Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë qëndrimit të tij në New York vlerësoi dhe nderoi në një ceremoni madhështore dekorimi kontributin mjaft të rëndësishëm të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës “VATRA” me Medaljen më të lartë të “Flamurit Kombëtar”, si dhe dy personalitete të shquar të saj, Agim Karagjozi dhe Gjon Bucaj, me medaljen “Nderi i Kombit”.
Sipas njoftimit nga Presidenca, në prani të shumë bashkatdhetarëve, Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi kontributin historik për çështjen shqiptare, atdhedashurinë dhe dëshirën e mirë të tyre për të ruajtur ndër breza identitetin dhe frymën kombëtare në shtetin më të fuqishëm e më demokratik në botë, SHBA-në.
Presidenti Nishani vuri në pah mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit strategjik dhe aleatit të pazëvendësueshëm të demokracisë së re shqiptare, SHBA-së dhe të udhëheqësve të saj në çastet më vendimtare të historisë së kombit shqiptar.
Ai gjithashtu vlerësoi lart rolin e pamohueshëm të Diasporës shqiptare në ruajtjen dhe pasurimin e vlerave shqiptare dhe rritjes së imazhit të vendit tonë në SHBA dhe kudo në botë.
“Themeluesit e kësaj Federate Mbarë-shqiptare: i gjithanshmi Imzot Fan Noli, eruditi Faik Konica, juristi Kristo Floqi, Paskal Aleksi, Kristo Kirka, Llambi Çikozi, Elia Tromara, dy herë kryeministri Kostaq Kota e shumë të tjerë patën largpamësinë e duhur historike, ndjenjën e pastër patriotike, vullnetin e mirë dhe energjinë e pashtershme që organizata juaj të shndërrohej vërtet në një vatër të ngrohtë dhe përkujdesëse për bijtë e mërguar të shqipes, këtu në Amerikën e largët’!” u shpreh Nishani në ceremoni.
Përveçse kanë qenë personalitete të shquara në fushat e tyre, të gjithë drejtuesit e “Vatrës”, tha ai, kanë dhënë kontribute të pamohueshme në bashkimin e shqiptarëve në Amerikë dhe gjetkë.
Dokrra, të tipit alla Hoxha…!
Kjo organizate ja ka paguar qoftet qe hante ku plehu klubeve, gjate vizites ne New York
“Largpamesine e duhur historike, ndjenjen e paster patriotike, ………..”!!!! Perse? Sepse dikush ishte kryeminister i pushtetit nazi-fashist!!!! E njejta gje sikur gjermanet sot te nderojne nazistet e denuar me varrje nga Gjyqi i Nurembergut!!!
A u kthye ne atdhe Presidenti?
Bej pyetje, se ai kur largohet nga Atdheu harron te kthehet po nuk e thirren.
Cfar ka bere dhe çfar ka thene pak shqiptare jane te interesuar duke ditur se kush eshte Presidenti.
O zot ke ka nderuar, nje tufe pleqsh qe shkojne mejhone me mejhone, aheng e raki, e “qajne “hallet e shqipetareve.
Akoma vazhdon Nishonlliu me shfaqje teatrale. Sot vjen e jep leksion ne University of Michigan , ku besoj do dekoroje edhe ketu disa atdhetare te flakte qe iu dogj zemra per memedheun.