Takimi i ministrave të Jashtëm të rajonit/Bashkëpunim për energjinë dhe infrastrukturën

24 Shtator 2014, 14:19Politika TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati,  mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të gjashtë  vendeve  të rajonit, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi,  që u  zhvillua në Nju Jork.

Ky takim u krye në kuadër të nismës për “Bashkëpunim të Përforcuar në Kuadër të Procesit të Stabilizim – Asociimit” (Enhanced Cooperation within the Stabilization and Association Process) dhe pason takimin e mbajtur më 10 korrik në Kotorr.

Përveç ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në këtë takim morën pjesë  Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, e cila do të drejtojë politikën e jashtme të BE-së.

Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi i vendeve të rajonit në fushën e infrastrukturës dhe atë të energjisë në vazhdën e Konferencës së Berlinit. Nëpërmjet këtyre takimeve jo formale synohet krijimi i një mekanizmi koordinimi për gjashtë vendet e rajonit të përfshira në Procesin e Stabilizim Asociimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje