Banka Botërore jep 150 milionë dollarë për sektorin energjetik të Shqipërisë

30 Shtator 2014, 09:37Politika TEMA

Në një njoftim  të Bankës Botërore thuhet se Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi dje një fond prej 150 milionë dollarësh për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në Shqipëri. Projekti do të mbështesë reformat në sektorin energjetik të Shqipërisë, duke u fokusuar në veçanti në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të këtij sektori.

Sektori i energjisë në Shqipëri po ndeshet me sfida serioze financiare dhe operacionale, duke përfshirë një deficit të lartë të pa financuar prej rreth 550 milionë dollarësh dhe një nivel të madh të humbjeve teknike dhe komerciale prej rreth 42 përqind, më i larti në rajon, për shkak të mospagesës së faturave të energjisë elektrike nga ana e konsumatorëve, si dhe normat e ulëta të mbledhjes së borxheve. Prodhimi i Energjisë mbështetet pothuajse tërësisht në hidrocentralet e vendit, që do të thotë se importet e energjisë janë shpesh të nevojshme gjatë stinëve kur vendi ndeshet me thatësira dhe mungesë të reshjeve të shiut.

Përpjekjet e qeverisë për reformimin e sektorit të energjisë përfshijnë diversifikimin e burimeve prodhuese, pakësimin e nivelit të humbjes së energjisë gjatë shpërndarjes, përmirësimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët, dhe përmirësimin e modelit të tregut të energjisë në përputhje me standartet e BE-së. Një Plan gjithëpërfshirës për Rimëkëmbjen e Sektorit të Energjisë do të zbatohet për të trajtuar çështjet e ngutshme me të cilat ndeshet ky sektor, veçanërisht qëndrueshmërinë e tij fiskale.

“Projekti i Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë mbështet zbatimin e reformave të qeverisë, dhe do të ndihmojë në rritjen e investimeve, përmirësimin e menaxhimit dhe performancës, veçanërisht në shpërndarjen e energjisë dhe pakësimin e shumave të papaguara të borxheve”, tha Tahseen Sayed, menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë.

“Projekti do të mbështesë planin e rimëkëmbjes së sektorit të energjisë duke trajtuar çështjet e vjetra teknike dhe financiare”, tha zonja Sayed.

12 komente në “Banka Botërore jep 150 milionë dollarë për sektorin energjetik të Shqipërisë”

  1. Mandi says:

    Po kur ka shtet shume gjera ndodhin, por njerezit nuk jan msu me kshu gjerash akoma ktu tek ne

    1. Adenisa says:

      Ishlla nuk rriten cmimet kjo eshte e rendesishme http://bit.do/banka-boterore

    2. anila says:

      lenia mbas dore per gjithe keto vite e ka len sistemin energjitik ne gjendje skandaloze. te gjithe duhet te bejm pak sakrifica per ta rimekembur.

      1. Eagle says:

        Ke te drejt shteti duhet te rrise cmimin e energise dyfish , kjo esht sakrifica me e vogel
        Te q trute qe ke o pjelle e keqe

    3. anduena says:

      Perfekte kjo ndihme nga Banka Boterore do te na sherbeje dhe te vleje se tepermi per sektorin energjitik te vendit.

    4. alk says:

      Lajm shume i mire pasi ndihma ekonomike qe ofron ky institucion nderkombetar do te sherbeje sic duhet per rimekembjen e domosdoshme dhe nxerrjen e ketij sektori nga situata e rende ne te cieln ndodhet.

    5. orinela says:

      Nxjerrja nga kriza e thelle e sektorit energjitik eshte dhe nje nder prioritetet e qeverise keshtu ndihma financire e bankes do te ndihmoje shume dhe do te jape rezultatin e nxjerrjes se sektorit kriza ne te cilen ndodhet, keshtu lajmi eshte fantastik shume i mire per te gjithe.

  2. kunji says:

    hahahahahaha cfare komentesh me kujtohet koha e enverit kam qene i vogel po i mbaj mend me fjale te ndryshme por kuptim te njejte i thurnin elozhe atij te MADHIT po prisni o te mjere se ju do ti paguani ata kredi qe merr ai i MADHI me shume lehtesi sa te FMN sa te BB sa te BQE prisni sate shkoje borxhi 100% te prodhimit te brendshem bruto dhe pastaj do ta zgjas e me shume te qeshuren se une jashte shqiperise jetoj dhe do ta shijoj ate.

  3. qytetari says:

    Lajm shume i mire per hajdutet ne krye te sektorit te energjise se nga milionere do behen miliardere,ndersa vendi do mbetet perseri ne krize te thelle energjitike ashtu sic eshte edhe ne krize te thelle politike, ekonomike,shoqerore.

  4. eksperti ne pension says:

    po anila jemi dakort,por
    kur nuk do kete fije merimanga elektriku mbi kokat tona ne rruge,lagje e rugica……
    dhe te rritet saksioni ndaj atyre qe nuk paguajne, se vetem qytetaria paguan…….

    1. daja says:

      Experti,ke harru drejtuesit e KESH-t qe jan bo milonera tu vjedh.

  5. fredi guri says:

    prite prite se po vjen se cifuti ta kercen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje