Gaiani: Investitorët italianë kanë shumë interes për Shqipërinë

28 Shtator 2014, 13:41Politika TEMA

Biznesi italian i kërkon Qeverisë shqiptare që të ndërhyjë në uljen e burokracive administrative dhe në sektorin e drejtësisë. Ambasadori italian Masimo Gaiani ka theksuar se investitorët italian kanë shumë interes për vendin tonë pasi ofron kushte për zhvillim të ndërmarjeve por njëkohësisht i bën thirrje qeverisë që të ndërhyj për dy probleme.

“Investitorët Italian kanë shumë interes për Shqipërinë, sidomos aktualisht kur kriza ka ulur energjitë dhe është e nevojshme ulja e kostove dhe në këtë sens vendi juaj është shumë interesant.

Kujtojmë këtu afërsinë gjeografike që do të thotë më pak shpenzime për transport, njohja e gjuhës italiane nga shqiptarët është mjaft e mirë dhe këto krijojnë lehtësira. Por ka shqetësim sidomos për nivelin e burokracisë në administartë dhe paqartësitë në sektorin e drejtësisë dhe këto janë aspekte ku qeveria duhet të vazhdoj të punoj”, tha diplomati italian në një intervistë për Ora News.

Ndërkohë përsa u përket shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve Gainai shpjegon se ato kapin shifrën e 2 miliar eurove në vit.

“Niveli i shkëmbimeve tregtare është rritur ndjeshëm së fundi. Shkëmbimet tregtre midis dy vendeve tona janë rreth 2 miliar euro në vit dhe përbën rreth 40 % të totalit të shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë.

Kryesisht ndërmarrjet që kontribujonë në shkëmbimet tregtare janë të vogla dhe të mesme, por interesi është që të sjellim edhe aktorë të mëdhenj strategjik të ekonomisë italiane për ti dhënë më shumë hov shkëmbimeve tregtare”.

Kryesisht interesi i investitorëve Italian në vendin tonë është sektorin fason dhe kryesisht manifaktura, por synohet edhe të tjerë sektorë me potenciale sic janë turizmi apo energjia.

8 komente në “Gaiani: Investitorët italianë kanë shumë interes për Shqipërinë”

  1. i furbi says:

    Si mundet te mos kene interese Giani ,
    e gjejn shtruar e te rruar duke paguar nji rroge qesharake 150 euro ne muaj ,
    sklleverve shqiptare .

    1. kujtesa says:

      Ky eshte kapitalizmi,nevoja per kosto te ulta dhe fitime te larta.
      Ti “furbi” po deshe hajde te punosh,po sdeshe,mire je me pjatat te lavamani. Ik se eshte vakt dreke dhe duhet te lahen ato.

      Investitori gjithmone eshte ne kerkim per keto te dyja,kosto te ulta dhe fitim te madh. Po i gjeti ketu,vjen,po nuk i gjeti ketu,ka vende te tjera qe presin.

      1. i furbi says:

        kutjesa ,
        ti ..duket te jetosh brenda nji (alzheimer demenz) te ndjenjes njerezore ,o byth katunari kapitalist i orizit me krima demokratik .

        Mjerishte un s’mundet te jem ai qe do te pelqente sumes tende ,pra nji pjataxhi ,sepse per arsyen e thjeshte un s’jam nji katundar i dhjer si ty ,qe i vetmi profesion qe njihni ne kte bote eshte ose pjatalares ,ose muartor ,ose bythlepirs e militante politik .
        Kur flisni dhe ju funderinat e njerezimit per kapitalizem aty , mua me vjen t’ju pjerdh ne goj te gjitheve .

        Se cfar kerkon sot investitori i huaj un ate e di shume me mir se ajo koqa jote qe mban mbi shpatulla ,por prandaj ky popull ka nji shtet ,si cdo vende tjeter europian ,qe do te thote shteti ka per detyre te mbroje popullin e tij e jo per hir te pordheve premtuse ne zgjedhje ,te lejoj qe popullin e tij ta shkerdhejne pederastat e botes se huaj . He me rruac idiot kapitalist . Me beso s’ishte aspak kenaqsi te merrem me idota si ty.

  2. Treviso says:

    Shqiperia ka 3 probleme te medha qe e kane bllokuar.
    1-Institucionet e pamvarura.
    2- Burrokracia.
    3-Energjia elektrike.

  3. tourkofagos says:

    hahahaha,nuk i ze gjumi italionet per miseroi albanesi…….!!!
    o Zot,kur do te kuptoni se te huajt nuk e rruajne shume per gyzelet albaneze,por vete qeveria shqiptare duhet te siguroi jeten e shqiptareve…………..

    1. kujtesa says:

      Ti je “ilithi” me i madh qe kam njohur ndonjehere.

  4. the Punisher says:

    U mbush Turqia me azilante Greke.

  5. gurgac says:

    po shqipetaret a prfitojne ndonje gje nga keto investime se me sa po shohim u boshatisen fshatrat ee qytetet ne qeverisjen e pd dhe po vazhdon edhe ne qeverisjen e ps kane mbetur vetem plaka e pleq e njerez militanta e te lodhur u ckomtarizum e braktisem albanine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje