Presidenti amerikan, Barack Obama, pranoi se agjencitë amerikanë e kishin nënvlerësuar kërcënimin e Shtetit Islamik në Siri.
Në një intervistë të sinqertë, Obama tha se Al- Kaeda është mundur në Irak nga forcat amerikane në bashkëpunim me fiset sunite.
Por ata përfituan nga vakuumi i pushtetit në Siri dhe u rishfaqën si ISIS, që më vonë u quajt Shteti Islamik.
Presidenti foli për emisionin “60 minuta” të CBS.
“Gjatë kaosit të luftës civile në Siri, ku ka hapësira të mëdha të paqeverisura, ata arritën që të rindërtojnë veten dhe të përfitojnë nga kaosi dhe të tërheqin edhe luftëtarë të huaj,” tha Obama.
Obama tha se xhihadistët kanë fituar aftësi ushtarake duke thithur atë që kishte mbetur nga ushtria e vjetër e Saddam Hussein në Irak.
Po ashtu presidenti e pranoi se ata e kishin mbivlerësuar aftësinë e forcave ushtarake irakiane në përballimin e betejës me xhihadistët.
Ai shtoi se çelësi për zgjidhjen e situatës është një marrëveshje politike mes popullsisë sunite dhe shia.
Do thoja e stimuluat ne fillim dhe tani sàdini cfare te beni.
A mund te jete ky nje fjalim dinjitoz prej Presidenti te Fuqise me te madhe te globit ? Hajde Ameriken ne dore te kujt ke rene
Me duket pak nga pak do e njifni si shtet isisin se keshtu beni gjithmon duk e zbutur gjerat avash avash dhe pastaj vjen momenti qe çudia me e madhe tre dit zgjat,vet e krijuat isisin armatoset lloj lloj rrugaçesh dhe kriminelesh se deshet te rrezonit nga pushteti ASADIN,tani kriminelet e hajdutet ju dolen nga kontrolli dhe po krijojn shtet,hajdeni pra AMERIKA dhe PERENDIMI e bet pranveren arabe futet mutin kudo tani dilini per zot rrugaçve qe leshuat nga zinxhiri eshte detyra juaj dhe e askujt tjeter.
Ju kurre nuk vleresuar asnje konflikt ne bote, ju dini vetem gjuhen e luftes. Presidenti me i pavlere
Hajde merru tash me pollavra o rrenc, ti vet i ke organizue per me e nda Irakun në tre mini shtete. Atë Suni, shia dhe kurd jezidi..