Çdokush që rruga e çonte përbri Lazaratit disa muaj më parë, ndërmend çonte atë që flitej në media e bërtitej në politikë. Fshati në të dalë të Gjirokastrës kur merr rrugën edhe më në jug, ishte shëndërruar në kuçedrën e përrallave, që i ndalonte ujin mbretërisë.
Nami i 4500 banorëve kishte shkuar aq larg, sa në kancelaritë e BE-së apo të SHBA dalëngadalë në hartë, edhe pse si pikë e vogël, Lazarati mbante kurorën e kryeqytetit të hashashit.
Të shkuara e të harruara? Mbase…
3 muaj më parë fshati i damkosur u rrethua me 1 mijë forca policie, që i hoqën nga rrënjët sëmundjen narkotike.
Pas verës së nxehtë kthehemi sërish në rrugën në të dalë të qytetit dhe kthejmë shikimin drejt malit, që mban në zemër fshatin, ku tashmë nuk lëshon më erë hashash.
Për të ngjitur monopatin deri në qëndër, na duhet gjithsesi të ndalojmë njëherë në Kordhockë. Jo te stallat e Gate Mahmutajt, ku nisi e gjithë beteja, por për të bërë formalitetin me postobllokun e policisë.
Edhe pse tashmë kanë kaluar shumë ditë, ai vazhdon të jetë aty i palëvizshëm. Që për për banorët, disi rebelë të fshatit, ngjan si një ferrë që i bezdis në këtë kohë paqeje.
E kalojmë dhe këtë pengesë dhe rruga në çon në qëndrën mitike të fshatit më më shumë histori të 24 viteve të demokracisë…
Është një ditë e qetë shtatori dhe në lokalet përreth qëndrës gumëzhijnë bisedat. Në fakt ulur përreth tavolinave gjejmë më të moshuarit, të rinjtë janë më të rrallë.
Ndërsa hedhin gurët e dominove, banorët e moshuar të Lazaratit nuk i kursejnë romuzet, madje dhe akuzat për policinë.
Po a ka ndryshuar jeta e këtyre shqiptarëve pas operacionit të policisë…?
Ata revoltën e kanë vazhdimisht me uniformat blu, por edhe me ministrin që pak ditë më parë shkeli në Lazarat, por që banorët e refuzuan në takim.
Kthehemi të jeta pas tërmetit policor. Për shumë njerëz emri Lazarat përkthehet menjëherë në mendje me pamjen e makinave luksoze, parkuar para lokaleve të bollshme në qëndër.
Por, në fakt lënia pas krahëve e hashashit duket se ka sjellë mjerimin shqiptar të paprovuar më parë të fshatit. Në një nga minimarketet të qëndrës, ku malli ka mbetur stok, pronarja na tund me njëherë bllokun e borxheve të filluara prej qershorit dhe që fletët i janë mbushur plot me shifra miliona lekëshe.
Rënie e punës vihet re edhe në rrobaqepësinë në qendër të fshatit. 27 vjeçarja Diana Gjishti, që i përket një prej 40 familjeve muslimane të cilët nuk u bënë pjesë e kultivimit kolektiv të kanabis në Lazarat, rrëfen se pas muajit qershor njerëzit kanë filluar pyesin për çmimin.
Por, pavarësisht pakënaqësive, lazaratasit po i kthehen normalitetit të një jete të ndershme, plot pasiguri për të ardhmen, pikëpyetje për të sotmen, në përpjekje për mbijetesë.
“Kemi filluar të mbjellim bahçetë me perime. Plot speca e patëllxhanë, s’kemi ç’të bëjmë tjetër, duhet të jetojmë” – thotë një banore.
Vazhdojmë rrugëtimin tonë në qendrën shëndetësore të këtij fshati. Është dita e vaksinave. Sipas mjekes Kekezi, largimi i kanabisit nga fshati eliminoi edhe problemet shëndetësore, që shkaktoheshin prej saj, ku më të theksuara kanë qenë alergjitë e shkaktuara nga kontakti me bimën.
Në qendër të fshatit kumbon muzika. Janë fëmijët e kopshtit të cilët luajnë në oborr nën ritmet e muzikës popullore. Më një numër të lartë banorësh, ku pjesa më e madhe e të cilëve janë të rinj, në Lazarat ka sot tre shkolla publike.
Shkolla fillore “Baba Rexhepi” , shkolla 9 vjeçare “Muhamet Gjollesha” dhe ajo e mesme me po të njëjtin emër. Petref Gaba, nëndrejtori i shkollës 9 vjeçare “Muhamet Gjollesha” na tregon se ky vit i ri mësimor ka filluar pa probleme, ndonëse shumë prindër e banorë të Lazaratit pretendojnë se prania e policisë tremb fëmijët.
I pyetur mbi situatën sot në Lazarat, Gaba thotë “se kishte ardhur momenti që një operacion i tillë të vihej në zbatim, pavarësisht mënyrës se si u ekzekutua. Lazaratasit janë ndërgjegjësuar” – shprehet ai.
Ende skeptikë ndaj medias, kritikë ndaj qeverisë, mosbesues në shpirt dhe të pasigurt për të ardhmen, lazaratasit vijojnë nën ritmet e një jete që po shkon përherë e më shumë drejt normalizimit.
Sot në gropat ku dikur lulëzonte bima narkotike janë mbjellë perime, ndërsa një pjesë e madhe e tokave ka mbetur djerrë…në pritje të rilulëzimit.
Marrë nga Ora News
sipas nje lajmi te oreve te fundit ne HABER KANNLI,Erdogan u lidh pencione 150 dollars ”byrazereve” muslims ne Lazarati……….
https://www.youtube.com/watch?v=poS3H1LH7Eg
mos je gje ki bjondi mo???
normale qe jane tokat djerre . edhe ca vite do hane me leket qe kane lene menjane pastaj kur te vije pd ne pushtet do fillojne ti mbjellin prap hashash se ate e quajne pune qe ja vlen lodhja
O turk-ngrenes ti e konsideron veten shqipetar apo greek ?
Fshat horrash,provojeni prap po ju a mbajti.
Puna e ndershme e jo vetem qe mban gjalle dhe zbukuron njeriu,por mban gjalle dhe zbukuron edhe vendin dhe komunitetin ku jetojne.
Deri dje flitej per xhiro vjetore qindra milione euro, per dy muaj filluan borxhet me oriz dhe makarona??? Apo lazaratasit paskan qene thjeshte argate; pronaret e vertete qenkan ne Tirane apo Fier?!
Ketu i thone Shqiperi e jo Kolumbi. Nese su del per te ngrene (meqe u mbaruan miliardat per 2 muaj) le te hane m… e Saliut qe jua hoqi deshiren per pune te ndershme si gjithe populli.
Ku shkuan ato miliarda euro qe dilnin nga hashashi kur fshataret e gjore filluan te jetojne me borxhe??Pastaj ku gjendet Lazarati ne tropik qe mbjellka perime ne vjeshte???
Yll Ndroqi me Ylli Rakipin bejne media.
Miliardat jane xhelozia e ymerit te temes qe spyshonte.
Thua se ata pi e pengonin shqiperine te perparonte e te futeh ne neokolonializmin evrooian.
Hashashi nje nje lloj duhani. Nuk eshte droge. Nuk vretnjeri.
Per nje medioker si ymeri dhe nje idiot si turkofagos ishte nje arme e shfarosjes ne mase.
Gezohuni tani qe ata hane me lista
Aresyeja qe perendimi nuk e lejon hashashin nuk eshte semi shendetsor, ne fakt hashashi eshte sherues, por eshte se ata nuk e kontrollijne dot dhe nuk e taksojne dot. Plus konkurenca qe I ben korpiratave te duhanit.
Duhani eshte ai qe demtin shendetin
u kthy normaliteti n shqipni. ha pa lek e fli pa brek.
turpi me mi madh ne kete vend eshte se shqiptari ka mllef per shqiotarin kjo eshte turpi me i madh per gjith kombin qe te gezohesh dhe te lumturohesh se ata filluan te han buk me list eshte nje turp,sa per info qe ta dini ju mllefxhinjt normal qe ne qender te fshatit do rin pleq e femij se cunat jan evropes per te shijuar pushimet dhe perbte bler ndonje makin te ketij viti se ato qe kishin i dhuruan per bamirsi