Fshehja e pasurisë, ILDKP kallëzon gjyqtarin Osman Aliu. Ky i fundit i shan dhe pastaj largohet

29 Shtator 2014, 16:25Politika TEMA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave do të dërgojë pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimin penal për subjektin Osman Aliu me funksion, gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë, Kavajë, për veprat penale të “Fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Gjithashtu, ILDKPKI bën të ditur se do të kërkojë nga Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë për marrjen e masave disiplinore për sjelljen rrugaçërore të gjyqtarit Osman Aliu, sot në ambientet e këtij Institucioni.

Sipas ILDKPKI, Aliu ditën e sotme jo vetëm që refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të Inspektorëve të ngarkuar me kontrollin e plotë por edhe u largua dhunshëm e duke i fyer ata gjatë kryerjes së detyrës.
 
Në vazhdim të proceseve të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për zyrtarë të niveleve të ndryshme, ILDKPKI, njofton se ka konstatuar fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare për pasuritë e krijuara, transaksione të dyshimta etj. nga ana e gjyqtarit Osman Aliu.
 
Në muajin Mars të këtij viti, ministri Tahiri i ka dërguar një letër Presidentit Nishani ku i shprehte shqetësimin e tij se gjyqtari Osman Aliu merret vendime të dyshimta. Ndërkohë që presidenti Nishani i është përgjigjur kërkesave të Tahirit përmes një editoriali ku kërkonte që të ndalej urgjentisht shantazhimi i gjyqtarëve nga ministri i Brendshëm.

Rreth një muaj pas kërkesë së Tahirit ka qenë ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i cili ka kërkuar që Këshilli i lartë i Drejtësi të procedonte gjyqtarin Osman Aliu pasi janë gjetur shkelje në vendimet e tij. 

12 komente në “Fshehja e pasurisë, ILDKP kallëzon gjyqtarin Osman Aliu. Ky i fundit i shan dhe pastaj largohet”

  1. fshatari says:

    Osman Aliu nuk e kupton akoma se Shqiperia po behet shtet.
    Osmani e di akoma se jeton ne feudin e Sali Kurves

  2. Ladi says:

    Me ne fund po vjen era shtet. Thellojeni denoncoini keta bandite te veshur me kostum politik

  3. Charlie says:

    Sunit besoj do jete dhe ky…

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Te marri si avokat mbrojtes gjysmakun me mustaqe tani..

  5. tourkofagos says:

    eh mer Asmon,ne Turkye do ti bie sumes,ne Albanistan ben gjyqtarin…..pune sunitesh!

  6. koqo koqedhima says:

    filluan te shajne gjykatesit e nderuar. kjo eshte shenje e mire …

  7. drejtesia says:

    Si ka mundesi qe ministri i drejtesise dhe k.l.d.i fali dy gjyqtaret e Elbasanit Ilir Pashaj e Bujar Musta per shkelje flagrante qe lidhen me qenderimin moral te tyre me detyren dhe me perseritje.Pse nuk thuhet arsyja kur dihet nga tere populli i Qytetit se keta gjyqtare jane te diskretituar e ne te gjithe median shqiptare?

  8. liri says:

    C’fare pret qeveria qe ka kalbe ne burg kete qen bir qeni.

  9. Kruja says:

    Jo more zoterinj se nuk eshte kaq e thjeshte. Keta po e politizojne kete punen e Osman Aliut dhe po e bejne kete koke Turku.

    C’fare eshte Manja perpara pasurise qe kane keta te tjeret? Nje hic.

    Shikoni se nuk e kini mire kete pune. I jeni qepur Manes qe te thoni ja po bejme drejtesi. Si duket Manja nuk ka ndonje mbeshtetje te forte klanore qe po behet koke Turku.

  10. bruins says:

    Mos e futini ne burg por sekuestro gjithe pasurise dhe pezullim si gjyqtare.

  11. tori says:

    bjeruni ,kush merr me shume te paguaj me shume…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje