Në kohën që kredia për ekonominë prej më shumë se një viti po shënon rënie, ekspertët kërkojnë krijimin e një burse rajonale.
Visar Malaj, është një profesor nga Kosova i cili hedh idenë për krijimin e një tregu aksionesh siç është bursa, mes Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Vizion Plus.
Kjo sipas tij do të ndihmonte bizneset që në momentin që kanë nevojë për para të shesin një pjesë të aksioneve të tyre, dhe mos marrin kredi, por do të zhvillonte më tej edhe bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Por, edhe ekspertët shqiptarë e konsiderojnë të domosdoshme funksionimin e bursës. sipas tyre, mungesa e saj frenon bizneset e huaja të vijnë dhe të investojnë këtu, por nga ana tjetër tregon dhe dobësitë që ka ekonomia shqiptare.
Rasti i bursës së Tiranës e cila prej shumë vitesh ekziston thjesht si emër tregon qartë që nuk ka qenë vullneti i të dyja palëve për funksionimin e një tregu kapitalesh, si i qeverisë ashtu dhe i bizneseve.
Që kompanitë të listojnë aksionet e tyre në bursë duhet që të deklarojnë të plota bilancet e tyre, por shmangja e shumë firmave nga taksat ka bërë që vetë bizneset të mos shfaqin interes për tu regjistruar.
Nese vertet do kishte nje Burse ne Shqiperi(qe do funksiononte me parametrat nderkombetar) Leku jone do njihte vetem zhvlehtesim.
Pa funksionuar bursa e Tiranes, keto ide jane te destinuara te mbeten vetem si ide.
e hodhi dhe Visari nje ide…
Nuk është parë ndonjëherë të ngrihen bursa në Republika bananesh; e vetmja gjë që mund të hedhësh në bursë këtu është ajo supa e madhe toksike e kredive të këqija.
Burse ne Koqovo?! Aty mund te behet shkembimi i letrave me vlere, me speca.
Shumica e popullesise ne perendim fiton dhe jeton me investimet ne burse. Por bursa ne perendim jep me mijra prodhime financiare ku mund te investosh. Disa nga miqt e mij kane blere edhe obligacionet e Shqiperise qe maturohet vitin e ardheshem. Te investosh ne burse duhet te kesh nje mimimum kulture financiare, ndryshe humbet parate me keq se ne kazino. Ne mungesen e nje kreditimi nga bankat, hapja e nje burse te aksioneve eshte nje ndihme shume e madhe per nderrmarrjet pasi do te kene nje burim kreditimi por njekohesisht do te jete edhe nje mundesi investimi per qytetaret. Sot inflacioni boteror eshte afersisht 12 perqind, keshtu qe parate e painvestuara e humbin vleren e tyre me kete shifer çdo vit.
Nje shqiptar
Kush ta paska thene kete perralle qe shumica e popullsise jeton me investimet ne burse?’ Perseris “shumica” e popullsise.
Hapja e tregut te aksioneve kerkon kujdes shume te madh nga organet e kontrollit te tij. Pasi mjafton qe te filloj blerjet ne boshellek nje nga fondet spekullative qe sillen neper bote per te gjetur ndonje okazion, dhe brenda pak sekondash e hudh ne falimentim tere sistemin tone ekonomik e financiar. Prandaj neqoftese do te hapesh nje burse ne Shqiperi- Kosove do te kete rregulla origjinale dhe shume, shume mbrojtese. Keto dite OKB denoi keto fonde qe bene te falimentoje Argentina ne vitin 2001.
Nje saktesim: Visar Malaj eshte pedagog ne univ. Tiranes, fak.ekonomik.
Kriminelt e popullit shqiptar , politikanet qe jan tradhtaret e popullit shqiptar NUK DO TE BEJN ASNJE HAP QE E ZHIVILLON KET POPULL . ato vetem se na lejn ne mjerim dhe MBUSHIN XHEPAT e tyne sepse ZOTERINJT E TUNE , grek e SERB , i urdherojn te bejn keshtu.
Nuk na lejon Amerika te hapim burse se kane frike se mos konkurrojme bursen e New York-ut, ha ha ha!
Jetoj ne perendim qe prej 23 vitesh. Ne lagjen ku banoje, me perjashtim te pak familjeve veçanerisht emigrante, tere familjet vendese kane para te investuara ne burse, kryesisht ne bono te thesarit, ne obligacionet postare, ne aksionet e supermerkateve ushqimore, ne kooperativat e tyre, ne nderrmarrjet te shumesherbimeve te Komuneve, ne fondet e perbashket e ne shume tituj te tjere financiare madje edhe ne derivate e ne opcione. Tere keto produkte financiare shiten dhe blihen ne bursen e rregullte por edhe ne tregjet e dyta dhe te treta. Njerezit qe kane nje kulture te thelluar financiare fitojne shume ne kete treg te tjeret humbasin shuma te konsiderueshme. Shqiperia mund te filloje me burse te mbyllur, te kufizuar ne titujt dhe te ndaluar per shitjet e blerjet ne boshellek ku te shiten e te blihen disa prodhime financiare qe lejojne te financohet ekonomia qe po asfiksohet nga mungesa e kreditimit dhe qytetaret te qarkullojne parate e tyre qe kane rezerve. Sigurisht qe ne planin juridik ka shume per te bere. Me kete sistem ekzistues ku nuk funksionon pothuajse fare ekzekutimi i vendimeve te gjyqesorit hapja e nje burse eshte pak utopike.
Per Tironzi Lugano: ne momentin qe ke vene para ne banke je i futur ne burse, pasi me kursimet e tuaja luan ne burse vete banka.