11 miliardë euro financime për rajonin/ BE: Deri në 2020, Shqipëria përfiton 649.5 milionë euro

26 Shtator 2014, 13:12Politika TEMA

Komisioni Evropian ka bërë publik planin se si Bashkimi Europian do të mbështesë përpjekjet për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për 7 vitet e ardhshme.

Financimi, i miratuar nga BE vitin e kaluar, arrin në 11 miliardë euro, nga të cilat vendi ynë do të sigurojë në total deri në vitin 2020, 649.5 milionë euro.

Sipas këtij plani financimi, fondet për vendin tonë në këtë vit do të vijnë duke u shtuar, ndërsa janë parashikuar 83.7 milionë euro. Shumën më të madhe të financimit vendi ynë do ta përfitojë përgjatë viteve 2018-2020, ku do të marrë në total 296.3 milionë euro financime për zbatimin e reformave të kërkuara nga BE.

Ndërkohë thuajse në të njëjtat shifra do të jetë financimi edhe për zbatimin e reformave edhe për shtetin e Kosovës, ku në total do të marrë 645.5 milionë euro. 
 
Komisioneri Evropian për zgjerim Stefan Fule, e cilësoi këtë si një lajm shumë të mirë për të gjithë vendet e rajonin që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian, në zbatimin e reformave që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve si dhe në krijimin e urave lidhëse mes vendeve të Ballkanit.
 
“Ky financim është një lajm shumë i mirë për rajonin. Kjo do tu ofrojë mbështetje atyre vendeve me një perspektivë evropiane për zbatimin e reformave që do të ndikojnë drejtpërdrejt qytetarët, të ndihmojë ata të ecin përpara në rrugën e tyre për BE-në dhe për të ndërtuar ura lidhëse me fqinjët e tyre”, tha Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Stefan Fule. 

18 komente në “11 miliardë euro financime për rajonin/ BE: Deri në 2020, Shqipëria përfiton 649.5 milionë euro”

  1. zambi says:

    Pet te perfituar fondet si investim direkt(investim 100% ne infrastrukture) dhe jo asistence teknike (rroga dhe shperblime per ekspertet e BE) Shqiperia duhet te perfundoje procesin e akreditimit te Drejtorise te Auditit për projektet e BE-së.

    Ky proces akreditimi eshte bllokuar nga ana e BE per shkak te veprimeve te qeverise(levizja e stafit te trajnuar nga ana e BE) keshtu qe shume nga ato leke do i rikthehen BE si rroga dhe ne do na ngelet fatura.

  2. LORA says:

    Motorri Merkel nisi punen .Ky eshte gezim i madh.
    Urime per gjithe shqiptaret patriote dhe konvulsine per mortjemadhin brekedhjere.

  3. real says:

    po pse nuk e kane bo 650 milion ato legena por e kane lone 649.5 !!!!!!!!

    1. MERITONI says:

      real

      hahahahahhahaahhahahh,me fal,hahahhahaha!!!!!!

    2. Korabi says:

      Dava legenash mire e ke, une mendoj mos i pranojme fare.

  4. shqiptar says:

    qekan lodh kaq i vjedhim vete nga banka

  5. besim says:

    e kane lene me .5, pasi kane perjashtuar ca loqe si puna jote Real dhe e ketij sqapit tjeter me nofken Shqiptar

    1. real says:

      hajde me ferko pak llullen!

  6. rita says:

    O burra, se u bë deti kos…!!!

  7. elvis says:

    Shifi si i ndihmon kjo kucka evrope me nje 1 milliard e 500 million euro kurse ne as sa gjysma e atyre sna kan then

  8. Ja do i hane militantet e PD-se qe po rrijne akoma neper institucione… U bene 9 vjet qe akoma po vazhdon te qeverise PD-ja … teksa i kemi akoma keta lloj robish neper institucione , sado qe e ka fituar ky Rama , ata prap po qeverisin , akoma po rrijne neper strukat e tyre.

  9. nastrudini says:

    Vetem kombinati mao ce dun ka kushtuar me shume

  10. maximus says:

    po turqia perse mer pare nga eu,

  11. gora says:

    e cjane ato leke per shqiprine!!! nje flluske sapuni649.5 milion nuk jane asgje. kjo eshte perestrojk evropiane.per te terequr ne hunde si te duan. shqiprin e bejn vetem shqiptaret nese duan.

  12. Bentirona says:

    O burra therrisni Saliun dhe fullhajnin

  13. Stefan tyryFyle says:

    Maqedonia me e vogel se ne , mer me shume , Kosova me e vogel se ne mer sa ne, Serbia 2.5 here me shume (ato 2.9 miliardet nuk kuptova fareper se jane, por edhe askush nuk na i sqaroi se nuk i dine as vete)Turqia, qe nuk eshte e “Balkanit Perndimor” 4,5 milarde.
    Bravo te qofre Fyle, Bravo Europa e leshit , Bravo Edi rilindasi. Ia aritet te na poshteroni perseri.
    A e kuptoni se ne raport me popullsine, pra sic thuhet “per fryme” ne na kane dhene me pak se te tjereve (perjashto Turqine, por ajo nuk eshte “Ballkan Perndimor”)

  14. Ervis says:

    650 mln eur , deri me 2020! Shume qesharake, kaq duhet te na mbeshtesnin menjeher cash vetem per nderhyrjen ne lazarat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje