Tryeza e katërt e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri – BE, pritet të zhvillohet sot në Tiranë me pjesmarrjen e Komisionerit për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Evropiane, Stefan Fyle dhe Kryeministrit Edi Rama.
Kjo tryezë do të jetë e para pas marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria në muajin qershor, kur u mbajt edhe tyreza e tretë.
Lidhur me bilancin me të cilin shkon Shqipëria në takimin Dialogut të e Nivelit të lartë kësaj here, ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ka theksuar në një prononcim për mediat disa ditë me parë se, “takimi do të jetë sërish me pjesëmarrjen e Komisionerit Fyle, i cili për fat të keq vjen në Shqipëri për herë të fundit si Komisioner për Zgjerimin. Do të diskutohen të gjitha arritjet, që ka pasur vendi. Do të diskutohet vazhdimësia e reformës në drejtësi që është një nga pikat kryesore, por edhe vendimmarrja deri në hapjen e negociatave”.
Në tryezën e sotme ka konfirmuar pjesmarrjen e saj edhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, e cila ka bërë të ditur se bashkë me dy kolegët e saj demokratë, do të marrë pjesë në takimin e nesërm në Dialogun e Nivelit të Lartë me BE.
Ajo është shprehur se gjatë këtij takimi do të bëhen prezente problematikat dhe arsyet e qëndrimit jashtë parlamentit të opozitës.
Dialogu i Nivelit të Lartë me BE zhvillohet për të parë ecurinë e 5 prioriteteve që i janë lënë Shqipërisë për integrimin, ku sipas Bregut reforma në drejtësi do të jetë edhe pika kyçe për hapjen e negociatave./LF
Shife Bregun ,reforma ne drejtesi eshte pika kyce,ajo reforme do kryqezoje shume nga ju ! Kujdes me Fylen ,se mos ju injoron si ne takimin e fundit qe po ju degjonte me shume bezdi !
PROBLEMI I OPOZITES NUK ESHTE DREJTESIA AS MOSPJESMARRJA NE PARLAMENT AS HAPJA E NEGOCIATAVE POR HALLI I MADH DHE ME TE DREJTE SE DERISA TE KENE NEPER KEMBE KRYETARIN DEFAKTO BERISHEN ATO NUK KAN BERE ZGJEDHJE AS ZGJIDHJE PASD LARGIMIT TE TIJ FILLON ZGJEDHJA E KRYETARIT THE ZGJIDHJA E PROBLEMEVE BRENDA NE PD ME CFAR SHOHIM KJO DO TE NDODH NE MANDATIN E TRETE ATEHERE DO SHOHIM ZGJIDHJEN E KETYRE HALLEVE ATEHERE KA PD ATEHERE KA EMRA FIGURA TE MIREFILLTA TE PD DERIATEHERE KA KOHE FLENI TE CETE
E ka marre malli per Fylen
Nuk ka me as Komision Zgjerimi e as Komisioner per zgjerimin. BE nuk zgjerohet per nja 5-6 vjet te pakten. Keshtu eshte deklaruar. Fyle eshte thjesht nje turist cek ne Tirane pa asnje funksion.