Mijëra protestues pro- demokracisë kanë bllokuar rrugët e Hong Kongut, duke injoruar kështu thirrjet për t’u larguar.
Një nga qendrat më të rëndësishme ekonomiko- financiare në botë është bllokuar.
Turma ka kaluar natën nëpër sheshe e rrugë, ndërsa policia, pavarësisht se përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, nuk i shpërndau dot.
Të hënën në mëngjes policia u tërhoq, ndërkohë që qytetarët u qetësuan.
Protestuesit akuzojnë Pekinin se synon që të kufizojë mundësitë e tyre për zgjedhjen e kreut ekzekutiv të qytetit.
Qeveria komuniste synon që të ketë të drejtë për të eliminuar kandidatët.
Shefi ekzekutiv i qytetit zgjidhet në vitin 2017.
Banorët e Hong Kongut thonë se Kina u kishte premtuar një demokraci të zgjeruar, kur qyteti ndërroi duart duke kaluar nga administrimi britanik në atë kinez para disa vitesh.
Sipas korrespondentes së BBC, frika e liderëve kinezë është se trazirat mund të përhapen edhe në Kinë, ku ka pakënaqësi ndaj Partisë Komuniste.
Raportohet se Kina ka ndaluar Instagramin, në përpjekje për të bllokuar përhapjen e fotove të protestave.
Kina po bllokon edhe kërkimet në internet dhe diskutimet online.
Po plasi edhe ne Kine, mori zjarri gjithe boten. Jo me kot Papa Francesku paska thene se lufta e trete boterore sapo ka nisur.
Sa shkuan per vizite Edvini dhe Vangjush Dako, plasi edhe ne Kine. Paskan patur kemben ters…
o qifo harrove edhe kryebashkiakun famoz te Kavajes ish trafikantin e droges Vinin. U harrova tani ai e ka bere emrin Elvis!
sa larg?…deri ne det…
Po tju behet ndonje padrejtesi shqiptareve ,nuk mund te krahasohet protestat e tyre me protestat tona..
asqë diskutohet!!në maj të 11ës kur saliu grabiti tiranën!!shqipua u ndrit në këmbë,mori dshin e shkret dhe e bëri kurban para bashkisë!!
prandaj sja mbajti bytha edi byçës që të hapte gojën!!
Deri sa policia ta merr seriozisht situaten. E nese nuk zbythen. Destinacioni i fundit eshte TIENANMEN 2
Kemi per te mesuar shume nga keta njerez.
Pa pankarta partiake, pa parulla politike, thjesht per demokraci.
Keshtu ja vlen edhe te vdesesh.
a thu të ken vra këta komunistët e kinës si vrau sali demokrati në 21 janar??
sa mire i paska vajtur mendja me cadra…
Jetoj ne kufi me Hong Kong-un dhe i kuptoj shume mire.Ne 1997 kur Hong Kong i kaloi Kines ishte nje shtet gjysem i falimentuar ku pagat dhe cmimet e pronave te patundshme ishin ne nivelin me te ulet.Tani te gjithe keta qe shtrihen rrugeve jane milionera sepse cdo gje qe eshte e ndaluar ose e shtrenjte ne Kine,ne Hong Kong lejohet dhe eshte pa takse.Me besoni cdo Week-End te kalosh kufirin per ne Hong Kong ka rradhe deri ne 3 ore.Hong Kong eshte i vetmi vend ne bote ku shikon rradhe para dyqaneve Gucci ose Armani.Kinezet po prodhojne,qarkullojne dhe po fitojne shume.Nje pjese e ketyre te ardhurave po shpenzohen ne Hong Kong por eshte normale qe kjo ka dhe koston e vet.Qytetaret e Hong Kong-ut i urrejne kinezet ne maksimimum sado qe jane kineze dhe vete dhe nuk mund te pelqejne vetem paret e kinezeve kur nuk i duan ata.Ngadale do pranojne rregullat e kinezeve ashtu sikurse duan dhe paret.Megjithate respekt per inisiativen demokratike dhe shpresoj cdo gje te shkoj mire.Gjithsesi ngelet nje nga vendet me mbrekullueshme ne bote ku kam shume miq.
Ti je nje injorant kalirbi qe jeton ne kufi dhe thua ishte shtet gjysme i falimentuar. Mediokrer! Hong Kongu eshtr nje nga shembujt me te mire te funskionimit te liberalizmit ekonomik.Nje nga sistemet me te forte financiare te botes. Protestat ne Hong Kong kane si synim ruajtjen e ketij liberalizmi ekonomik i cili duhet me doemos te shoqerohet me te drejta individuale. Dhe qe radha te vazhdoje neper dyqane duhet qe keto te drejta te mbrohen.
Une jetoj ne HK me qe ra fjala!
Edi&Masteri!
Aman mos u zini,se si mund te zmadhohet radha tek guci e armani.Por, do te ishte shume interesante,menyra se si e shikojne 2 shqiptar(me sy te ndryshem) situaten atje,Per mua do ishte e “domosdoshme”.by
Gjithmone njerezit e shkrete e hane…keto protesta jane loje e paramenduar e kokave te mcefta.
http://www.bbc.com/news/world-asia-china-29407067