Deputeti demokrat Sherefedin Shehu e konsideroi si mashtrim nga ana e Kryeministrit Edi Rama për të fshehur realitetin rishikimin e Buxhetit të shtetit.
Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë dhe Shëndetësisë në selinë e PD ai theksoi se qeveria shtoi planin për muajt e vitit.
Sipas tij, ky rishikim nuk do të sjellë rritjen e investimeve.
“Pushteti lokal performoi më mirë se qendrori. Kryeministri Rama mashtron për të fshehur realitetin. Investimet nuk do të rriten asnjë qindarkë ndërkohë që ka ulje të buxhetit për infrastrukturën dhe bujqësinë.
Kryeministri nuk ka harruar veten e tij ka shtuar 1,2 miliardë lekë shpenzime për administratën. kryeministri nuk ka harruar bizneset afër qeverisë. ka bërë një rregullim që shkon tek ato subjekte që nuk dihen, nuk njihen dhe nuk lexohen. Ulja e difiçitit por ai ka shtuar risqet në buxhet”, u shpreh Shehu.
Sipas deputetit të PD-së është përkeqësuar shpërndarja e buxhetit.
Shrefedin po ku i msove kto gjona mer jahu…ne fshatin andej nga malet e Dibres??/
Dilni ne proteste per rritjen e buxhetit. Rama ta rishikoje buxhetin e tu japi me shume leke vendoreve, qe pastaj te dali Basha e te thote qe kam bere pune.
Po ca thua oj PD se na ke dale nga hundet e nuk po dime nga me te fut ?
Fjalimeve te mencyra te ekonimisteve te pd-s qe cdo tre muaj rishqyrtonin buxhetin kur ishin ne pushtet u duhet thene.Nuk e shan dot i dhjeri te permjerrin.
Ndryshon si dita me naten me periudhen kaotike e anarkiste qe kini administruar ju o Pedagogu im Tash je kthuer ne nje pacaure qe jeni vene ne gare kush e kush te shaje me shume dhe te mashtroje me shume se keshtu e duan interesat e partise.
Leri Shero nazet se s’te kane lezet!
Ky njeri e quante “realiste”, te “drejte e “sukses” kur, ne kohen e tij ne pushtet, rishikonte buxhetin ne ulje! Sa hipookrit!