Erjeta Alhysa, Luljeta Arapi, Anila Agalliu dhe Ervin Bushati do të jenë katër deputetët e rinj në Kuvendin e Shqipërisë nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e thirrrur për plotësimin e vakancës pas dorëzimit të mandateve të katër ministrave miratoi unanimisht mandatimin e tyre.
Ata zëvendësojnë mandatet e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati , të Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe ministres për Marrëdhëniet me Kuvendin, Ermonela Felaj, të cilët dorëzuan katër ditë më parë mandatin e deputetit.
Me këtë vendim kemi një rritje të numrit të grave në Kuvend, pasi tre Ministra dhe një Ministre u këmbyen me tre deputete dhe një deputet.
Në këtë mënyrë, Ministrat kanë respektuar vendimin e koalicionit PS-LSI që anëtarët e Këshillit të Ministrave të mos jenë deputetë.
urime http://bit.do/new-beggining
Po Ermonela Felaj qe eshte ministre e shtetit ?