Balliu: E vrava gruan se rrihte fëmijët dhe më tradhtonte

29 Shtator 2014, 09:48Politika TEMA

Shqiptari, që më 25 shtator vrau të shoqen me thikë në Xhenova të Italisë, rrëfehet para policisë, duke thënë se ajo i rrihte fëmijët, teksa shfaqi dyshime se e tradhtonte me një tjetër.

Fëmijët, 4 dhe 3 vjeç, janë dorëzuar menjëherë te një ekip i punonjësve socialë, duke pritur në Torino ardhjen e kushërinjve më të afërt të Balliut, të cilët do të marrin kujdestarinë e tyre.

Dëshmia e autorit të vrasjes u dëgjua para gjyqtares, e cila e cilësoi të vlefshëm masën e arrestit me burg.

“Prej disa muajsh, marrëdhënia jonë nuk ishte më e mirë. Ajo ishte gjithmonë nervoze, bërtiste shumë dhe madje iu ulëriste edhe fëmijëve. Dhe ndonjëherë ajo i rrihte. Dyshoj se ajo kishte një tjetër”.

Këto janë fjalët që ka thënë Adrian Balliu, 44-vjeçari shqiptar, i cili në natën e së mërkurrës, në Casella të Xhenovas, goditi me thikë për vdekje gruan e tij Valmirën, 30 vjeçe.

Dëshmia e tij, sipas Shekullit, është dhënë gjatë marrjes në pyetje përpara gjyqtares Annalisa Giacalone.

Më tej, dëshmia e 44-vjeçarit vijon me fjalët: “Ajo përpiqej t’i armiqësonte fëmijët me mua. Më frikësonte ideja se nuk do ti shikoja më fëmijët e mi”.

“Kur isha në punë ajo më tradhtonte me tjetrin në shtëpi. Ju nuk mund ta kuptoni dot pozicionin tim. Ajo do më ndante dhe do të më merrte edhe fëmijët e mi. Unë nuk do t`i shikoja më. E di çfarë ndodh se kështu ma bëri edhe gruaja e parë. Kam 9 vite që nuk e shoh time bijë. Që fëmijët të mos m`i merrte askush vendosa ta vras. Unë vetë e thirra policinë pasi e dija se fëmijët do të ishin në duar të sigurta kur të vinte policia”.

25 komente në “Balliu: E vrava gruan se rrihte fëmijët dhe më tradhtonte”

  1. Gert Lena says:

    Tashme jemi ne kulmin e semundjeve mendore ne Perendim.
    Lind natyrshem pyetja: A ESHTE RENDI KAPITALIST E VETMJA ALTERNATIVE PER RRACEN NJEREZORE APO DUHET HULUMTUAR NJE ZGJIDHJE ME E LARTE E ME E EVOLUAR, NJE REND I RI ME FYTYRE NJEREZORE QE NUK BAZOHET NE KONKURRENCEN E SHFRENUAR ME BOSHT TE VETEM PARANE DHE PADRONE TE VETEM BANKIERET E OLIGARKET?

    Gert Lena, Suedi

    1. vlonjati says:

      @Gert Lana,

      Na bej nje “brainstorming”, ti se ndoshta na shpik ndonje formacion ekonomiko-shqoeror te ri dhe me te perparuar sesa kapitalizmi, sepse komunzimi dhe socializmi real i ish-vendeve komunsite, si e vetmja aternative konkurues deri tani e kapitalizmit, deshtuan dhe Marksi nuk ishte dokushdo, por nje gjeni e mendjes njerezore.

      Zgjidhja duhet kerkuar brenda varianteve te ndryshme te vete kapitalizmit. Ka tre modele kapitalizmi: kapitalizmi liberal (UK,USA etj), kapitalizem shtetor (Franca) dhe kapitalizmi socialdemokrat (Gjermani, Vendet Nordike etj). Me i suksesshmi ka rezultuar kaptializmi socialdemokrat i vendeve nordike, i cili kombinon konkurrueshmerine e ashper mes aktoreve (individe, biznese, shtete) te tregut me humanizmin dhe mbeshtetjen e te varferve ose te humburve nga konkurrenca. Nuk eshte e rastesishme qe nga 7 vendet me konkurruese ne bote 5 jane pikerisht vendet qe kane adoptuar nje kapitalizem te tille socialdemokrat.

      1. Gert Lena says:

        Vlonjat,
        analiza jote eshte e ceket sepse nuk bazohet ne nje mendim te lire por ne koncepte, parakoncepte e modele shabllon te marra te gatshme nga ata qe jane pergjegjesit kryesore si dhe gardianet me te zellshem te shoqerise se deshtuar kapitaliste. Nese ky rend deshtak dhe aspak njerezor, sot vazhdon te qendroje ne kembe, eshte vetem fale propagandes mashtruese dhe kontrollit mendor te kolektivitetit, forces policoro-ushtarake dhe asaj financiare te kupoles mafioze ne majen e piramides drejtuese.
        Variantet qe pasqyrove ti jane te pamjaftueshme dhe i perkasin te njejtit model te falimentuar; ndersa une po te ftoj te dalesh jashte ketyre modeleve qe i perkasit te njejtit rend deshtak: mendo me mendjen tende te lire: A KA BURIME TE MJAFTUESHME KY PLANET PER TE MBESHTETUR NJE TJETER ZHVILLIM SHOQEROR – NE HARMONI TE PLOTE ME NATYREN, AMBIENTIN DHE GJITHE QENIET E GJALLA? A KA BURIME TE MJAFTUESHME PER T’I GARANTUAR ÇDOKUJT MINIMUMIN E JETESES EDHE KUNDREJT MINIMUMIT TE SFORCIMIT FIZIK APO MENDOR?
        Personalisht besoj se PO. Besoj se ka ardhur koha te shembim nje sistem qe bazohet ne nje zhvillim fiktiv qe eshte ne ç’harmoni te tmerrshme me natyren, qe i perket nje epoke te larget ku mendimi primitiv i supremacise se kastes se pasanikeve mbi gjithe te tjeret, mbizoteronte sovran. Shoqeria e re, duhet te merrte ato pak ane pozitive te rendeve te vjetra shoqerore, Socializmit dhe Kapitalizmit, duke u bazuar ne nje koncept krejt te ri te zhvillimit qe ka per baze respektin, harmonine, dashurine per çdo krijese si dhe per natyren e mrekullueshme te ketij planeti. Do te duhej te zhdukej fuqia e parase si bosht i ekonomise dhe secilit individ pavaresisht nga kontributi i dhene, do te duhej t’i garantohej minimumi i jeteses dinjitoze. Ekonomia do te duhej te rikonceptohej ne baza te tjera qe s’ka te bejne aspak me konkurencen e ashper te ekonomise se sotme te mbizoteruar nga korporatat, multinacionalet e oligarkeve te medhenj dhe bankat. Nje shoqeri e tille eshte e mundur nese ne te gjithe si kolektiv do te kuptonim rendesine e nje reflektimi te thelle mbi çka kemi arritur dhe pasojat e tmerrshme te ketyre arritjeve.
        Nuk po flas per koncepte imagjinare por konkrete, nuk e di nese arrin te me kuptosh! Hiddhi nje sy “Conversations with God, vol. II” te Neal Donald Walsch per te kuptuar se per ç’model alternativ po te flas.
        Gert Lena, Suedi

    2. Blue Jasmine says:

      Gert Lena suedi, po he nje here c’fare shoqerie na sygjeron zoteria juaj? Ne fakt te gjitha ato qe kane ekzistuar deri tani kane deshtuar. Si njeri me vizion dhe me nje fantazi moderne qe ke jam kurioze, si e mendon kete “RREND TE RI PER RRACEN NJEREZORE”

      1. Gert Lena says:

        Nese ti e dashur hedh tutje petkun sionist qe vesh sa here qe shkruan ketu, do ta kuptosh kollaj se per ç’shoqeri flas. Une flas per nje shoqeri te pavarur nga paraja, qofte kjo U$D, €uro, Juan, Rubla etj. ku bursat dhe manovrat e piseta financiare te lobit masono-sionist, nuk kane me efekte termetore mbi ekonomine boterore, si qe kataklizma me e fundit e vitit 2008 – pasojat e se ciles po i ndiejme prej vitesh.
        Nese kerkon nje debat te lire mbi kete teme, une jam i gatshem te jap kontributin tim, por me perpara te keshilloj me respekt te plote te flakesh tutje nocionet e konceptet e papertypura(te marra te gatshme)qe kushtezojne mendimin tend.
        Gert Lena, Suedi

  2. Dea says:

    Paska pasur te drejte, kafsha. Dyshoj, se me tradhetonte. Shume arsye e forte kjo per te vrare nje njeri! Pastaj, u bertiste femijeve dhe ndonjehere dhe u fuste ndonje shuplake!! U ka bere nder se i la pa njeriun me te shtrenjte. Perfundimisht, e paska merituar dhe “gjykates/xhelati” vendosi denim me vdekje!!

  3. maximus says:

    nuk jam per zgjidhjen ekstreme te zgjidhjes se problemeve, por ndonjehere te vete shpirti ne maje te hundes, i shkreti punonte, i donte femijet e tij ,kurse ajo buçja , le qe rinte ne shtepi si parazitare , por donte edhe te bente qejf,( nuk e kam me kete viktimen e vrare,sepse nuk e njoh, por e kam ne pergjithesi me femrat), sepse te gjitha vrasjet qe ndodhin ne çift, motivi kryesor eshte tradhetia bashkeshortore.

    1. mono says:

      Kur e ben burri s’ka problem, kur e ben gruaja ama… thiken.

    2. cruxifix says:

      (“sepse e kam ne pergjithesi me femrat”)
      -Po keto gra me burra te tjere kane shkuar dmth qe edhe ata kane tradhetuar grate e tyre,dhe keto gra nuk i kane therur burrat apo sipas teje kjo gje eshte e lejueshme per burrat.

      1. maximus says:

        ku e di ti qe keta burrat qe kane tradhetuar jane te martuar, apo u ke mbajtur qirine.

        1. Blue Jasmine says:

          @maximus
          Po ti ku e di qe ne pergjithesi femrat e kane fajin, apo i ke mbajtur qirine??!
          Meshkujt e pasigurte thurin fantazi, i besojne fantazive te tyre e me pas kalojne me akte ekstreme, per trute e kokes. A keni degjuar dhe fjalen “divorc”?. Problemet e ciftit zgjidhen si njerez, jo si kafshe prehistorike.

      2. llesh says:

        nuk pajtohem me zgjidhjen ekstremiste.por per mendimin tim faji me i madh qendron tek femrat.cdo mashkull mund ta kete provuar sa pale kepuce do n.q se do nje femer. nga ana tjeter ,gjithnje mendimi im femra n.q.se do menjehere.

  4. gurgac says:

    pak i nxituar o balliu po e more qe te ndertoje nje jete me femije si gjith te tjeret ket fat zgjodhe burgun por ermira i hante bira nuk te pranonte me per burre dhe pengese i beheshin dhe femijet se e kuptoj jeten paksi me vones po dalin mec tuj ndejte ne shpi me dal nga te don me hargju per kenaqesit e veta e burri i shkret vec pun e ne shpi me fjal me mir me pase lan ne shpi te vet ne aher me lopen se me mar me ja trash lozen

  5. david says:

    pa fjalee…….

  6. ymeraga says:

    ky po qe eshte burre me dy rr.trim.edit ja bene te tjeret z’haoelone
    E NUK E VRAU LINDEN,gjaku nuk eshte uje,nuk durohen kurvat.mir jaberi
    njeriu jeton per nder,sidomos burrat shqiptare te ndershem qe nuk durojne
    kurverine ne familje.

    1. Loku ke blloku says:

      Miredita vlla. Te fala ne katund

  7. spartaku says:

    ky eshte nje kafshe me fytyre njeriu,ketij keshtu ja beri dhe gruaja e pare,dhe tani mesoi xhelati dha denimin me vdekje ,se di ky hora qe ska te drejte tja mare jeten tjetres cfardo te kete bere po ka forma te tjera ky kriminel duhet varur per gjuhe.

  8. Dervish Malluta says:

    Balliu (Balia) 44 vjecar kurse Valmira 30 vjeqare? I mjeri ai qe ka
    gruan ma te rè se 2 vjet!

  9. al paci says:

    Sipas teje ymeraga ky ka ber mir qe vrau gruan. Ca fitoj ne burg do kalbet femijet i la rrugeve dhe kan per ta urryer ter jete per kete qe i beri. E mira ishte ti fuste nje dru te mir e ta ndante e ajo te vazhdonte jeten e saj si ti pelqente e ky te vazhdonte jeten e tij. Kur te ze halli nuk eshte zgjidhja vrasja se me keq behen punet.

  10. ymeraga says:

    ik mer rr.ka.uc,nga jam une ne martohemi 1 here ne jete.besojme ne 1 martes

  11. illyrians says:

    Vareni ne litar surrat bajgen..!!!

  12. Italia says:

    Ka disa idiote “me tradita te forta nderi” qe i marrin te mirqena fjalet e kriminelit dhe arrijne te justifikosh kete psikopat ne aktin e tij makaber (i eshte thyer nje thike ne gjoksin e gruas dhe ka shkuar te marre tjetren per te qene i sigurte per vrasjen) Ky fakt tregon nivelin e larte te injorances ne kete forum.

  13. Fufi j says:

    Ky eshte 1taleban qe duhet te jetonte ne Afganistan. Dhe jo
    ne itali

  14. Iluminati says:

    Nuk ishte e arsyeshme qe te merrje nje jete njeriu, pavaresisht se gruaja jote mund qe te ishte ajo qe pretendon ti. Ky Univers apo kjo Bote, ka hapesire per te gjithe dhe ti do te kishe mundesi qe te krijoje prape jeten tende diku tjeter, ndoshta edhe me te mire se me pare, pa bere nje te keqe aty ku i ke thene familje per kaq kohe . Kjo eshte shume e rendesishme, pavaresisht problemeve dhe mosmarveshjeve familjare qe ti mund ti kesh pasur, si c’do njeri ne kete shoqeri njerezore problematike. Asgje nuk eshte me Tapi, sepse edhe ti kur erdhe ne kete bote nuk u pyete nga njeri!!

  15. stela says:

    Psikopatia qenka nje semundje me e perhapur de c mendohet . Po kush tha s kjo fatkeqja ja paska dredhur etj etje. Le xoni me kujdes se si shprehet i denje per psikiatri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje