Fillimi i ri i Bashës, shkel kushtetutën e PD/ Ndryshimet statutore miratohen vetëm me 1/3 e votave të delegatëve

29 Shtator 2014, 12:21Politika TEMA

Fillimi i ri i Lulzim Bashës në krye të PD-së ka nisur me shkelje flagrante të statutit të kësaj partie.

Është fjala për votat e pamjaftueshme, me të cilat u miratuan ndryshimet statutore të Partisë Demokratike, në ditën e parë të Kuvendit Kombëtar të saj.

Statuti i PD-së është votuar nga maksimumi 2000 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, që do të thotë se statuti i ri i PD-së ka marrë rreth një të tretat e votave të 7500 delegatëve të Kuvendit të PD-së.

Ndryshimet në statutin e PD-së duhet të merrnin votën e shumicës së delegatëvë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, thënë ndryshe, 50 plus 1 përqind të shumës së delegatëve të Kuvendit Kombëtar.

Por në fakt, kjo nuk ka ndodhur pasi salla e Pallatit të Kongreseve zë zyrtarisht 1800 persona dhe këtu përfshihen edhe vendet tek llozhat.

Nëse marrim rastin kur janë mbushur të gjitha ambientet, ku delegatët mund të kenë qëndruar edhe në këmbë, sërish shifra e delegatëve të pranishëm në sallë në momentin që u miratua statuti i ri i PD-së nuk i kalon 2300-2500 persona.

Statuti i ndryshuar i PD-së u miratua me votim të hapur me ngritje dore të delegatëve që ishin në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Nëse në rastin e votimit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të kësaj partie, është e mundur të besohet alibia se delegatët paskan qëndruar jashtë sallës së Pallatit të Kongreseve dhe kanë ardhur vetëm sa për të votuar, në rastin e miratimit të statutit, kjo alibi nuk qëndron pasi ndryshimet statutore u miratuan me votim të hapur me votat vetëm të atyre delegatëve që ishin të pranishëm në sallë, në momentin kur u hodhën në votë ndryshimet në statutin e PD-së.

Çfarëdolloj përllogartitje që të bëhet, numri i delegatëve në atë moment në sallën e Pallatit të Kongreseve nuk e plotëson kriterin e përcaktuar në statutin e PD-së miratimin e ndryshimeve statutore me shumicën e votave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

22 komente në “Fillimi i ri i Bashës, shkel kushtetutën e PD/ Ndryshimet statutore miratohen vetëm me 1/3 e votave të delegatëve”

  1. xhonson says:

    Mos u habisni fare se ne PD nuk jane ZBATUAR NDONJE HERE NORMAT PARTIAKE!!!
    BILE ATJE NUK KANE EKZISTUAR NDONJEHERE KETO NORMA!!!
    PD-ja ka qee dhe eshte nje BANDE KRIMINALE,E ASHTUQUAJTUR POLITIKE,qe eshte SUNDUAR NGA NJE BAJRAKTAR MESJETAR:
    -SALI RAM BERISHA!!
    Zaten ne MALOKERI nuk ka ekzistuar DIALOGU midis paleve,por vetem MONOLOGU I BAJRAKTARIT!!!

    1. Pilo Lala says:

      Nuk ka mundesi qe Basha te shkeli Statutin, perderisa askush nuk ka guxuar ta shkele me pare Statutin e PD.

  2. Vlonjati 12 says:

    O TemA, kjo nuk eshte parti, qe te respektoj rregullat dhe normat e statutit. Ajo ka qene dhe mbetet nje LEVIZJE politike, populiste, ku ata qe kane qene e jane ne krye bejne si ua ka qejfi e jo sipas rregullave e normave, sepse jane bandite e uzurpatore edhe te kreut te partise se tyre.
    “Interesant” eshte fakti se si kane marre pjese 7500 delegate ne kongres, kur ajo salle, sic thoni edhe ju, merr jo me shume se 2300-2500 vete ( me te ngjeshur ). Kjo eshte demagogji e mashtrim alla PD

  3. euromaloku says:

    hahahahaha pd-istet nga m#ti perfunduan ne bajge…. Jo se do ta kenë problem se ju eshte regjur lekura me salën

  4. Papijon says:

    ?

    Kjo tregon tragjikomedine e Partise Demokratike.

    Ku ishte, ku ka perfunduar dhe ku do shkoje

  5. Ale says:

    Ata e dine qe ska nevoje te votojne se i plotson partia vete votat. Fakti qe me habit eshte se ka akoma ne 2014 derdimene qe i shkojne mbrapa kesaj parti debilash.

  6. Treviso says:

    Partia Demokratike pas perfundimit te kongresit vertetoi qe eshte parti me kryetar qesharak.

  7. opa says:

    as per kryetar kooperative nuk eshte ky mall.do shkoj me l.s.i…do ta dhjes p.d. na felliqen,kaq vjet…

  8. VEZHGUESI says:

    PO MIRE MOR MERO MOS KA NDONJE QE DO TI THOTE BASHES{BERISHES}NUK JAM DAKORT ,NUK E MORE VESH QE BASHA NUK E LEJOJE XHOSIN TE FLASE,KUSH KA BYTHE TI DALE KUNDRA??

  9. Gjoni says:

    Sipas njoftimeve të gazetes del se ma shume se 2/3 e “kongresmeneve” pedeist kane qendrue jashte sallle se Kongresit.Ne ftesat e tyne kane pase të shkrueme:”Radha gjashte,karriga jashte” E bukur kjo puna e Lulit !

  10. ENDRY says:

    Kure genjejne dhe manipulojne brenda vete partise se tyre cfare mund te pritet tjeter nga keto..!!…

  11. Dr. John says:

    Epo qe genjeshtra te mbyt shpejt kjo dihet. Tani Bashes i duhet ose te pergenjeshtroje pjesemarrjen e 7500 veteve ne kongres ose te pranoje qe ka thyer statusin e partise qe kerkon te drejtoje. Problemi eshte se cdonjera nga keto e nxjerr Bashen fiasko perpara opinionit. RIP ideali per te cilen u krijua PD.

  12. Miri says:

    Keto xhanavaret kane bere gjithmone votime model. Historikisht me shume flete votimi ne votues. Ska mundesi te kete patur 7500 votues e 2000 fleta fotimi. Eshte gabim shtypi kane qene 20000 flete votimi. E kane me qef shume demokratet te votojne nga 3-4 here per person.

  13. . says:

    ——————————————————————————————

    ha,ha,ha ….

    Cete-Verioresh injorant qe 23 vjet vodhen dhe dogjen Shqiperine.

    Tani Shqiperia ka nevoje “urgjente” te rrimekembet dhe zhvillohet si mbare rajoni.

    Arrestimi krimineleve-Verior Bisha-Basha “dite feste ne mbare Shqiperine”.

    —————————————————————————————-

  14. kuq e zi says:

    nuk perben lajm kjo e nderuar tema
    kuvendi i shqiperise sa ka ?????
    mendoni qe ps-pd bashke kane 1.240.000 vota
    shqiperia ka 3.3 milion votues mos ngaterrojme banoret e shqiperise me shqiptaret me te drejte vote pra ne emigrim
    pra e kuptoni pse demokracia ne shqiperi eshte e cunguar?????
    sepse shumica mbahet me dashje jashte ketyre votimeve sepse kjo shumice ndeshkon me vote te dyja anet sepse nuk eshte pre e njeres apo tjetres dhe nuk joshet me kocka
    pd-ja ka bere gabime te panumerta por ketu eshte ne moden e perditshme shqiptare…
    pra asgje per tu skandalizuar

  15. altin says:

    antaret; degjuam krisma…..
    basha; kush degjoj krisma….
    sala; ti..ti..apo ti… epra flisni….
    basha; ja pra qe krisma nuk ka pasur….

  16. . says:

    ——————————————————————————————

    -Te gjithe nuk din te flasin dhe lidhi “Dy” fjale.

    -Asnje intelektual i mirefillte.

    -Te gjithe me arsim te rregjimit Berishian pas 90-tes ku shkollat nuk kishin dritatre dhe pedagoget ishin larguar jashte Shqiperise.

    ——————————————————————————————-

  17. . says:

    ——————————————————————————————-

    Ky e ka vendin ne “Burg” per gjithe

    vjedhjet, shitjen e Detit dhe vrasjet e 21 Janarit

    ——————————————————————————————–

  18. . says:

    ———————————————————————————————-

    Ky nje burre-grua dhe frikacak ….

    Sa te vdese bab Berisha shikoni si do ktheje “krah” dhe servilosur t’i servilost Z.Rama qe t’i shpetoje burgut.

    ———————————————————————————————-

  19. . says:

    Ky nje burre-grua frikacak.

    Po vdiq Sali Berisha Ky do ktheje “krah” dhe t’i serviloset Z.Rama qe t’i shpetoje burgut.

  20. qytetar says:

    Ja fusni kot ku ka statut PDja, statuti i saje eshte Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje