Naço: Një pjesë e anëtarëve të KLD me axhendë personale dhe shkelje flagrante

26 Shtator 2014, 12:00Politika TEMA

Shkeljet flagrante në Këshillin e Lartë të Drejtësisë e bëjnë të domosdoshme reformën në këtë institucion, por edhe më gjerë, në të gjithë sistemin gjyqësor në vend.

Kështu u shpreh  ministri i Drejtësisë Nasip Naço, duke reaguar edhe ndaj përpasjeve të krijuara mes mazhorancës nga njëra anë dhe KLD e opozitës nga ana tjetër përsa i takon  ligjit të ri të KLD-së, që pas hyrjes në fuqi, pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
 
“Ka ardhur koha për një reformë të thellë në të gjithë sistemin gjyqësor. Kjo nuk është reforma në drejtësi. Reforma do të jetë më e thellë, do të prekë të gjithë institucionet e gjyqësorit”, u shpreh ministri Naço.
 
Ministri i Drejtësisë akuzoi se  një pjesë e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë patur axhendë personale dhe shkelje flagrante.
 
“KLD ka përgjegjësi të madhe në opinionin publik. Situata është problematike dhe këtë fakt e kanë evidentuar edhe partnerët ndërkombëtarë. KLD ka bërë shkelje me emërimet e 21 kryetarëve të Gjykatave. Ndërsa 16 magjistratë u emëruan në vend të largëta. Dhe në Tiranë u emëruan njerëz pa meritë”, u shpreh ministri i Drejtësisë.
 
Ndërsa sa i përket kandidaturës së ish-kryeprokurores Ina Rama për postin e nënkryetares të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Naço thotë “Ina Rama ka gjithë të drejtën që të kandidojë për nënkryetare e KLD-së. Por ky nuk është shqetësimi im”.
 
Mazhoranca tashmë ka ngritur një komision hetimor për të kërkuar shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçajt, pas shkeljeve të evidentuara nga dy zyrtarët. Komisioni do të ketë një mandat 1 mujor, ndërsa në krye të tij është socialisti Armando Subashi.

7 komente në “Naço: Një pjesë e anëtarëve të KLD me axhendë personale dhe shkelje flagrante”

  1. kokepalari rama. says:

    sot vllehoserbo greket po e udheheqin shqwiperine.enveri ju nenshtroi rama ju poshtroi naqwo po ju dhjen -kokepalarert nuk e ndjejne.55 vite hengret bare ne vende te bukes tash hani quke e ngjala se bashku me qelbsiren rama.

    1. ivani i madh says:

      o trap harove dhe 16 vjet hengret rahje e plumba nga Berisha apo ketu te djek menderia dhe bere sikur harove o pegeria e Sales

  2. arsen says:

    Z. Naço!
    Larg duart nga gjyqesori! Politika duhet te hartoje Ligjin dhe te veproje si ndertuesit.
    Mbaro ndertesen, dorezoi çelsat pronarit…dhe mirupafshim!
    Filloni nga Kushtetuesja dhe mbaroni tek gjykatesi i fundit i emeruar.
    Me pas lerini te veteadministrohen, pa haruar FUQINE QE DUHET TI JEPNI AVOKATURES DHE DHOMES SE AVOKATISE.
    Jane avokatet ata qe duhet te çojne çeshtjet e humbura deri ne Strasburg.

    Perderisa qytetari paguan, drejtesia te çohet ne vend!

  3. asteri says:

    z. minister jemi ngopur me fjale me mire flasin veprat.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Viheni Ina Ramen ne KLSH o ILKPD te rregulloj institucjonin se jane kthyer ne han e qoka o derezinj..

  5. . says:

    ***********************************************************************************************

    Gjejeni kush e ka thene kete shprehje qesharake …. ?

    “Çdo qelizë e trupit tim vuan për fatin e shqiptarëve, Edhe pse unë qesh”

    ***********************************************************************************************

  6. FREDI says:

    ANKESE

    Z. Bujar LESKAJ

    Kryetare i Kontrollit te Larte te SHtetit
    TIRANE

    I nderuar Z. LESKAJ !

    Ne referim te nenit 7 te Ligjit Nr. 8270, date 23.12.1997 “ Per Kontrollin e Larte te SHtetit” i ndryshuar po ju paraqes si me poshte
    Quhem Fred Përkola. Jam me banim ne fshatin Gryke Lumi Komuna Shenkolle Qarku Lezhe.

    Kjo ankese ka te beje me veprimet e kundraligjeshme ne dem te shtetit te kryera nga institucionet shteterore Drejtoria e Pergjitheshme e RRugeve ( Autoriteti Rrugore SHqiptare) Tirane dhe Ministria e Transporteve Tirane ne favor te shtetasit Nikoll Ndue Prenga me banim ne fshatin “ Qazim Pali” Borsh Sarande i cili me dokumenta pronesie te fallsifikuara ka zhvatur nga buxheti i shtetit shumat 4.500.000 e 2.600.000 leke . Kjo zhvatje eshte kryer nga ana e tij me ane te Shpronesimit nga Drejtoria e Pergjitheshme e RRugeve te nje siperfaqe toke are e truall e konkretisht pasurite me nr. 243 e 17 Z.Kadastrale 3599 ne fshatin Thirre Komuna Fane – Mirdite pjese e autostrades RReshen – Kukes.

    Me V.K.Ministrave nr.268 date 5.3.2008 ne nr.rendore 70 dhe 71 ne favor te Tonin Mark Prendi ( Prenga) ne Nr.Z.Kadastrale 3599 me nr. pasurie 243 me sip truall 300 m2 eshte shpronesuar ne vlere 4.500.000 po keshtu ne nr. rendore 71 ne favor te Tonin Mark Prendi( Prenga) ne . ZK. 3599 me Nr.Pasurie 17 eshte akorduar si demshperblim vlera 260.0000 leke .

    Shuma e mesiperme eshte akorduar me V.K.M. nr. 268 date 5.3.2008 ne emer te Tonin Mark Prendi( Prenga) dhe eshte terhequr me prokure te posaqeshme nga shtetasi Nikoll Ndue Prenga.

    Shtetasi Nikoll Ndue Prenga kete shume e ka zhvatur ne dem te shtetit duke perdorur dokumenta pronesie te fallsifikuara ne emer te djalit te vellait te tij Tonin Prenga , veprim per te cilin nga Gjykata e Rrethit Gjyqesore Lezhe me vendimin nr. 53 date 10-03-2011 eshte gjetur fajtore duke e denuar me nje vit burgim, e 400.000 leke gjobe vendim i cili eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Shkoder me vendimi nr 60 date 05.04.2012., dhe nga gjykata e larte me vendimin nr 958 date 26-06-2014 mospranim rekursi

    Po keshtu Gjykata e Rrethit Gjyqesore Lezhe me vendimin nr. 707 date 24-10-2003 ka konstauar si apsolutisht te pavleshem dokumentata e pronesise qe i perkasin pasurise me nr.243 e 17 qe sherbyen si baze per shpronesim dhe kalimin e kesaj pasurie ne favor te shtetit , vendim i cili eshte lene ne fuqi me vendimin nr 1489 date 07-05-2014 nga Gjykata e Apelit Administrativ Tirane.

    Nje ankese e tille eshte paraqitur dhe nga babai im P.P qe ne muajn janare 2013 por ju nuk keni kthyer asnje pergjigje konkrete per ankesen e tij

    Ne rast se jeni te interesuar siq ju detyron ligji me dergoni email qe une te ju dergoj gjithe lenden dokumnetare qe pershkrova me larte

    FRED

    ka tre vjet qe kjo ankese eshte tek Bujar Leskaj tek Zyra e kryemistrit , tek Zyra e Ministrit te Transportit dhe sdo ta ja dije njeri.

    Kjo eshte rilindja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje