
DUKE humbur , dashurine respektin dhe duke e izoluar njeriun ne vetmine e tije .
Fitoi Enveri , sistemi qe ndertoi kishte vlera.
Z.Ngjela duhet te jeni i kenaqur qe nuk keni post ne qeveri ,sepse shume
shpejt do te beheshit pjese e ketij grupi mafiozesh.
Eshte me te vertete e ndyre hapësira që i jepet ketij njeriu ne media. Ndoshta për shkak të kulaçit dhe kërbaçit që ai përdor, sa herë i nevojitet njeri, apo tjetri. I gjithë halli është se etja e tij për pushtet nuk u realizua. A thua se Shqipëria nuk ka jurist tjetër përveç Ngjelës? Përkundrazi..I politizuar deri në gen ky njeri , në emër të fjalës së lirë dhe demokracisë, hedh bomba tymuse ku të dojë e si të dojë. E drejta e tij. Injoranca është krejt e medias. Një show që shqetëson njerëzit me dy para mend në kokë. Një herë me Berishën, herën tjetër me Ramën. Tani po tregohet përsëri kundërshtar i Ramës, sepse priste postin e ministrit të Drejtësisë. Iu vërsul Prokurorit të Përgjithshëm si askush. Në çeshtjen Fullani e mburri, madje i tha se ishte në provë. Kush është ky që i di të gjitha, xhanëm? Sa për librat e tij, tashmë gjithkush shkruan të tilla..Asnje peshë. Por nuk ka faj ai..Faji është i mediave që spekulojnë me idiotizmat e tij..
Fjale shume te sakta,opinione shume te mira, kjo eshte arsyeja qe te dyja partite nuk e fusin avokatin ne qeveri se nuk duan te pakten deri tani luften pa kompromis ndaj korrupsionit e vjedhjeve shteterore…..,por mendoj se qeveria socialiste po mundohet per drejtesine por duhet te punoje me shume dhe shpejt qe hajdutet te kalojne mbas hekurave.PER kete qellim ne qofte se kane frike prokuroret dhe gjyqtaret shqiptare , le te marre gjyqtare dhe prokurore te huaj,ketu s’duhet te kesh turp,fut ne burg hajdutet dhe I merr votat 100% te shqiptareve.