Karaxhiç në Hagë: Nuk kam bërë krime lufte, kam vetëm përgjegjësi morale!

1 Tetor 2014, 13:48Rajoni TEMA

Radovan Karaxhiç, ish-kreu i serbëve të Bosnjës, i akuzuar për krime lufte, ka bërë deklaratën e tij të fundit në gjykatën e OKB-së në Hagë.

Karaxhiç ballafaqohet me 11 akuza në luftën e Bosnjes gjatë viteve 1992-1995, ndërsa  për mbrojtjen e tij ka hartuar më  shumë se 800 faqe, ku ka argumetuar se ai nuk duhet të dënohet për atë që ka ndodhur.  Ai ka thënë se nuk ka urdhëruar vrasjet masive të Srebenicës, dhe se nuk ka qenë në dijeni të civilëve të masakruar.

Radovan Karaxhiç, i cili ka zgjedhur të mbrohet vetë në gjyq, i ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid lidhur me masakrën e Srebrenicës, ku janë vrarë afro 8 mijë burra e djem myslimanë, në muajin korrik të vitit 1995.  Ai është shprehur se pranon vetëm përgjegjësinë morale për çdo krim te kryer nga serbët e Bosnjes, vetëm sepse  ka qenë lideri i tyre.

Prokurorët e Gjykatës së Hagës kanë kërkuar burgim të përjetshëm për Karaxhiç.

Prokurori, Alan Tieger, ka argumentuar se “politika e spastrimit etnik” është zbuluar në mënyrë të plotë dhe “Karaxhiç ishte udhëheqësi i saj”. (j.h)

Karaxhiç ka mbrojtur veten e tij për 10 orë më radhë në gjykatë, ndërsa vendimi i gjykatës pritet të jepet brenda disa muajsh.

6 komente në “Karaxhiç në Hagë: Nuk kam bërë krime lufte, kam vetëm përgjegjësi morale!”

  1. gurgac says:

    kur do ta shohim saliovicin ne ke dere se ah njeri i madh mezi po presim

  2. fatih says:

    Pune orthodhjakesh.bizantino grekofon vlleho sllavesh

    1. WEB says:

      Kujdes Fatih !!! se po mban nik-un e nje njeriu qe nuk eshte aspak larg masakrave te karadxhicit

  3. MERITONI says:

    hahahahhahhahahhahaah,edhe HITLERI mbante vetem pergjegjesi morale,sepsene asnje masaker nuk ka marre pjese personalishte,ka qene lider,urdherdhenes!!

    po tek e fundit,ku ke ti moral,moral eshte shprehje inekzistente per ty!!

    me kujtohet fjalimi i tije ne parlamente,para se te fillonte lufta,thoshte:mos te filloj lufta,te pranohet gjendja faktike,sepse edhe ashtu territorin e keni te humbur,por,shpetoni njerzit.
    paraljmronte se do te filloj nje masaker edhe me madhe se ne luften e dyt botrore,do te pesoni edhe meq se ne vitin 1944!!!

  4. mirel_1989 says:

    mbas perfundimit te procesit duhet te hiqet nga harta republika serbska ose republika e nazisteve serb. sepse kjo esht nnji krijes e gjenocidit serbo-nazi mbi boshnjaket. bosnja duhet te ken dy rajone at kroate dhe at boshnjake.

  5. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot says:

    Gurgaç=Gungaç,

    Saliovicin do ta shohësh në atë derë kur TË BOHET SHQIPËRIA KAMPJONE BOTE NË FUTBOLL.
    Bilbla thotë: MOS U GËZONI O TË GËZUAR (mugoshistat e zbarkuar pas ’91 në Tiranë ose 1 miljon shpullaxhinj), MOS U TRISHTONI O TË TRISHTUAR (demokracia me martirët e saj).

    Tung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje