Bashkohen dosjet për Fullanin

25 Shtator 2014, 16:06Politika TEMA

Hetimi ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani i akuzuar për shpërdorim detyre, pas vjedhjes e 713 milion lekeve nga Banka e Shqipërisë, do te bashkohet me hetimin e nisur nga Prokuroria per abuzimet me fondet ne këtë institucion.

Kjo dosje ishte nen shqyrtim pas kallëzimit te bere nga Kontrolli i Larte i Shtetit pak muaj me pare dhe përfshin blerje objektesh, rikonstruksione godinash dhe marrje me qera te ambienteve nga banka, raporton Vizion Plus.

Ne këtë mënyrë Fullani ndahet nga te pandehurit e tjerë, te akuzuar për vjedhjen ne thesar. 

Por burime nga grupi hetimor thane për Vizion Plus se kjo procedure mund te ndiqet për disa te pandehur te tjerë.

Te mërkurën, prokuroret i kane komunikuar te pandehurit Klevis Bejtja, nipit te Ardian Bitrajt, akuzën e re, për “vjedhje bankash ne bashkëpunim”.

E njëjta akuze pritet t’u komunikohet edhe dy te pandehurve te tjerë Mimoza Bruzia dhe Ardian Bitrajt, te cilet pritet te shkojnë te paret per t’u gjykuar. Nga ana tjetër ka nisur një hetim edhe për mënyrën se si është kryer auditi nga Banka Qendrore, i cili konkludoi se ishin vjedhur 713 milion lekë.

Prej ditësh disa eksperte kontabël te kontaktuar nga organi i akuzës po ribëjnë auditin në departamentin e thesarit, pasi dyshohet se shuma mund te jete me e madhe.

Sipas akuzës, shifra e cila do të dalë nga rinumërimi i Prokurorisë, pritet të sjellë zhvillime të reja.

26 komente në “Bashkohen dosjet për Fullanin”

  1. juxhini says:

    Po ishalla po bejne ndonje gje te hajrit, ky tipi eshte per burg e cfare burgu.

    1. poli says:

      Ishalla po na bo naj gjo tamam kjo prokuroria i her njet tvet se sa per sy e faqe po punon mduket.

      1. koli says:

        Nuk i hame me kto ne po zhdukini kto prokuroret e qelbet se na e kane shpifur fare, i bejne sa per sy e faqe me demek se po punojn e prap neper shpi i cojne se me qon ashtu ishte ne burg fullani sot/

        1. Pilo Lala says:

          Mos u beni merak, se ky majmun do shkoje ne burg per kohe te gjate. Aty do punoj guzhinjer.

    2. albina says:

      ISHALLA SE ESHTE MAJMUR ME SHUME SE SHEIKET

      1. ------ says:

        kur flet edhe ti per majmeri qe e ke nje cice 5kg.

  2. caku says:

    Po te ishin hapur dosjet qysh ne fillimet e pluralizmit,fullani& co.nkk do te ishin ne ato poste te rendesishme.Urgjentisht te hapen dosjet !

  3. grikizgej says:

    A të keqen o Fudhan.

  4. LORA says:

    Une pres vetem rezultatin e auditit (inventarit) te organit te akuzes.
    Sa per bashkimin e tere kuserimeve te fullhajnit ne te njejten dosje,,,,,,nuk e quaj lajm.

  5. sherifi says:

    Po te ishte drejtor ose pronar i nje banke private, te te bente keto shpenzime marramendese ky fullani ?

  6. Pelasgian says:

    tallin bolet kta plehrat….

  7. Kris says:

    Vendimi I Gjykates : -S’ka veper penale!

  8. taso kume says:

    TE ishte ne AMERIKE me 700 vjet burge si denim dhe sekuestrim te pronave dhe llogarive bankare,eshte ne mes te ajduteve do shpetoje,nje mozaik i (çudirave SHQIPTARE).

  9. ilir says:

    seshte per te pritut ndonje gje nga gjykata.

    e nxoren nga burgu me arsyetimin qe ka bashkepunuar me prokurorine.
    gjykates lekist,
    kur dihet qe fullani si ka thene nje fjale prokurorise dhe nuk ka hapur gojen.

    vrasesi me i madh ne shqiperi eshte ai gjykates qe ka nxjere me shume vrases dhe kriminel nga burgu,

    sa per hajdutin me te madh ne shqiperi
    vendin e pare e ze fullani
    dhe te tjeret duhet te perpiqen shume me tja zene vendin.

  10. ilir says:

    Te nderuar Mero, gazetare, prokurore.

    mund te na thote njeri sa ka qene shuma e lekeve te demtuara
    qe jane “djegur” 5 vitet e fundit, nga inteligjenti Fullan.

    ajo eshte skema qe ka bere shume miljardera ne shqiperi.

  11. I ndereshmi says:

    Fulllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll
    Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Jjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj
    Niiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
    Paska vjedhur e I Paska qire motren

  12. Odeta says:

    Po anetaret e Keshillit te Mbykqyrjes, si hajdute qe mendohen, a do te denohen?

  13. Vladimir says:

    Nuk do te doja te humbas asnje minute me kete njeri. Drejtesia te beje punen e saj. Sot e rendesishme eshte t’ju gjendet zot lekeve te shqiptareve qe jane vjedhure e shperdoruar si mall i hasmit. Ky eshte problemi.

  14. dajti says:

    Nje vere ne uje do beje llala me prokuroret e tij showmen. Do denojne ca viktima te vogla dhe do shpetoje te medhenjte.
    Nuk thoshin kot para viteve 90-te, keto jane regjime antipopullore dhe shfrytezuese te popullit.

  15. Heart Of Europe says:

    Ky e bën gjumin rehat.
    Gjeti dhe bëri.
    Si të gjithë aty . Vodhi me mjeshtëri :-B. për këtë i takon të paktën një titull:
    Ministër Financash ose Ministër i Drejtësisë.

  16. shqip hesapi says:

    Lereni lajmet e kota.Kur te denohet me 20 vjet burg dhe konfiskim te pasurise atehere na beni lajme.

  17. ylli says:

    Ai bir kurve dhe me pushkatim e ka pak pasi ka vjedhur pasurine e ketij populli kaq te varfer.

  18. toni says:

    derisa populli te merret me politike dhe politikanet me vjedhje, vrasje dhe poshtersira POPULLI YNE DO TA MBAJ GERNETEN SI GJITHMONE NE GOJE, sic e kemi mbajtur me shekuj.

  19. rrushi says:

    Fullanit do ti rruajne trapin.bashkimi i ceshtjeve eshte lajm qe prokuroria e ka arrestuar kot dhe tani kerkon gjilperen ne kashte per ti gjet ndonje gje.

  20. PO! says:

    Hajdutet pohetohen e do te gjykohen nga hajnat.Pa shtet e pa drejtesi nuk behet prokopi.Le te gjenden ku i kane fshehur apo ku i kane bere prona.Te konfiskohen vilat e gjithshka kane brenda e jashte Shqiperise.Ata kane edhe kryer vjedhje te tjera tokash e pronash te organizuara me rrethin familjar e miqesor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje