Kuvendi Kombëtar i PD/ Berisha fiton duatrokitjet ndaj Bashës. Këshilli Kombëtar pritet të konstituohet brenda dy javësh

28 Shtator 2014, 13:02Politika TEMA

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike vijon punimet në ditën e dytë të tij, ndërsa kryetarët e kësaj partie në rrethe kanë mbajtur fjalët përshëndetëse.

Ajo që bie në sy është fakti se pothuajse në çdo fjalim, krahas vlerësimit për kreun demokrat Lulzim Basha, nuk lihen mënjanë vlerësimet për ish-Kryeministrin Sali Berisha, liderin historik të partisë më të madhe në opozitë.

Duartrokitjet në sallë nga delegatët bëjnë një diferencë të qartë mes Berishës dhe Bashës, në favor të ish-Kreut të Qeverisë, i cili duket se ende ka një dominim të plotë mbi strukturat dhe anëtarësinë e forcës politike që drejtoi për më shumë se dy dekada, de jure dhe de fakto.

Fjalimet e drejtuesve të degëve të PD janë përqëndruar në akuzat ndaj qeverisë, ndërsa premtimi është pothuajse i njëjtë: fitore në zgjedhjet e ardhshme, duke përçuar nga njëra anë optimizmin edhe në emër të anëtarësisë, dhe nga ana tjetër, duke u përpjekur të krijojnë imazhin se në degët që drejtojnë situata ka ndryshuar tërësisht krahasuar me situatat përpara zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013.

Në dallim nga dita e parë e punimeve të Kuvendit Kombëtar, ku u miratuan ndryshimet statutore dhe nisi votimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar ku nga një listë prej 285 kandidatësh do të përzgjidhen 150 anëtarët e këtij forumi, në ditën e dytë, do të votojnë pjesa e mbetur e delegatëve.

Kandidatët për Këshillin Kombëtar janë të angazhuar në sigurimin e votave të nevojshme nga delegatët, për të siguruar një vend në këtë forum, i cili për nga mënyra e organizimit të PD nuk është se ka ndonjë rëndësi specifike në vendimmarrje.

E vetmja peshë e Këshillit Kombëtar ka të bëjë me zgjedhje e strukturave të tjera drejtuese, çka do të thotë se konfigurimi i anëtarëve të këtij forumi, do të përcaktojë edhe nëse mund të ketë ose jo surpriza në lidhje me ata që mund të garojnë për postet qëndrore, si Nënkryetarët apo Sekretarin e Përgjithshëm.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar do të bëhet pas dy javësh, çka do të thotë se në këtë periudhë do të përcaktohen edhe drejtuesit e tjerë të partisë më të madhe opozitare.

Këshilli Kombëtar në bazë të ndryshimeve statutore do të votojë për Sekretarin e Përgjithshëm, sekretarët funksionalë, drejtuesit e Departamenteve dhe Nënkryetarët e PD-së, numri i të cilëve pritet të përcaktohet nga konsultimet mes kreut demokrat Basha dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Automatikisht të gjithë këta të zgjedhur, duke përfshirë edhe kreun e LDG dhe atë të FRPD do të jenë anëtarët e Kryesisë së re të PD-së.

7 komente në “Kuvendi Kombëtar i PD/ Berisha fiton duatrokitjet ndaj Bashës. Këshilli Kombëtar pritet të konstituohet brenda dy javësh”

  1. Treviso says:

    Parti qe do ushqehet po me te njejten gjelle. Parti e ngopur me te gjitha pislleqet e vendit. Parti qe me semundjen qe e ka zene nuk te jep shpresa per sherim. Gjate ketij mandati, qeveria do ngeli e pakontrolluar nga opozita. Kjo nuk eshte nje gje e mire per nje vend qe kerkon te bashkohet me familjen e madhe.

  2. Nga njera ane themi se PD i perket se kaluares,dhe sot eshte kthyer ne nje parti pa vlera,dhe mga ana tjeter te gjitha gazetat shkruajne per kuvendin Kombetar te PD,nuk paska lajm tjeter gjate kesaj jave ?!

  3. A says:

    Eshte nje kenaqesi e madhe kur shikon 7500 delegat qe marrin pjese ne Kongresin e Partise Komuniste te Kines ne Pekin dhe flasin drejtuesin e larte te partise LU BA SHA dhe SA RA BERI
    Oh me falni, me falni u ngaterrova nuk ishte Kongresi i Partise Komuniste te Kines, por Kuvendi i Partise Private Demokratike me pronar SALI BERISHA qe zhvillohet ne Tirane ne Pallatin e Kongreseve.
    Ku vende te ulura nuk ka me shume se 2000 dhe pjesa tjeter shetitje nga bulevardi dhe liqeni artificial i Tiranes.
    E kuptoni sa demagogji dhe mashtrime ka ky kuvend, ku jane mbeshtjelle vetem militantet e thekur te SALI BERISHES dhe jo te partise.
    Edhe Partia Komuniste e Kines me popullsine me te madhe madhe, do ta kishte zili, nuk ka 7500 delgate ne kongreset se saj.
    Partia Demokratike Private e SALI BERISHES, vetem demagoxhi, mashtrime dhe sllogane. E kemi pare per 13-te vjet ne pushtet se cfare ka punuar duke rrenuar komplet Shqiperine dhe duke varferuar vetem popullin shqiptar. Nder 8(TETE) VJET ne pushtet, ne pozite nga viti 2005-2013 do te hapte 250 MIJE VENDE pune dhe e “mbajti fjalen” duke hapur ASNJE VEND pune, por vetem shkurtoj.
    Prandaj keto jane brockullat dhe maskaralliqet e rradhes, ku ne salle shikoje edhe disa ish pronar dhe te persekutuar politik qe gjithe kohen kane qejfe te hane sapunin per djathe, debila hesapi.

  4. man says:

    Shqiptaret jane aq te zgjuar sa udheqin nga ne imbecil si Sala!

  5. Dispanceria says:

    Rrofte Kongresi i Partise Dem Punes se Shqiperise me shokun sali berish basha, ne krye uuurrrrrraaaaaaaaa.

  6. john Tirana says:

    Si Partia Komuniste dikur keta jane i njejti stof. Nuk njohin humbje vetem fitore edhe kur humbin dhe kur populli i ka braktisur. Kujtojne se me propagande alla komuniste do arrin te gjenjejne njerez te votojne per ta.
    Jane nje tufe djallezore por e marre fund qe do mbledhin vetem ato vota qe mund te blejne ndonje fukarai qe do gjenjehet. Nuk kane asnje moral, kauze apo legjitimitet per te merituar qofte dhe nje vote. Ne 8 vjete do shuhen si demokriastianet italiane. Njerezit me moral and inteligjente brenda dhe jashte PD-se duhet te mendojne per nje parti te re qe te beje opoziten e vertete. Keta lerini ne byrone e tyre politike dhe Lenka, Pali, Sali etj

  7. xha Jaho says:

    Zombi apocalypse!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje