Fyle: Opozita të rikthehet në Kuvend, politika nuk bëhet në rrugë

29 Shtator 2014, 15:17Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle i bëri thirrje opozitës që të rikthehet në Parlament, pasi sipas tij kjo mënyrë politikbërjeje, që ai e cilësoi në rrugë, pengon procesin e integrimit evropian të vendit në BE.

Në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Rama pas takimit të kartët të Dialogut të Nivelit të Lartë “Shqipëri-BE”, Fyle i bëri apel palëve që të gjejnë kompromis për prioritetet kyçe të vendit, pasi siç theksoi fitues janë Shqipëria dhe shqiptarët.

Lidhur mesazhin e dërguar përmes Tëitterit për opozitën që t’i japë fund bojkotit , Fyle u shpreh se përgjegjësia është e të dyjave palëve, duke shtuar se dritarja e hapur sot me ardhjen e tij në Tiranë, të vazhdojë.

“Natyrisht që unë kam shkruar në Tëitter për institucionet më të rëndësishme, dhe bëra një shkrim për forcat politike që të përfaqësohen në parlament që të arrijnë një kompromis.

Në fakt unë kam dëgjuar shqetësimet e opozitës. Dhë në të njëjtën kohë e kam bërë të qartë, që të dalësh nga parlamenti dhe të sillet politika në rrugët e vendit, nuk është mënyra evropiane dhe kjo nuk e ndihmon vendin që ta sjellë Shqipërinë drejt integrimit.

Gjatë diskutimeve të sotme kemi parë një arritje dypalëshe, unë kam bërë thrrje, sepse përgjegjësia është e të dyja palëve, që ta përdorin këtë dritare që është hapur sot, që të sigurohet që fitimtari nuk është kjo parti apo ajo parti politike por shqiptarët”, theksoi Fyle

Komisioneri për Zgjerimin vijoi apelin e tij edhe në lidhje me krijimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku u shpreh që palët duhet të bashkëpunojnë, si një nga pikat kyçe për synimin e vendit në integrimin evropian.

Duke marrë shembull nga vizita e Papa Françeskut, dhe kompromisit të treguar nga palët, Fyle nënvizoi se vizita provoi që mund të ketë bashkëpunim të frytshëm mes mazhorancës dhe opozitës.

“Tre janë pikat kryesore për Shqipërinë, e para, angazhimin tonë për të ardhmen tonë evropiane të Shqipërisë, e dyta, mënyrën për të vazhduar me reformat, dhe e treta rëndësinë e kompromisit. Unë po i përsëris edhe një herë gjatë vizitës sime të fundit, jo se nuk mendoj të them ndonjë gjë të re, por këto gjëra nuk duhet t’i harroni.

Takimi i sotëm është edhe një herë angazhimi për të punuar me Shqipërinë që ritmi i reformave vazhdon për të çuar në çeljen e negociatave me BE. Dhënia e statusit ishte njohje e progresit të bërë nga vendi, dhe sot jemi të përqëndruar në planet e Shqipërisë për prioritetet kyçe për çeljen e negociatave. Kemi pasur vëmendje të veçantë me shtetin e së drejtës. Ju përgëzoj për ngritjen e grupeve të përbashkët të punës, dhe do ta ndihmojnë Shqipërinë të fokusohet në prioritetet kyçe dhe marrjen e masave.

Në mënyrën që të ecni përpara, integrimi duhet të jetë gjithëpërfshirës, dhe unë e di se këtu ka konsensus, ndaj ju bëj thirrje qeverisë dhe opozitës që të bashkëpunojnë që të ngrenë Këshillin Kombëtar të Integrimit që të kanalizohen të gjitha palët e interesuara. Vizita e papës tregoi se ishin të bashkuar për tolerancën fetare, dhe ky duhet të jetë edhe shembulli që të shohin panoramnën më të gjerë për integrimin në BE. sepse në fund do të ketë vetëm një fitimtar, shqipëria dhe shqiptarët dhe unë jam krenar për shqipërinë dhe shqiptarët.” tha Komisioneri për Zgjerimin.

6 komente në “Fyle: Opozita të rikthehet në Kuvend, politika nuk bëhet në rrugë”

  1. Moli says:

    Nuk bohet ne rruge?! Oh harrova bohet ke “krokodili” dhe ke drejtoria e CEZ

  2. Treviso says:

    Zoti Fyler, Politika shqiptare vuan nga ligji qe kan vendosur per zgjedhjen e deputeteve. Ne politike marrin pjese qytetare qe jane nen nivelin e kohes qe kerkon situata. Deputetet sillen si femije kopshti kur vjen puna per te vendosur per nje problem qe shqeteson te ardhmen e vendit. Pse duhet te jene ne parlament keto femije? Populli ka votuar jo per te zgjedhur femijet e kopshtit, por per te zgjedhur njerzit me te ndershem dhe me te afte te shoqerise.
    Pa ndryshuar kete ligj politika shqiptare do te jete nen nivelin e kohes dhe nuk do ta ndihmoje popullin per ta nxjerrur nga varferia.

  3. shpetimi says:

    Edi Rama ne konferencen per shtyp me komisionerin Fyle, duke falenderuar ate per kontributin e dhene, nder te tjera tha se Fyle gjate ketij bashkepunimi eshte kundershtuar here pas here here nga njera force politike dhe here nga tjetra. Ne shqiperi vazhdoje Rama vetem Papa dhe Merkel nuk kundertshtohet nga asnjera pale.

    Desha te pyes z.Rama nqse eshte menduar pas ketij krahasimi?
    Z.Rama, Sikur ka kaluar nje kohe relativisht e gjate pa permendur lidershipin e aleatit tone me te madh SHBA ?

  4. Arber says:

    Kujt i flet more Fyle, keta jane nje bande rrugacerish. Ata jane maskarenjte me te medhenj qe ka pare kombi shqiptar. Te gjithe te inkriminuar me vrasje, vjedhje, banditizem, vjedhje votash, mashtime, korrupsion. Cte presesh prej tyre. Kete bande e ka krijuar Kryebanditi serbovic, Sali qeni.

  5. Kor+ca. says:

    Ore, po keta Evropjanet dhe nderkombetaret, a e degjuan politiken qe u miratua para disa oreve, per politike te shesheve te hapur dhe te sokaqeve te ngushte qe tregoi me te thene i Madhi Gisht ?!

  6. PD says:

    Nuk na le aleati yne I madh shba ne te hymie ne BE ore shpetimi, Kuptone apo Jo ? Keto jane vetem peralla, shqiperi a eshte ne KOLONIALIZIM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje