Partia Demokratike përmes kryetarit të saj Lulzim Basha i ka shprehur Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, shqetësimet e saj në lidhje me atë që konsiderohet prej demokratëve si mosfunksionim i demokracisë parlamentare, tentativës për kapjen e sistemit të drejtësisë në vend dhe asgjesimit të jetës parlamentare.
Në vijim të vizitës në Tiranë, Komisioneri Fule zhvilloi një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha, pak përpara nisjes së Dialogut të Nivelit të Lartë mes BE dhe Shqipërisë, ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare.
Në një prononcim për mediat, kreu demokrat tha se kishte diskutuar me Komisionerin Fyle në lidhje me mosfunksionimin e demokracisë parlamentare, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama për krijimin e një grupi në Parlament me njerëz të dënuar dhe të dyshuar për lidhjet me krimin.
“Si mund të flitet për një vend që avancon drejt standardeve europiane kur Qeveria përdor dhunë për t’i mbyllur gojën opozitës, që shkel vendimet e Gjykatës Kushtetutese siç shkel liritë e qytetarëve përditë. Ne si opozitarë jemi të vendosur për të bërë gjithcka për përparimin europian të vendit dhe e dëshmojmë vendosmërinë tonë me pjesëmarrjen sot në dialogun e nivelit të lartë apo gadishmërinë për reformën në drejtësi.
Por, mazhoranca ka krijuar një Komisioni Hetimor me qëllimin e vetëm të vendosë nën kontroll politik KLD. Po kështu mazhoranca me 3 ligjet e rivotuara, megjithëse Presidenti i ktheu për rishqyrtim, përkundrejt kërkesave ndërkombëtare shkuan në parlament, u votuan dhe rivotuan. Kjo është një situatë jashtëzakonisht e rëndë. Si mund të mbyllësh sytë para kësaj. Kjo situatë po shtyn Shqipërinë drejt destabilitetit dhe krizës politike”, tha Basha.
Më tej kreu demokrat u shpreh se opozita do të kthehet në Kuvend, por në atë sallë shkelet Kushtetuta ligjet e rregullorja.
“Ne duam të kthehemi në Kuvend por ai nuk është ndërtesë nuk është grumbull qytetarësh por Kushtetutë, debat, ligj, rregullore të gjitha këto janë nëpërkëmbur. Kërkojmë rivendosjen e parlamentit, të cilin e ka asgjesuar shumica”, shtoi ai.
Ndërsa duke u ndalur tek Reforma në drejtësi, Basha tha se opozita do jetë pjesë e saj kur të garantohet gjithëpërfshirje dhe transparencë.
“Opozita ka idetë e saj, por që të ketë reformë në drejtësi duhet gjithëpërfshirja standarde ndërkombëtare e transparencë. Nga njëra ana flasin për reformë në drejtësi nga ana tjetër Arben Ndoka me shokë janë sulur të shkatërrojnë KLD. Ne do vazhdojmë me vizion evropian, ndonëse situata është e zymtë për shkak të veprimeve antikushtetuese. E ardhmja i përket shqiptarëve, brezit të ri”, tha Basha.
Se ç’far thote krimineli basha shqiptaret e dine, por çfar thote Zoti fyle per Bashen dhe partine Demokratike dun te dine qytetaret.
..meshire per ata qe s’e paten nivelin ta kishin ate,kur ishin ne pushtet,..beja fushe me lule z Fyle,sepse vetem ATA i meritojne lehtesirat.Nga kalimi ne opozite..overdoza ju ka nxjere briret dhe ata duan vetem fitore,nuk eshte per ta vendi i dyte..perndryshe do te plase “rremuja”thote “pronari” i vendit..
eh mo luli. i feel bad for you ?
Nuk bëhet stan me lepuj, prandaj nuk bëhet Shqipëria me shqiptarët…!
Tek ti i plasi Fyles, ne se ti shkon ne parlament apo jo.
Ti qenke trapi i teri more usta-bash.
Cfare idesh keni ju mer LLumhane.Gjate qeverisjes Tuaj JU keni shperfytyruar gjithcka, :Financat ,Ekonomine ,Drejtesine ,Rendin. Dhe tashti vazhdoni te vini shkopinj ne rrota.Pale po beni thirje per marrjen e pushtetit me force.Nuk keni zene mend nga Shuplaka 1 miloneshe e Popullit Shqiptar.Ka faj Qeveria Aktuale ,qe nuk fillon proceset gjyqesore per Vjedhjet ,Vrasjet ,Shperdorimet.Ju mer Llumhane e keni vendin vetem prapa hekurave
Gjithperfshirje ne reformen e drejtesise? Dmth te perfshihen ne hartimin e reformes edhe hajdutet e te korruptuarit. Hajde logjike hajde!
ke quan drejtesi ti pd ;PROKURORI? GJYKATE? PRESIDENT,jeni llumi i se kaluares,duhet te zhdukeni…ti i pari nuk ke perfundu gjyqin e 280 milion eu.kush te beson ty dhe sale-palle,po pellet para vdekjes,,,
legen!!!