Shqipëria drejton Kartën SHBA- Adriatike dhe Kartën SHBA-Baltike

28 Shtator 2014, 12:42Politika TEMA

Në kuadrin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, kryesoi takimin e përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Kartës SHBA-Adriatike dhe Kartës SHBA-Baltike.

Ky takim u mbajt nën drejtimin e kryesisë shqiptare të Kartës së Adriatikut dhe ju kushtua kontributit të vendeve pjesëmarrëse në përballimin e sfidave aktuale të sigurisë. 

Në takim morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare dhe vëzhguese të Kartës SHBA-Adriatike; Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe ato të Kartës SHBA-Baltike; Estonia, Letonia, Lituania dhe Gjeorgjia, si dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike, z. Hoyt. Yee,  Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe të Sigurisë të NATO-s, Ambasador  T. Stamatopoulos. Me ftesë të palës shqiptare, në takim mori pjesë edhe Sllovenia.

Në fjalën e tij, ministri Bushati, pasi ilustroi sfidat aktuale për sigurinë evropiane dhe rajonale, si dhe kontributin e Shqipërisë në përballimin e tyre, theksoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në funksion të përballimit të përbashkët të sfidave të sigurisë.

Krahas vlerësimit të kontributeve të vendeve pjesëmarrëse në operacionet e drejtuara nga NATO, veçanërisht në Afganistan, kreu i diplomacisë shqiptare theksoi edhe kontributin e rëndësishëm që Shqipëria, Kroacia dhe SHBA-të japin në mbështetje të aspiratave për anëtarësim Euro-Atlantik të Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Gjeorgjisë,  si dhe rikonfirmoi kërkesën për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në Kartën e Adriatikut.

Vendet pjesëmarrëse, pasi vlerësuan punën e kryesisë shqiptare në drejtimin e Kartës së Adriatikut, mbështetën domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal për një përballim sa më efektiv të  sfidave dhe kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane dhe atë rajonale.

2 komente në “Shqipëria drejton Kartën SHBA- Adriatike dhe Kartën SHBA-Baltike”

  1. Shqiperia drejton kart e shba-ve adriatike dhe kart baltik ???????
    Qeka shndruar ne nji putane nderkombetare shqypnia ,
    paska dale ne xhiro gjithe botes !!!!!!

  2. stela says:

    Po ku vete me keto mustaqe pesidenti na injoroi fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje