Braho: Të hetohen pasuritë e anëtarëve të KLD-së dhe lidhjet familjare

26 Shtator 2014, 13:29Politika TEMA

Konstituohet Komisioni Hetimor parlamentar lidhur me verifikimin e akuzave ndaj dy anëtarëve të KLD-së, Elvis Cefa dhe Lulzim Lelcaj.

Një ditë pasi Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor, deputeti socialist Armando Subashi i ka bërë thirrje opozitë që të jetë pjesëmarrëse, për një hetim të plotë të çështjeve që lidhen me 10 shkelje, të konstatuar nga deputetet e majtë.

“Do doja që këtu të ishte dhe opozita, përfaqësuesit e saj. Është një thirrje e sinqertë pasi kur bëhet fjalë për vendime të tilla kushtetuese, bashkëpunimi mes krahëve politik është i rëndësishme, nëse do ishte opozita këtu puna do ishte shumë e plotë dhe kjo do ti shpërbente dhe KLD Do i bëj thirrje opozitës që të sillte në këtë komision përfaqësuesit e vetë. që të realizojmë këtë detyrë që na ka ngarkuar Kuvendi i Shqipërisë”, tha Subashi.

Në mbledhjen e parë të Komisionit, gjithashtu u caktua si Sekretar i tij Ulsi Manja, i propozuar nga deputeti i PS-së, Taulant Balla.

Në vijim u miratua me të gjitha votat e anëtarëve socialistë të Komisionit, drafti i rregullores së Komisionit Hetimor.

Balla gjatë fjalës së tij propozoi që të hiqet neni 21, sipas të cilin ka disa parregullsi. më tej ai shtoi se e gjithë puna e Komisionit duhet të fokusohet tek mbarimi në afat i të gjitha hetimeve.

“Komisionet Hetimore kanë krijuar traditë në Komisionin Parlamentar. Dhe ky komision do jetë në kuadër të kësaj tradite. Kjo rregullore është e konsultuar dhe me opozitën parlamentare sot, Ajo bazohet në rregulloren e Kuvendit, dhe në atë paragraf kushtetues. Ndaj ta miratojmë rregulloren, pasi është udhërrëfyesin e punës tonë dhe nuk kërkon kohë. Vetëm tek neni 21 duhet bëhet një ndryshim. Duhet të përmbushim afatet, dhe mos të shkojmë deri në fund, duke u dashur që kuvendi të shtyjë afatin. Kjo ka qenë problematikë e komisioneve të mëparshme”, tha Balla. 

Ndërkohë Spartak Braho u shpreh se bazuar në nenin 9 të rregullores, do ishte me vlerë për Komisionin që të gjykonte dhe çështje të KLD-së që lidhen me stafin dhe pasurinë, apo dhe emërimet e punonjësve që kanë konflikt interesi për shkak të lidhjeve familjare.

“Të hetohen lidhjet familjare me stafin e anëtarëve të KLD-së, si dhe pasuria e Cefës dhe Lelçaj. Ndaj duhet ta hetojmë dhe këtë pjesë”, tha Braho. 

Komisioni u ngrit, pasi 39 deputet të majtë dorëzuan pranë Kuvendit një kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Elvis Cefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj, sipas të cilëve kanë shkelur ligjin. 

Anëtarët socialistë të Komisionit janë Besnik Bare, Spartak Braho Taulant Balla dhe Ulsi Manja. Ky komision pritet të hetojë për rreth një muaj veprimtarinë e dy anëtarëve të KLD-së. 

Opozita e cila bojkoton punimet e Kuvendit prej disa muajsh, ka 4 anëtarë në Komision.

5 komente në “Braho: Të hetohen pasuritë e anëtarëve të KLD-së dhe lidhjet familjare”

  1. Egi says:

    Po Cefa grun aty e ka keshilltare te Braces… perralla me mbret…

  2. BESO says:

    « Një zog mbi një pemë nuk ka kurrë frikë se mos thyhet dega, sepse ai ka besim në krahët e tij e jo tek dega».
    – Shqiptarët, që kanë besim vetëm tek «Aleatët» e jo në veten e tyre, po provojnë 70 vjet zhgënjime me lloj-lloj «Aleatësh», pa e nxjerrë dot mësimin e duhur. Si popull, nuk kemi tru as sa një zog…

  3. . says:

    ***********************************************************************************************

    Gjejeni kush e ka thene kete shprehje qesharake …. ?

    “Çdo qelizë e trupit tim vuan për fatin e shqiptarëve, Edhe pse unë qesh”

    ***********************************************************************************************

  4. mergimtar says:

    MJERE ATA QE SKANE NE DORE DICKA PER TE VJEDH,VJEDHJE ESHTE ZANATI I HAJDUTVE ME SHKOLLE DHE KOLLARE NE SHQIPERINE KU PUNET E DREJTESISE SE PADREJTE SHKOJNE CORAP.REMPALLE KA PER TE SHKUAR ATJE KU QENI TE ZOTIN NUK NJEH,HAJDUTET THERASIN KAPINI HAJDUTET .GJITHKUSH QE KA NJE POST APO DETYRE NE SHTET MENDON SI TE VJEDH DHE JO TE KENAQET ME RROGEN QE MER.NE SQIPETARET KOKEN E KEMI NE VEND TE KEQ,MENDOJME VETEM SI TE VJEDHIM SI TE MASHTROJME SI TE VRASIM .

  5. Saranda e shperfytyruar nga trafikantet. says:

    Z.Braho
    Regjistroni pronat ne ZRPP per te gjithe Shqiperine ,pajisini shqiptaret me Certifikatat e pronesise.Pasi te jene regjistruar ne Sistemin Elektronik te gjitha pronat ne ZRPP del menjehere se kush nga KLD ka pasuri perallore.Me metodat selektive te tipit sigurimi shtetit nuk ecet sot ne vitin 2014.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje