Hetimi për dy anëtarët e KLD, zbardhen emrat e anëtarëve socialistë të Komisionit

25 Shtator 2014, 14:27Politika TEMA

Zbardhen emrat e deputetëve socialistë që do të përbëjnë Komisionin Hetimor që do të kërkojë shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, konkretisht, nënkryetarit Elvis Cefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj.
 
Komisioni që do të funksionojë për 1 muaj, i përbërë nga 9 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ka si anëtarë të mazhorancës deputetët Armando Subashi,  Taulant Balla, Ulsi Manja, Spartak Braho dhe Besnik Bare. Kryetar i Komisionit do të jetë Armando Subashi.
 
4 emrat e tjerë i takojnë opozitës, e cila vijon bojktotin parlamentar prej muajit Korrik, që pas incidentit të ndodhur në Kuvend me deputetin Strazimiri dhe dy socialistët Ndreu e Ndoka. Opozita e ka cilësuar si të jashtëligjshme kërkesën për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
Sipas projektvendimit të Komisionit të Ligjeve është parashikuar që drejtimin e këtij komisioni ta ketë mazhoranca si grupi nismëtar për ngritjen e komisionit hetimor. Afati i parashikuar për këtë komision është një muaj dhe pritet që javën që vjen të bëhet edhe seanca e parë e konstituimit të tij.
 
Pas konstituimit të komisionit hetimor, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj do të kalojnë në hetim parlamentar lidhur me veprimtarinë e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe sipas të gjitha gjasave, pasi të mbaroi afati i komisioni mazhoranca do të votojë edhe shkarkimin e dy anëtarëve të KLD.

3 komente në “Hetimi për dy anëtarët e KLD, zbardhen emrat e anëtarëve socialistë të Komisionit”

  1. kokepalari rama. says:

    enveri ju ipte bare per te henger tash rama po ju jep kare me zhele.

  2. LUL KRIMINELI DHE SALI KRYEKRIMINELI says:

    PSE HARXHONI KOHE ME BUROCRACI ,,,,,,REFERENDUM POPULLOR ,,,TE SHKARKOHEN TE GJITHE
    NGA BUJAR MEHMETI DHE TE GJITHE KELYSHET E KURVAVE QE SABOTOJNE. DREJTESINE ,,,,,
    DREJTESI ME MBROJTESIT E KRIMINELEVE TE PADENUAR ,,,DHE HAJDUTET E MILIARDA EUROVE
    NUK MUND TE BEHET ,,,, ,,, U LODH USA ,,,EUROPA ,,,PA HARRUAR SHKATERRIMIN. E POPULLIT
    SHQIPETAR ,,,,DREJTESI DREJTESI ,,,,POR KUJT JA THONE ,,, KETA KANE VJEDHUR DHE KANE VRARE
    PER TE VJEDHUR. POPULLIN SHQIPETAR ,,,, DHE NUK LEVIZIN NGA KARRIGET ,,,,,
    DUHET TI SHKULIN ME FORCE DHE JO ME FJALE. ,,,,,

  3. LORA says:

    I uroj pune te frytshme ketij komisioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje