Basha kërkon ndjesë për drejtorët e korruptuar, por i zgjedh në Këshillin Kombëtar

29 Shtator 2014, 16:37Politika TEMA

Në listën e këshillit Kombëtar të PD-së, drejtor hipotekash, drejtor doganash, prokurimesh publike e kryetar komunash të akuzuar për korrupsion

Lulzim Basha ka menduar se duke kërkuar ndjesë për abuzimin me pushtetit në tetë vite, do të lahej me demokratët e shqiptarët e keqqeverisur.

Ai kërkoi ndjesë publike madje me përulje të thellë, për Drejtorët dhe të zgjedhurit vendor që abuzuan me pushtetin, por vetëm pak minuta pas fjalës së tij në Kuvend ai i propozoi për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Në listën e Bashës për Këshillin Kombëtar të PD-së përfshihen Drejtorë të drejtorive më të rëndësishme dhe më të përfolurat për kurrupsion gjatë qeverisë “Berisha”.

Në listë kanë hyrë ish-drejtorë të Doganave, Tatimeve, Hipotekave, Prokurimeve Publike, Postë e të tjera drejtori problematikë sa i përket korrupsionit.

Në listë ka edhe kryetar komunash, të cilët janë akuzuar për korrupsion e madje të ndjekur penalisht, për të cilët Basha gjithashtu kërkoi ndjesë publike për keqqeverisje.

Ndjesa e Bashës

Në mbledhje dhe konferenca të ndryshme janë përmendur raste ekstreme kur të zgjedhur të caktuar të Partisë Demokratike nuk janë parë asnjëherë në zonë gjatë katër viteve të legjislaturës së shkuar.

Në ngjashmëri me indiferencën e të zgjedhurve, drejtorë dhe zyrtarë vendorë janë sjellë në kundërshti të plotë me parimet dhe moralin e Partisë Demokratike.

Njerëzit trokisnin për halle, disa prej nesh mbanin sehir nga xhamat e zyrave dhe makinave, duke i shërbyer rehatisë te tyre personale. Këtu nuk është fjala vetëm për distancën fizike me njerëzit, por më keq akoma, për të jetuarit në një bote paralele me qytetarët, deri në moskuptim të tyre.

Kjo është distanca që nuk lejon të zgjedhurit te kuptojne hallet, gjendjen shpirtërore të njerëzve dhe shoqërisë, mendimet e tyre për zhvillimet politike. Kjo në fakt është distanca e deformimit dhe asgjësimit të politikës”, tha Basha.

Por për kë e kishte fjalën Luzim Basha?

Shumë prej drejtorëve më të përfolur gjatë qeverisjes së Berishës janë pjesë e listës së kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar dhe me gjasë do të jenë më të votuarit për këtë forum.

Nga një vështrim i shpejtë i listës së kandidatëve rezulton se ka drejtorë të rëndësishëm e krerë vendor madje edhe të akuzuar për korrupsion. Në se analizohet emër për emër në këtë listë mund të ketë edhe të tjerë ish-drejtorë demokrat, për të cilët Basha kërkoi ndjesë.

Lista e drejtorëve

Agron Kuliçaj                      ish-zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Flamur Gjymishka             ish-drejtor i Përgjithshëm i Doganave

Arben ibroj                          ish-drejtor i OST-së

Arben Qirjako                     ish-drejtor i Përgjithshëm i Hipotekave

Arben Sefgjini                     ish-drejtor i Tatimeve, ish-drejtor i shërbimit të Provës në MD

Arqile Goreja                      ish-drejtor i Postës shqiptare

Bujar Brovina                     ish-drejtor i Qytetit Studenti

Dashamir Aliko                  Kryetar i komunës Lazarat

Fetah Hasani                       ish-drejtor i Hipotekës së Tiranës

Kreuza Leka                         ish-drejtore e Drejtorisë Kombëtare të Planifikimit Urban

Gazmend Spahia                ish-Drejtor i Tatimeve

Elvana Hana                        Drejtore e Përgjithshme e ISKSh

Fatbardh Plaku                  Kryetar i komunës Farkë

Gazmend Dibra                  ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Avenir Peka                        ish-kryetar i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Klodiana Canka                 ish-drejtoresha e agjencisë së prokurimeve publike

Eneida Gurja                      ish-drejtore e AIDA, Agjensia për Investimet e huaja

Etion kapedani                  Administrator i Përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës

Florion Pustina                 Drejtor i P. i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës

 

2 komente në “Basha kërkon ndjesë për drejtorët e korruptuar, por i zgjedh në Këshillin Kombëtar”

  1. HILLBILLY says:

    Kjo eshte banda e Salih Ram Gerdecit ? dhe e te birit te tij STUPID ?
    PD eshte nje kala qe ai e ka zaptuar me kohe dhe dje forcoi pozitat ndersa sot prej nga zyra e tij tek kulla e korrupsionit ka shoshitur(skualifikuar nga lista) armiqt e mundshem dhe tani i sigurte vazhdon perpara duke u çierrur shesheve, me shpresen se zoti Rama do te thyej qafen nga gomarlliqet ? Ne fakt gomarlliku i Rames ka filluar te shfaqet; ndersa u ben thirrje investitorve italian per investime se me demek ka lehtesuar procedurat, nga ana tjeter ka bllokuar te gjitha lejet e ndertimit dhe studimet urbanistike ?

  2. enter says:

    PD eshte haleja e Shqiperise, ka mbledhur funderrinat, kriminelet e Shqiperise.

    Propozoj qe te nxirret jashte ligjit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje