“Vërtet sot, Shqipëria është shembull, jo vetëm për rilindjen e Kishës, por edhe për bashkëjetesën paqësore ndërmjet feve”, deklaroi sot Papa Francesku në Audiencën e mbajtur në Vatikan, kushtuar Udhëtimit Apostolik në Shqipëri.
Sipas Radio Vatikanit, gjatë fjalës së tij në këtë Audiencë, Ati i Shenjtë deklaroi se shembulli i shqiptarëve tregon se bashkëjetesa fetare është e mundur.
Më poshtë, fjala e plotë e Atit të Shenjtë”
Të dashur vëllezër e motra,
Sot dua t’ju flas për Udhëtimin Apostolik, që bëra në Shqipëri, të dielën e kaluar. E bëj këtë, së pari, si akt falenderimi për Zotin, i cili ma mundësoi këtë Vizitë për të treguar, edhe fizikisht e në mënyrë të prekshme, afërsinë time e të gjithë Kishës me këtë popull. Dëshiroj pastaj, të përtërij mirënjohjen time vëllazërore për Ipeshkvijtë shqiptarë, meshtarët, rregulltarët e rregulltaret, që punojnë me kaq impenjim. Mendimi im plot mirënjohje shkon edhe tek autoritetet, që më pritën me kaq shumë dashamirësi, si edhe tek të gjithë ata, që punuan për realizimin e vizitës.
Kjo vizitë lindi nga dëshira për të shkuar në një vend, që, pasi u shtyp për një kohë të gjatë nga një regjim ateist e çnjerëzor, po përjeton përvojën e bashkëjetesës paqësore ndërmjet feve.
M’u duk shumë e rëndësishme ta inkurajoj në këtë udhë, që ta vazhdojë me këmbëngulje e të thellohet në të gjitha aspektet, për të mirën e përbashkët. Për këtë, në qendër të udhëtimit, qe një takim ndërfetar, në të cilin pata mundësinë të shoh me kënaqësi të thellë se bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme ndërmjet njerëzve e bashkësive, që u përkasin feve të ndryshme, jo vetëm mund të dëshirohet, por është konkretisht e mundur dhe e zbatueshme në praktikë.
Ata e praktikojnë! Është fjala për një dialog të vërtetë e të frytshëm, larg relativizmit, duke pasur parasysh identitetin e secilit. Në fakt, ajo që i bashkon shprehjet e ndryshme të fesë, është udha e jetës, vullneti për t’i bërë mirë të afërmit, pa e mohuar e pa e nënvlerësuar identitetin e secilit.
Takimi me meshtarët, me njerëzit e shuguruar, me seminaristët e më lëvizjet laikale që rasti për të kujtuar me mirënjohje, me çaste përmallimi të madh, martirët e shumtë të fesë.
Falë pranisë së disa të moshuarve, që i kanë jetuar në trupin e tyre persekutimet e tmerrshme, rijehoi feja e sa e sa dëshmitarëve heroikë të së kaluarës, të cilët e ndoqën Krishtin deri në pasojat më ekstreme. E pikërisht nga bashkim intim me Jezusin, nga marrëdhëniet e dashurisë me Të, për këta martirë – si për çdo martir – lindi forca për të përballuar ngjarjet e dhimbshme, që i çuan drejt martirizimit.
Edhe sot, ashtu si dje, forca e Kishës nuk qëndron aq në aftësitë organizuese ose në struktura, të cilat, gjithsesi, janë të nevojshme, por Kisha nuk e gjën forcën e vet aty. Forca jonë është dashuria e Krishtit! Një forcë, që na mban në çastet e vështira e që frymëzon veprimin e sotëm apostolik për të dhuruar mirësi e falje, duke dëshmuar kështu mëshirën e Zotit.
Duke përshkuar udhët kryesore të Tiranës, që nga aeroporti çon në sheshin qendror, munda të shoh portretet e dyzet meshtarëve të vrarë gjatë diktaturës komuniste, për të cilët është nisur çështja e lumnimit. Këta u shtohen qindra rregulltarëve të krishterë e myslimanë, vrarë, torturuar e internuar vetëm sepse besonin në Zotin.
Kanë qenë vite të errta, gjatë të cilave u bë rrafsh me tokën liria fetare e ishte e ndaluar të besoje në Zotin, mijëra kisha e xhami u shkatërruan, u shndërruan në magazina e kinema, që përhapnin ideologjinë marksiste, librat fetarë u dogjën e prindërve nuk iu lejua t’u vinin fëmijëve emrat fetarë të paraardhësve. Kujtimi i këtyre ngjarjeve dramatike është thelbësor për të ardhmen e një populli.
Kujtimi i martirëve që rezistuan me fe është garanci për fatet e Shqipërisë; sepse gjaku i tyre nuk është derdhur kot, por është farë, që do të sjellë fryte paqeje dhe bashkëpunimi vëllazëror. Vërtet, sot, Shqipëria është shembull, jo vetëm për rilindjen e Kishës, por edhe për bashkëjetesën paqësore ndërmjet feve.
Prandaj, martirët nuk janë të mundur, por fitimtarë: në dëshminë e tyre heroike shndrit sërish gjithpushteti i Zotit, që gjithnjë e ngushëllon popullin e vet, duke hapur udhë të reja e horizonte shprese.
Këtë mesazh shprese, bazuar në fenë në Krishtin e në kujtimin e së kaluarës, ia besova krejt popullsisë shqiptare, të cilën e pashë entuziaste dhe të gëzuar në vendet e takimeve e në kremtime, ashtu si edhe në rrugët e Tiranës.
I inkurajova të gjithë të marrin energji gjithnjë të reja nga Hyji i ringjallur, për të qenë tharmi ungjillor në shoqëri e për t’u impenjuar, siç po ndodh tashmë, në veprimtari bamirëse e edukative.
Falenderoj edhe një herë Zotin, sepse, me këtë Udhëtim, me dha mundësinë të takohem me një popull të guximshëm e të fortë, që nuk u përkul para dhimbjes.
Vëllezërve e motrave të Shqipërisë u përsëris ftesën për të pasur guximin e së mirës, për të ndërtuar të tashmen e të ardhmen në vendin e tyre e në Evropë.
Ia besoj frytet e vizitës sime Zojës së Këshillit të Mirë, që nderohet në Shenjtëroren me të njëjtin emër në Shkodër, që Ajo të vazhdojë ta udhëheqë këtë popull-martir në udhën e tij.
Përvoja e vështirë e së kaluarës thelloftë gjithnjë e më shumë hapjen ndaj vëllezërve, sidomos ndaj më të brishtëve, dhe e bëftë gjithnjë e më shumë protagonist të atij dinamizmi të bamirësisë, kaq të nevojshëm në kontekstin e sotëm shoqëroro-kulturor.
Do të doja që të gjithë ne të përshëndesim këtë popull të guximshëm, punëtor, që në paqe, kërkon bashkimin.
i Madh mbetesh
mbyllja ishte shume kuptimplote
“pershendesim kete popull qe kerkon bashkimin”
interesante ,,ne si popull kerkojme bashkmin e te gjithe shqiptareve..uroj te ndodhi sa me shpejt
Faleminderi Ati i Shenjte, fjalet e fundit te thena nga Ti, le te shkojne ne vesh te Perendise. Fjalet e fundit ishin ‘kerkon bashkimin’!
Amen !!!
“Qe ne Page kerkon BASHKIMIN”. Domethenese!
Shprehje e goditur e Papes per bashkimin e njerezve te te gjitha Feve ne lufte kunder korrupsionit e pastrimit te parave, qe shqiptareve ua kane vjedhur pasardhesit e komunisteve kriminele para 1990 dhe hajdute me pushtet pas 1990.
Vete Papa ne meshen ne katedralen e Shen Palit kerkoi te punohej shume per te shpetuar popullin shqiptar nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurive te popullit nga komunistet hajdute apo bijve te tyre hajdute me pushtet pas 1990 e deri tani.
Bekimet e Papes i pacin shqiptaret.
Deri tani kjo rilindja e kishes nuk ka sjelle gje ne kete vend,prandaj eshte tu e provu Rama nje tjeter rilindje me bekimin e LSI.
I nderuari Papa Francesko!
Eshte e vertete qe ne Shqiperi ka tolerance fetare,por kjo nuk eshte merite e PRIFTERINJVE E HOXHALLAREVE,por e popullit shqiptar,qe ne shumice eshte ATEIST dhe nuk eshte BESIMTAR!
Ne se fetaret do te kishin sado pak nje rol PAQTUES ne shoqerine shqiptare,NUK DO TE KRIJOHEJ KJO URREJTJE E PERCARJE KAQ E MADHE NE POPULL sipas partive politike,krahinave,dialekteve etj!!!
Vertet keta 40 martiret katolike nderohen,por mos harroni se shumica nuk u vrane per arsye te fese,por se BASHKEPUNUAN ME FASHIZMIN DHE BANDAT KRIMINALE ANTI KOMUNISTE per permbysjen me force te QEVERISE KOMUNISTE qe CLIROI SHQIPERINE NGA MURTAJA NAZI-FASHISTE!!!
Kemi 24 vjet KAPITALIZEM,por populli gjithnje e me shume KERKON ENVER HOXHEN,se qeverite e sotme ,sidomos KRIMINELI Sali Berisha e ka cuar Shqiperine ne FERR!!!
Edhe ju bete propagande ANTI KOMUNISTE,por nuk u kujtuat te AKUZONI FAJTORET e sotem kapitaliste, per NGUJIMIN E MIJRA FAMILJEVE,KRYESISHT KATOLIKE NE VERI TE Shqiperise ,nga GJAKMARRJA!!!
FETE KETO 24 VJET NUK I KANE SHERBYER VELLAZERIMIT TE POPULLIT,por kane bere punen e tyre te shkeputur nga HALLLET E POPULLIT!!!
KISHEN ORTODOKSE E KA ZAPTUAR NJE ANTI SHQIPTAR GREK,JANOLLATOSI,qe punon kunder interesave te shqiptareve!!!
Fale zot, se nuk din c’shkruan… Paska shume shkrues per te cilet duhet kerkuar falje.
Feniks, ti nuk logjikon si shqiptar. Kleri katolik i perfaqesuar nga nje shqiptar i ndritur si At Gjergj Fishta dhe nje Hyjni e gjalle si Gonxhe Bojaxhi, ai orthodoks me martire per mbrojtjen e gjuhes dhe kombit, ai bektashi me perkrahjen pa limit per atdheun, nuk meritonin trajtimin mizor te rregjimit te Hoxhes. Nuk ka pasur kundershtare me te medhenj te italianizmit te kishes latolike shqiptare se At Fishta, nuk ka patur kundershtare me te madh kunder greqizimit te kishes se shenjte orthdokse shqiptare se Imzot Noli, nuk ka patur kundershtare me te ashper te turqizimit te shqiptareve se babllaret bektashinj. Ka patur midis klerit edhe nga ata qe kane njehsuar kombin dhe fene,madje jane vene ne sherbim te hapur te politikes shkombetarizuese, por nuk numerohen as me gishtat e dore. Ne fund te fundit ata qe u vrane ishin shqiptare, dhe ka ardhur koha qe edhe ju komunistet te kuptoni se dielli per shqiptaret lind atje nga perendon, atje ku pati fillimet edhe ideologjia juaj, qe u kthye ne tragjedi njerezore nga barbaret e lindjes, qe sot e kesaj dite e shfrytezojn edhe ideologjine edhe fene per arritjen e politikave te tyre nacional-shoviniste.Kmobi yne ka mbijetuar edhe fale atyre veladoneve te zinj qe u ben drite per shkrimin e kesaj gjuhe me te cilen ti nuk i le te prehen te qete.
Faleminderit papa.i tregove botes me te vertete se kush jane shqipetaret.jame shume I gezuare per te gjitha keto fjale te mira qe ja drejtone popullit tone te dashure.zoti e bekofte shqiperine e zoti I bekofte te tere shqipetaret.kudo qe jane .
zoti te bekofte perjete
Papa na bekon, por fatkeqesisht jemi nje popull i pa civilizuar, dhe shume pas civilizimit perendimor, jemi te keqijte e vetes, fati jone eshte se jemi Evropjane, dhe ata na kane ndihmuar, se te jem Realist me veten dhe te tjeret, do kishim perfunduar si Somalia.
Populli shqiptar te priti te respektoj te nderoj si ne asnjevend tjeter po qe ta dish ti PAPA Francesku paskan shkuar kot se qershia mbi torte ishte bekimi qe i bere Zaho Rames.
PAPE ,Zahua nuk ishte femija model per tu bekuar me aq pompozitet,ai eshte nje pjelle me ngjizje jo natyrale dhe me atesi kushedi kush dhurues sperme,pra i dashur Pape Zahua eshte pjella e ciftit Rama ky modeli me i keq se si duhet te krijohet familja.
Pape ju duhet te zgjidhnit nje familje tjeter,Pape ne se Ti vjen here tjeter te siguroj se do te vijne per te uruar mireseardhjen shume pak njerez .
BASTARD KAFSHE NUK E MERITON TE QUHESH NJERI KATUNDAR I RRITUR NE ERRESIRE DHE TE MENDOSH PO NE ERRESIRE
O alpin domethene o malok, ai Zahua eshte femije i sapolindur, si te gjithe te sapolindurit qe jane me afer se kushdo me Perendine. Ti alpin nuk e kupton dot kete dhe zoti te ndimofte te behesh njeri e te kuptosh.
Alpin koqja, te ka erresuar syte dhe mendjen urrejtja. Papa nuk bekoi familjen e Edi Rames, por femijen e vogel. A ka qenie me te pafajshme se sa nje femije, pavaresishi i kujt eshte, e si ka lindur e ku ka lindur. Sa femije perkedhel dhe bekon Papa ne San Pietro, a mos duhet t’u kekoje biografine ai, para se t’i perkedhele? Radhes tjeter, ti me siguri do kenaqesh po qe se Papa do perkedheli ndonje nga te pjellet e Berishajve dhe do fluturosh nga lumturia.
well, te gjthe lindim mekatare pasi jemi pjelle e mekatit ka thene “Njeri”. pra dhe zalua si gjithe te tjeret nuk eshte i pafajshem perpara zotit por ca me shume e ca me pak mekatare si gjithe te tjeret. hajt ju rujt zoti e ju dhente mend e fuqi aq sa te arrini te ngrini vete breket, te tjerat rregullohen
Fale zot, se nuk din c’shkruan…
O alpin o injorant . Po si mindet t flasesh me ate gjuhe x nj t sapolindur .. ta dinim ti kishim then papes q tia perpiloje ti listen se k t bekonte .. jam I sig q do zgjidhje t parin idhullin e cdo injoranti , krimineli , drogaxhiu , hajduti e vrasesi .. Gjakpiresin e ketij populli , Saliun . Aa po mua m vjen keq q populli shqiptar ecen akoma me tribu .. nk I hap syte e t shohe qarte se ci ka ber saliu ktij vendi .. por ka ende disa q e duan ..
Faleminderit Papa Francesku per fjalet e ngrohta per vendin tim.!
BRAVO PAPA – MIK I MADH I SHQIPTAREVE
Nje falenderim te madhe per Papen ,per vlersimin dhe rrespektin qe ka treguar, per Atedheun tone Shqiperine.
Reklama me e shkelqyer nga nje prej burimeve me prestigjoze ne bote! Ne te vertete nuk e meritojme por mund te punojme shume per t’ iu afruar modelit ndriçues qe na ka falur me shume bujari Papa. Katolicizmit edhe qyteterimit perendimor u duhen me urgjence nje antidote ne formen e tolerances fetare per te balancuar propaganden e marre te ISIS , Al-Qaeda, Al-Nusri etc. Shqiperia mund te kthehet ne nje ure lidhese midis lindjes edhe perendimit. Po te perpiqemi edhe te mos rrime me duar ne xhepa, si me perpara ku prisnim nga “vellezerit” sovjetik edhe me pas ata kinez te na ushqenin duke na dhene kredi pa fund, mund te ecim shume perpara duke e pergjysmuar kohen e hyrjes ne BE. Sllovenia edhe Kroacia vende katolike , te mbeshtetura nga Vatikani jo vetem arriten te shkeputeshin fitimtare nga ish-RFJ por sot kane karriget e tyre ne BE. Nuk kam asnje dyshim qe katoliket edhe bektashinjet do te ecin ne kete rruge, por shpresoj shume qe edhe ortodokset te clirohen nga ndikimi grek edhe myslimanet suni nga ai i Arabise Saudite edhe te ecim ne kete rruge te re qe na eshte hapur perpara ( kur them ortodoks apo myslyman nuk u referohem besimtareve te thjesht por elitave drejtuese). Ka ardhur momenti qe vertet te behemi me “katolik se Papa”!
per popullin shqiptar e ka fjalen e jo per greko-orthodhokset e janulles…..
Ortodokset jane krenare qe kane ne krye prej 22 vitesh Engjellin e Tyre Mbrojtes Janullatosin e Madh.
Edhe vete Papa e vuri Engjellin Janullatos ne te djathte te tij kur takoi udheheqesit e besimeve fetare te tjera.
Rrofte Kryepeshkpi Janullatos!
Falemderojne zotin edhe juve i nderuar Papa Franqesku. Populli yne eshte i shkelqyeshem dhe mirprites pavarsisht se jemi shumica myslimane por politikanet dhe perfajqsusit e fese ne Shqiperi jane te korruptuar dhe njerez te pameshireshem.
Te lutem drejtohu perendise qe te na shpetoje nga to.
Une kam 23 vjete ne emigracjon dhe nuk kam asnje te drejte jam ilegal nuk kam takuar familjen ka mbi 10 vjete. Punoj me ndershmeri pa cenuar askend dhe kontriboj ne bamirsi kur kam mundesi. Jam ndershkuar se jam Shqiptare beje nje lutje brenda mundesive per cdo emigrante shqiptare qe po vuajm shume
Faleminderit shenjteri. Je gjithnje i mirepritur ne token tone, nga te gjithe, myslimane e te krishtere, vec njerit qe nxinte gjate gjithe vizites tende, por qe fatmiresisht per kete popull te vuajtur eshte plakur tashme dhe po e lene fuqite.
Edhe nje here, faleminderit per viziten dhe fjalet e paharruara, shenjteri.
Mbase dite e bardhe per shqiptaret po vjen . Mbase Zoti po na jep shenjen e ndihmes me fjalet e tua e sidomos keto te fundit ” Do të doja që të gjithë ne të përshëndesim këtë popull të guximshëm, punëtor që në paqe kërkon bashkimin.”
Amin !
Mirenjohje dhe falenderime te shprehim Ati i Shenjte !
Papa nuk e njeh mire realitetin ne Shqiperi,historine e saj ose i shmang ato me qellim duke bere nje prapagande jo te vertete qe do t’i behet bumerang,nga e verteta e mohuar prej tij.Papa eshte plotesisht jashte loje.
Me siguri papa ke shume nevoje per keshillat e tua…
Faleminderit juve Papa Fancesku per visiten. Na ke dhene shprese me bekimin tuaj. Je fantastik edhe njeri i popullit.
Dolën të pritën se je një nga mundësit e çlirimit nga komunisto-mafjozët se vetë populli është i paaftë ti qëroj nga Shqipëria
Pse ti nuk mund t’a keshillosh papen,ai eshte boksieri me i zbuluar,mund t’a godasesh kudo,eshte njeri vetem si krijese,koka e botkuptimi i tij jane komplet offside,bile eshte i demshem si duhani.Me vjen shume keq per nje njeri qe akoma beson ne ekzistencen e zotit!
Falenderoj nga zemra Papen per fjalet e mira qe thote pas vzites ne SHQIPERI.
Ata qe duan ti “japin mend Papes”, te cilet nuk mungojne as ne kete forum, nuk tregojne gje tjeter pervec se mendje-shkurtesine e tyre.I ruajte Zoti nga kjo verberi e mendjes se tyre.
Njerez qe ndermarrin “guxime” te tilla, jane vertet per tu misheruar.
Disa filozofe kur konstatojne tek disa njerez se mendja e tyre nuk funksionon sic duhet(si ne rastet e paraqitura ne kete blog), keshillojne qe njerez te tille duhen meshiruar me te vertete, duke i konsideruar keta si te gjumtuar(sakate) nga mendja, madje i konsiderojne keto si njerezit me gjymtimin me te rende.
store e modhe!
papa falenderon popllin shqipo per mikpritjen,poplli shqipo kriminel falenderon papen per faljen e krimeve qe i boni atij poplli,pasi ai u rrefye popullorce,qeveritarce ke papa.
s ka gjo tha papa. jeni te mijte.
dhe poplli krimo toleranto shqipo majmunor i msho avazit t lasht. ksaj rradhe me bekimin e vet papes.: vrit,vidh,kurvno,mashtro,shkerdhatno,kurvno,tritolo,drogno…… ne kurvatriçen qe quhet shqipni,si dhe dhe me gjere,neper ballkan europ e mbar boten.
pritet ne dekaden e ardhshme qe kurvoshkerdhoqimnija shqiptare te kaloj edhe ne planete e tjer te sistemit ton diellor duke marr karakter nderplanetar.
por pllani mbarshqiptar eshte qe karaqikurvnimtarizmi shqiptar te marr permasa galaktike duke u shtrir edhe neper sistemet e tjera diellore te galaktikes sone rruga e qumshtit,deri ne fund te qindvjecarit aktual kjo.
dhe nese ka sukses,der ne fund te milenijumit te tret do te arrijn shqipqiqaret te karakurvnojn ne krejt universin duke arrit shkallen maksimale te shkerdhatnis.
me von shofim e bejm,ndoshta do kalojn shkerdhyeshem ne ndonji univers tjeter paralel…
Vizita e Atit te Shejte i tregoj botes se populli shqiptar eshte i bashkuar pa dallim feje e krahine.
Percarjet ne Shqiperi gjithmone i ka bere o pushtuesi ose politika vendase qe e shikon veten si sunduese (pushtuese).
Falenderime te gjithaneshme Papa Franceskut nga une dhe familja ime myslimane me gjithe zemer , per bekimin dhe fjalet e mira per popullin shqiptar para gjithe botes qe Ai tha dhe i vendosi ne histori ato qe ai tha per viziten e tij apostolike ketu.
Zoti na bekofte ne shqiptareve !
Me se fundi,dhe vete Perendija i bekoi popujt e shqiptarizmit,kudo qe banojn ne trojet e tyre autoktone,me te deleguarin te shenjturuar po
prej tij, Papa Franceskun….
-Askerkush nga besimet e ndryshme fetare,te mos shprehin urrejtjen ndaj njeri tjetrit,per te na zbehur castet e lumturise,qe vete “Perendija” na i zbriti,nga Qielli i tij pafundesise–
Papa u muar vetem me 40 autoviktima,sherbetore te fashizmit dhe harroi 28 mije deshmeret e Atdheut.Edhe kur eshte cliruar Shqiperia ne 1944,Papa i kohes nuk ka thene gjysem llafi per viktimat e per heroizmin shqiptar.Mire do te kishte bere te shkonte te nderonte te renet shqiptare per liri,eshte gjeja me elementare qe behet kudo ne bote ne nderim te te reneve.Jemi te ofenduar nga ky qendrim i papergjegjshem e nencmues i papes.
Papa apo cdo udheheqes fetar nuk merret me Luften. Bibla e thote hapur qe te mos pershiheni ne Lufte, per t’i mbrojtur njerezit nga te pafete qe i sulmojne.
@shqiptar, bibla dhe kurani jane librat ma te pa vlefta ne tregtine
e librit, nese s´me beson, shko ne panairin e librit ma te madhe ne Bote i cili hapet me 8-12 dhjetor ne Frankfurti/Main!
Corrigenda: Panairi ma i madhe ne Bote i librit, hapet me 8-12 tetor 2014!
“shqiptar” Eine tote komunist ist eine gute komunist.!!
Faleminderit Papes per viziten, bekimin qe i dha Shqiperise, uratat qe i dha shqiptareve dhe per fjalet e mira qe foli pas kthimit nga Shqiperia.
Falenderojme Zotin qe vizita e Papes shkoi aq mire e bukur sa qe neve krenohemi me mikpritjen qe i u be.
Falenderojme mikpritesin Kryeministrin Zoti Edi Rama per punen e madhe e te palodhun qe beri qe kjo vizite te ishte e shkelqyer ne te gjitha drejtimet, pa as me te voglin shqetesim tamam ashtu sic e meritonte nje personalitet si Papa Francesku gje ecila ja rriti prestigjin Shqiperise ne arenen nderkombetare.
Papa erdhi të bekojë, apo të fusë sherr ndërmjet besimtarëve dhe ateistëve!?
Pse duhet ta quajë vazhdimisht dhe qëllimisht “regjim ateist”(i tmerrshëm, çnjerëzor…etj) kur deri tani gjithë bota e ka quajtur “regjim komunist”?
Unë dhe mijëra ateistë të tjerë shqiptarë, duhet të ndihemi në faj për barbaritë që bëri regjimi komunist?
Po (të lëmë mënjanë 40 martirët për një çast) gjithë të pushkatuarit, të burgosurit, të internuarit e të persekutuarit e tjerë gjatë komunizmit, mos vallë pësuan të njëjtin fat sepse ishin besimtarë? Mos ishin priftërinj e hoxhallarë? Jo. Komunizmi u soll njëlloj me të gjithë ata që i dolën kundra, besimtarë dhe ateistë.
Harmonia fetare të cilën Papa e merr si shembull, mendoj se është meritë edhe e ateistëve.
Nuk shtohen besimtarët duke sharë ateistët… përkundrazi.
vizita jote do te mbetet e pa harruar ne mendjet e shqiptareve,per kete te pergezojm ,rrofsh sa malet papa Francesku
Nje peitje dinjitoze per nje njeri qe i digjet zemra per njerezimin.FALEMINDERIT Ati i shenjte ku me autoritetin nderkombetar qe zoteroni i treguat mbare botes per njerezit e ketij vendi,te cilet jane fisnike,punetore dhe shume te dhene mbas familjes duke e mbrojtur ate me cdo cmim.Populli shqiptar nder shekuj fene e ka patur si zgjidhje te tij kush mysliman,kush ortodoks,protestan,betakshi etj.por kure nuk ka vene ate mbi Atdheun.Por JU nuk e dini ATI I SHENJTE qe keto 23 vjet populli ka patur ne krye djallin e ketij kombi.Ky lugat nuk la gje pa bere qe ky popull te cfarosej qe nga ndarja veri -juge.Duke lojtur me ndjenjat fetare,ku na futi edhe ne lidhjen islamike pa pelqimin e popullit si dhe na ka ulur kembekryq Jnullatosin i cili predikon greqisht,kerkon te nderojne emrat duke ju dhene pension 3oo euro ne muaj dhe rine njerezit duke ofenduar dhe share njeri tjetrin.Populli vleresoi viziten tuaj qe predikuat URTESI,BASHKEJETESE,DHEBESIM TEK ZOTI. Pra edhe njehere faleminderit.
O papa le te bekoj edhe 48 or se ka do shqiptsr qe e kan leshuar kalin pa frena edhe si zë as bekimi i papes..
Faleminderit At i shenjte.
Faleminderit per tre mesazhet,
“Shqiperia wshte vend Europian”
“Ne shqiperi ka vllazeri mes feve”
“Dhe se shiponjat e Mojsiur ulen ne kete toke”
Falemindrit.