Nishani vlerëson veprimtarinë e NAAC me medaljen "Gjergj Kastriot Skënderbeu"

30 Shtator 2014, 10:43Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani vlerëson NAAC-un dhe personalitete të shquara shqiptaro-amerikane.

Në fund të qëndrimit të tij në New York, në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti Nishani organizoi një pritje, ku ishin të ftuar  bashkatdhetarë, drejtues të shoqatave të diasporës dhe personalitete  shqiptaro-amerikane me veprimtari të shquar atdhetare e shoqërore.
 
Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm  edhe Kongresmeni amerikan Eliot Engel.
 
Presidenti Nishani vlerësoi veprimtarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe personalitetet e spikatura Anton Athanasi (pas vdekjes), Harry Bajraktari, Richard Lukaj dhe Nicholas Pano me Medaljen “Nderi i kombit”.

1 komente në “Nishani vlerëson veprimtarinë e NAAC me medaljen “Gjergj Kastriot Skënderbeu””

  1. D O K L E A T I says:

    KU E KE EKREM BARDHEN, KONZULLIN E NDERIT, LIGEN SHQIPTARO-AMERICANE, NE KRYE ME JOSEPH DIOGARDIN DHE QENDREN KATOLIKE SHQIPTARE NE MICHIGAN.
    VITIN E KALUAR, MALESORET NGA SHBA, PROTESTUAN PARA NAAC, QE PO ORGANIZONTE PRITJEN E DJUKANOVICIT, TE E DHUROJE PER KONTRIBUTIN QE BERI NE BOSHNJAKUZIMIN E MALESISE.
    SHUME PASKE PATUR KESO MEDALJESH, PER TE NENCMUA ATA QE KONTRIBUAN ME SE TEPERMI SHQIPTARIZMIT NE BALLKAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje