Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Pjesëmarrja në votim 60 %, Berisha voton i fundit

28 Shtator 2014, 20:54Politika TEMA

Në votimin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD kanë votuar rreth 60 % e delegatëve nga 7500 që kishin të drejtën e votës.

I fundit që ka votuar për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar ishte ish-Kryeministri Sali Berisha.

Përgjatë punimeve të Kuvendit dje dhe sot, kanë mbajtur fjalimet drejtues të PD, dhe kryetarë të kësaj force politike në rrethe.

Në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike kanë votuar pjesa e delegatëve të cilët nuk votuan dje, për të zgjedhur emrat e një numri të madh funksionarësh të Partisë Demokratike, duke nisur nga sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë, deri tek drejtuesit e departamenteve, përgjegjës për përgatitjen e platformave politike në PD, përfshi këtu edhe programin qeverisës dhe elektoral të partisë.

Pas mbylljes së procesit të votimit, pritet që të nisë edhe procesi i numërimit të votave në orën 20:00 nga ku do të dalë edhe Kuvendi i ri i Partisë Demokratike.

Gjatë ditës së shtunë në konventën e mbledhur për të miratuar ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike si edhe për zgjedhjen e Kuvendit të ri Kombëtar të PD-së, kanë votuar pjesa më e madhe e 7500 delegatëve. Sipas ndryshimeve të bëra, në këtë Këshill pritet që të jenë rreth 300 anëtarë.

Në ditën e parë të Kuvendit u mbajtën fjalimet kryesore nga kryetari aktual i PD Lulzim Basha dhe ish-kreu i saj Sali Berisha. Po kështu dje u miratuan ndryshimet në statut si dhe u votua për 150 vende në Kuvend.

Në fjalën e tij, Basha u kërkoi ndjesë anëtarëve të kësaj partie por edhe qytetarëve për gabimet që u bënë gjatë qeverisjes “Berisha”, duke u shprehur se në mandatin e dytë qeverisës të së djathtës, shumë nga të zgjedhurit e Partise Demokratike u bënin sehir halleve të qytetarëve nga xhamat e zinj të makinave të tyre duke krijuar kësisoj distancën që solli rënien e së djathtës nga pushteti qeverisës.

7 komente në “Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Pjesëmarrja në votim 60 %, Berisha voton i fundit”

  1. Dielli mbi KORAB says:

    Ne jemi MBEDHUR…
    Lexoni si e shkruan shqipen Sal Gerdeci.
    Pjesë nga fjalimi i publiku ne FB.

    Fjala ne Kuvendin Kombetar te PD!
    27. September 2014 um 16:59
    Të dashur delegatë dhe delegate të Kuvendit të Partisë Demokratike,
    Demokrate dhe demokrat shqiptarë kudo që jeni,
    I nderuar zoti Kryetar,
    Zotërinj deputetë,

    Së pari përshëndetjet e mia më të përzemërta, këtij kuvendi dhe delegatëve të tij.
    Ne jemi mbedhur sot në këtë kuvend historik, kurorëzimi i një procesi që nisi me zgjedhje direktme votën e të gjithë anëtarëve të kryetarit te PD-së, zgjedhjet në të gjitha seksionet, degët e PD dhe ripërtëritjen, më të shpejtë e më të madhe se kurrë, të Partisë Demokratike. Këto janë arritje historike për PD, sepse PD mblidhet sot më e madhe, më e fuqishme, më e bashkuar, më e përtërirë, më e gatshme se asnjëherë më parë, për betejat e saj…………

  2. gurgac says:

    po juve ku qendronit more legena duke u hapur bythsh se na ka votu partia e di une ju si kuptoni kto gjana te beni sikur them une e mos bani si baj une jane montime na kan inat ju vrasim prap ta baj fetyren me te zez se kpuca lavire bulevardi kur me mbushet mendja e baj une ja u bi fazllicin ktu ne parlamnt duhet te zhdukeni nga politika qe te jetojne njerezit te lire

  3. Analisti Politolog Qim Hasimovic Nurellar-beu says:

    votoi dhe baca sy-shkaba

  4. jar_kingu says:

    Adriatik Llalla:
    Perse nuke e arreston shtetasin sali berisha?
    cfare te mungon qe ta arrestosh dhe ta cosh ne biruce?
    ka vrare njerez ne mase dhe terror kunder populates shqiptare ne gerdec ne tirane,ka ushtruar aktivitet kunder eshte terrorist islamim me lidhje te drejtperdrejta me organizata islamike ka veprimtari terrorriste qe jane te regjistruar me figure dhe ze.
    ka komplotuar kunder ambasades amerikane ne 1998, ka sulmuar forcat paqe ruajtese gjermane ne ne te njejtin vit dhe ka sulmuar personelin a ambasades gjermane…

  5. al says:

    A kishte ndonje parti te huaj apo ambasador pjesmarres ne kete kuvend te rendesishem te PD

  6. ujkuplak says:

    1- Enno Bozdo nen kryetari i Bashkise Tirane
    2- Etion Kapetani Administratori i Pergjigjthshem
    3- Taulant Zeneli Drejtor i Pergjithshem i Planifikimit te Sherbimeve
    4- Florian Pustina Drejtor i Pergjithshem i Urbanistikes
    5- Greta Deljani Drejtoresha e Kabinetit
    6- Alma Marku Drejtor
    7- Artan Pogoni Drejtor
    8- Arben Skenderi Drejtor
    9- Dhurata Çupi Drejtor
    10- Pal Dajçi Drejtor
    11- Lindita Dedegjoni Drejtor
    12- Nevila Xhindi nenkryetare e Bashkise Tirane
    Pervec ketyre jane dhe Pergjegjesa Sektori dhe specialista te cilet jane pjese e kesaj liste per 285 vendet per antare te keshillit kombetar.
    Mos u lodhni te numuroni vota se keta njerez kane fituar duke patur parasysh pozicionin e tyre dhe duke qene se z.Basha ka thene “Qytetari eshte i Pari”, nenkryetaret e bashkise sebashku me drejtorat e Bashkise Tirane duke qene se kane shkelqyer ne punen e deritanishme z. Basha i ka ngritur ne detyre dhe duke e cuar PD-ne drejt nje deshtimi total ashtu sic beri me bashkine Tirane nen drejtimin e ketyre njerezve te paafte.
    Gjithsesi keto jane vendime te cilat duhen respektuar pavaresisht opinioneve qe ne mund te kemi. Z. Mero keto emra nxirre ne gazete sepse i njeh me mire se mua dhe mund te kete dhe shume te tjere te cilet une nuk i njoh por ti si gazetar i vjeter mund ti nxjerresh shume kollaj.
    Por problemi qendron se pasi keta njerez te merren me partine me qytetaret e Tiranes kush do merret?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje