Ngërçi politik, Liderët e Bllokut hyjnë në Kuvend: Ne jemi shumica, PDK kriminalizoi vendin

2 Tetor 2014, 08:48Rajoni TEMA

Deputetët e koalicionit paszgjedhor, LDK, AAK-NISMA dhe Vetë Vendosje kanë hyrë në sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit të Kosovës, duke mos respektuar vendimin e deputetes Flora Brovina, për shtyrjen e seancës konstituive të parashikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme. Ata më herët kishin paralamëruar se do ta mbanin vetë seancën pavarësisht vendimit të Brovinës dhe të enjten janë mbledhur në Kuvend për  të kërkuar formimin sa më parë të institucioneve qeverisëse në Kosovë.

Isa Mustafa ka sqaruar se pse deputetët e Koalcionit LDK-VV-AAK-NISMA kanë hyrë sot në sallën e Kuvendit, edhe pse seanca u shty nga Kryesuesja, Flora Brovina. Ai tha se kjo është një shprehje e pakënaqësisë së shumicës parlamentare, e s’bëhet fjalë për mbajtjen e seancës konstituive.

Në foltoren e Kuvendit, kreu i LDK-së tha se vendimi i Gjykatës dhe obstruksionet e PDK-së përmes Flora Brovinës po e shkatërrojnë demokracinë në vend.

“Këtij shteti i nevojitet parlamentarizëm dhe demokraci”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se nuk mund të vazhdohet përjetësisht kjo gjendje, pa konstituimin e Kuvendit.

“Do të kërkojmë që seanca e ardhshme të mbahet në mesin e javës së ardhshme”,-, tha Mustafa.

Pas, Mustafës, në foltoren e Kuvendit ka dalë Albin Kurti nga Vetëvendosje.

“Në javën e ardhshme jemi ne ata që bashkarisht do të vazhdojmë me punë në institucionet tona”, tha Kurti.

Pas Kurtit, në foltore ka dalë Ramush Haradinaj nga AAK.

“Sot është dashur që në këtë sallë të mbledhemi si deputetë në mënyrë që të veprojmë në bazë të mandatit që kemi marrë. Në fakt sot ne jemi mbledh për të vërtetuar një situatë të re; PDK me njerëzit e saj e kanë kriminalizuar vendin dhe tash po i bëjnë një dëmë të madh vendit duke mos lejuar konstituimin e Parlamentit. Ndryshimi fillon këtu, e jo me seancat e PDK’së duke iu ofruar para deputetëve”, ka thënë ai. (Express)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje