Njoftova në shkrimin tim të parë se Asosacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) dhe 16 shoqata të tjera që bashkëpunonin me Agjencinë Turke të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit (TIKA), u mbyllen për shkak të lidhjeve të dyshuara me Shtetin Islamik në Irak dhe Siri (ISIS) dhe grupin Al Nusra në Siri.
Por, cila është lidhja midis TIKA-s, grupeve radikale dhe AKEA-s?
Raportet zyrtare të TIKA-s tregojnë se ajo ka rikontruktuar dhe pajisur zyrat e AKEA-s në vitin 2009. Mbështetja e TIKA-s ndaj AKEA-s nuk kufizohet vetëm këtu, por besoj se kjo mjafton për të pasqyruar marrëdhënien mes tyre.
Përse ështe e interesuar TIKA të mbështesë këtë organizatë që mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm për lidhjet e saj me grupet radikale, a thua sikur të mos kishte ndonjë shoqatë të ngjashme humanitare kur të kanalizonte fondet?
Përgjigja e këtyre pyetjeve gjendet në raportet e agjencive të sigurisë së Kosovës, Turqisë dhe aleatëve të tjerë perëndimore, të cilat theksojnë konkretisht: Imazhi se Kosova eksporton xhihadistë shqetëson pjesën më të madhe të popullit për shkak të efektit negativ që ka në çështjet e legjitimimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Autoritetet kosovare ndërmorën një aksion të tillë për shkak se dyshohet se numri i shqiptarëve të Kosovës të përfshirë me Shtetit Islamik shkon 160. Disa prej tyre shërbejnë edhe si lider të grupeve, përfshirë edhe faktin se në vend ka një qasje për Islamin Politik (Partitë në fjalë marrin 3 % të votave).
Opozita dhe qeveria janë duke vepruar sëbashku në këtë çështje për shkak se një militant kosovar i Shtetit Islamik, Lavdrim Muhaxheri u pa në Facebook duke i prerë kokën një “të pafeu”; një tjetër shqiptar i Kosovës sulmoi trupat turke; kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) Naim Tërnava ka bërë thirrje për të ndihmuar xhihadin në Siri.
AKEA, e njohur më parë edhe si “Urtësia” është në shoqatë e financuar jozyrtarisht nga Husamedin Abazi. Në vitin 1997 ai ishte student në Rijad për Studime Islame. Shoqata u formua zyrtarisht në vitin 1999.
AKEA është një organizatë e mbyllur nga UNMIK-u në Kosovë pas ngjarjeve të 11 shtatorit për shkak të lidhjeve të saj me Al Kaedën dhe mbështetjes së marrë nga sauditët. Me pak fjalë, organizatat e lidhura me Al Kaedën e kanë mbështetur AKEA-n që në fillimet e saj. Në rastin e Turqisë, ajo është mbështetur nga Fondacioni i Ndihmës Humanitare (IHH).
Qeveria turke ka lidhur kontaktet me anëtarët e AKEA-s në mars të vitit 1999. Grupi u ndalua të hyjë në territorin Maqedonas nga autoritet atje dhe u detyrua të kthehej mbrapsht në Stamboll. Aty, u strehua në kampet e ngritura prej IHH-së, ndërsa vizitohej shpesh nga lideri Abazi dhe miq nga Egjipti.
Autoritetet e sigurisë kanë ndjekur nga shumë afër aktivitetin e këtij grupi duke ndërhyrë dhe sekuestruar kompjuterët. Më pas, ata u transferuan në Shqipëri nën koordinimin e një shoqate civile, që ka rol të rendësishëm në formësimin e politikës së jashtme të qeverisë së sotme të Turqisë.
Duke mbledhur ndihma nëpërmjet të njëjtës shoqatë, ata hapën një shtëpi botuese “FOCUS A” pas luftës. Ata organizuan aktivitete të ndryshme me shoqatën simotër “LOGOS” të administruar nga shqiptaro-maqedonasi Adnan Ismaili duke organizuar edhe kampe për të rinj, në të cilat merrte pjesë edhe kryeministri aktual i Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Ky i fundit ka zhvilluar tre vizita në këto kampe të rinj, në vitin 1999, 2000 dhe 2001 duke ndejtur i heshtur edhe në rastet kur Abazi fliste kundër riteve fetare të Turqisë.
AKEA përktheu librin “Thellësia strategjike: Pozicioni Ndërkombëtar i Turqisë” në gjuhën shqipe, ndërsa botimi u realizua nga “LOGOS A”. Sigurisht që edhe Davutoglu e rriti mbështetjen e tij për këtë grup. Ndërtesa e tyre e re u ngrit në Arberia/Dragodan, një zonë pranë Prishtinës. Të gjitha shpenzimet u sponsorizuan nga TIKA.
Kursat Mamat, i cili tani shërben si coordinator i TIKA-s në Palestinë, u kujdes shumë për projektin e grupimit të Abazit duke mos marrë parasysh paralajmërimet nga autoritetet e inteligjenës kosovare apo policisë dhe ushtrisë turke.
Projektet e AKEA-s do të mbështeteshin më në forma të tjera më pas.
Në vitin 2012, Davutoglu zhvilloi një vizitë të rendësishme në Kosovë duke inaguruar edhe hapjen e Fondacionit “Yunus Emre”. Ishte muaj Ramazani, ai ishte i ftuar nga autoritetet shtetërore kosovare por zgjodhi që të hante darkë pikërisht tek zyrat e AKEA-s pavarësisht se këto autoritete por prisnin diku tjetër për vijimin e programit zyrtar.
Ka zëra se AKEA mori 1.5 milionë dollar fonde nga Murat Ulker për të hapur një madrasah në Kosovë me mbështetjen direkt të djalit të Presidentit të Turqisë, Bilal Erdogan në fillim të vitit 2013. Megjithatë, mësohet se Kryeministri Thaçi mori kësaj radhe parasysh paralajmërimet e agjencive të perëndimore të inteligjencës dhe ajo madrasah nuk u hap.
TIKA do te restauroje edhe ne Shqiperi.
“Dhurata” osmanllinjsh.
Emre Uslu eshte ne kerkim nderkombetar per puc shteti ne Turqi. Njeri jo i besueshem.
He mo dhemballe, mos je gje nga ata qe kane marre fonde nga Alsar, Tika apo IHH ti? eeee? Prit se ka per te dale emri ne hetimet e prokurorise tek personat e mbeshtetur per qellime xhihadi ?
Gjerat po dalin ne shesh. Besoj qe ata qe vjellin vrere ndaj kosovareve ne kete forum do te turperohen pak. Ndaj popullit shqiptar ne Kosove zhvillohet ende lufte speciale nga Serbia ne njeren ane dhe nga turkoarabet ne anen tjeter. Ne ende nuk kemi kapacitet shteterore t’iu kundervihemi me efikasitet mirepo do ti bejme. Mirepo cudit fakti se derisa Serbia lufton/bombardohet per Kosoven ndersa turkoarabet investojne hatashem per te shkombetarizuar popullin e Kosoves, Shqiperia zyrtare rrin indiferente akull thua se behet fjale per eskimezet.
Toni KS, ja ke futur kot fare.
Ndoshta nuk je ndonjeri nga ata snobet “kozmopolitan” tiranas i cili mendon se qendron mbi problemet te cilat i mundojne shqiptaret.
Grek nuk behesh por grek lind…muahahaha. Un dot them qe i bardh nuk behesh por i bardh lind. Gabeli gbel mbetet, ndrroi kryqat sa te duash, per gjermanet skandinavet, Kroatet, anglezet muu…. Mbetesh
Eshte e kuptueshme qe armiku, ne kete rast Serbia dhe turkoarabet zhvillojne lufte speciale kunder Kosoves. Kjo nuk me habite. Ajo cka mua me brengose eshte fakti se sa shpejte dhe sa shume shqiptaret po biejne pre e kesaj lufte speciale te serbeve dhe te turkoarabeve. Une mendoj qe kjo fare e hedhur nga armiqte po ze menjehere sepse po hedhet ne “toke te plleshme”. Une nuk po di se si ta shpjegoi kete pune. Shqiptari i Kosoves, nga nje atdhetar i madh po kthehet ne nje antishqiptar. Dhe numri i ketyre nuk eshte i vogel, pavaresisht se kundershtaret e mendimit tim do te thone se ata jane pakice, rreth 1% e popullates se Kosoves. Mos te harrojme se javen e kaluar u lirua nga paraburgimi i dyshuari Enis Rama. Ate para xhamise Hasan Beg te Mitrovices e priten si hero rreth 5000 mitrovicas.
Ne mesin te arrestuarve te fundit ishte edhe nje qe kishte pranuar 74 milion dollar nga vendet arabe dhe sapo kishin ardh parate ne Kosove ju kishte humbur gjurma. Me 74 milion dollar jo 5000 por i blen 50,000 skamnor/injorant/idiot/tradhtar.
Po armiku kete pune ka. Ceshtja eshte cka kane pritur shtetet shqiptare deri tash.
Tungate Toni, kompliment per komentin qe shkruajte. I permende turko-arabet dhe Serbine si armiq te Kosoves, po grkljanosat si Tourkopordhosi, Adriatiku, Kakarina di Große, pse i harrove?
Individet nuk kane rendesi por fenomenet dhe trendet.
Pastaj une nuk besoj qe edhe ata qe jetojne sot ne Greqi kane lidhje me greket e lashte e lere me disa “dua-te-behem-grek” forumista te Temes.
TIKA, IHH, ALSAR jane dhe ne Shqiperi. Kotrollojini aktivitetin se kane cu dynjane ne xhihad plehrat
Armiku mbetet armik gjithmon,turku vlla nuk te behet kurre vlla e ben vetem aje(thaqi&compani)qe eshte i shitur tek armiku i tjeter(serbi)sepse armiqet bashkpunojn nder veti per thymjen e kombit Shqiptar,dhe ja rezultati i ketij bashkpunim,shqiptaret behen mish per top fale kesaj ALEANCE tuko-serbe
pune sunitesh,varu kkkkkkkkkkk………
Kosova ka ndryshu emer ma nuk quhet Kosove por Arabistan.
Shqipria duhet te jet e kujdesshme qe mos te lejoj me hy ne shtet kta te arabistanit.
Duhet kontroll te rrept ne kufi.
Nese sot sme besoni neser do bindeni!!!
Kosova edhe shqipria jan ni shtet ne emrin Shqiperi!!! , qe fillon pe Thesalonikut e shkon deri ne Naissus ( Nish) . mos fol brrockulka. Kufit politik nuk e percaktojn frymen ku njerzit frymojn;). . .. shko ne Placd, shko ne Manastir, shko ne Veles , shko ne Shkup , shko ne Tivar, dhko ne Preveze , takoi ca njerz edhe thuju qe shqipria esht pe Konispoli deri ne Vermosh te shkodres e te shofish car do te thoin!!!!
Kto injorant qe shkojn ne siri jan ni pakic!! Kosova ka 2.7 milion me diasporen edhe me rezidentet. Sa ka Kosova xhihadist , Ka edhe Moldawia qe kan orthodhoks!! Ska te bej me fejen , por me analfabetizmin edhe Skamjen per te hollat e embla qe u kanosen nese leshojn mjekrra si ato te Himares qe behen Grek per 250 euro njejt per ato te Lezhes ose Pukes qe i shesin Motrat ne serbi per 300 euro e nja 2-3 gomar!!
Drenicak,nese je i tille,atehere je edhe bishe mali qe i rrahin femijet e fillores dhe ngritni cdo dite xhamija arabe,jeni te prapambetur dhe te prirur per percarje kombetare.Kot e ke or jashteqitje serbe.Ne momentet e veshtira,ne do jemi bashke andej dhe kendej kufirit.
Je gabim Drenicak. Ka njerez qe duan (dhe paguhet per kete mire) ta bejne Kosoven Arabistan, ka edhe asi qe duan ta bejne Turkistan e besa e disa qe ju mungon Serbistani. Po ti nese e ke merak kete pune eja ne Kosove dhe mos e lejo kete te ndodh se bashku me te tjeret qe nuk duan qe karakteri shqiptar i Kosoves te mos ndryshoj.
Sa per sugjerimin tend se Shqiperia duhet te mbyll kufirin me Kosoven, kjo tregon se je i painformuar per kete fenomen. Keta i kane te njejtat qelbesira brenda. A nuk e din se pikerisht ne Drenicen tende sektin satanik wahabist e perhapi “hoxha” nga Elbasani Kastriot Duka te cilin me ne fund u desht ta debojme me polici. Pastaj ky nuk eshte as fenomen kosovar, as shqiptar por global (vete Obama po mirret me kete kercenim). Kudrat arabe te cilat u palluan me radhe nga mongolet, turqit, europianet, amerikanet dhe izraelitet tash duan revizion te historise. Keta humbes te te gjitha lojerave gjeopolitike duan qe te terheqin ne kauzen e tyre te humbur edhe nje popull europian si shqiptaret, i cili per shkak te historise eshte i cenueshem ne kete aspekt. Per kete kane burime enorme te petrodollareve dhe disa paloshqiptar mercenar si ShefQeni, Ramiqi, Terrnavci me shoke. Kjo qe shohim sot eshte rezultat i investimit enorm te turkoarabeve qe nga viti 1999 te cilet shfrytezuan dobesite dhe fukarallekun e shqiptareve si dhe amatorizmin/neglizhencen e politikaneve shqiptar.
Mirepo ky trend mund te ndryshoj sepse kudrat turkoarabe jane humbes te lindur. Pasi qe Daje Semi e mori ne dore kete pune, klyshet turkoarab ne trojet shqiptare do mbesin si peshku ne zall.
O ti Drenicak je gabim komplet,,,,edhe pse sma mer mendja qe je drenicas sepse e shan veten tate…ti e din shume mire qe te gjithe deshmoret e Kosoves dhe ne veqanti Adem Jashari me familje luftuan per shqiptare dhe jo per Allah ok…keshtu qe nuk duhet leju qe disa parashkrues ose persona si ai greko-shkau Turkofagos ta leme te na hudhi balte sa here ti teket….jo more vlla se secili e din historine po ai qe nuk e dine historine e Kosoves le ta mesoje drejt…….me rendesi eshte qe te jesh patriot,ta duash vendin tend,ndersa keta legenat siq jane sh.krasniqi e shume hoxhallare tjere duhet mbyllur ne biruce qe te mos dalin asnjehere se na flliqen….respekt per Kosoven ndersa ata qe nuk e duan le te reflektojne sepse mire bejne….tschuss aus Munchen
Anadollaku Erdogan ka qene korrekt kurre tha qe Kosova eshte Turqi.
Turqit dhe Kosovaret jane pjese e te njejtes race, asaje Osmane. Kulturen e kane po ashtu afersishte te njejte.
Per mua dhe shume qytetare te tjere Shqiptare: Turq + Kosovare = Osmanlinje
Pershendetje. Une kam 6 vite qe punoj te TİKA Tirane, dhe desha tju jap disa info, dhe ju lutem te mos shkruani çdo gje qe ju vjen ne mendje pa pasur faktin me te vogel. TİKA nuk nderton xhami, te pakten gjate ketyre 6 viteve qe une punoj ketu, nuk ka qelluar ndonjehere, thjesht restauron xhami te vjetra, dhe ketu vlen per tu sqaruar qe kerkesa per restaurimin e ketyre objekteve ne vite na ka ardhur nga Ministria e Kultures, meqenese keto jane monumenteve kulturore. Perveç kesaj, TİKA ben projekte pak a shume me te gjitha ministrite, bashkite, komunat etj. Dhe tekstualisht, ministra, drejtore institucionesh, kryetare bashkish ose komunash takohen me perfaques te TİKA, i parashtrojne projektet infrastukturore qe kane, keto projekte i dergojme tek qendra jone ne Ankara, dhe nese miratohen, i implementojme. Ketu munde te permend me dhjetra shkolla, kopshte, spitale te rikonstruktuara, gjithe ato laboratore te ngritura, rinovim ujesjellsash, trajnim per te gjitha kapacitetet njerezore e te gjitha institucionet ketu ne Shqiperi, duke perfshire me dhjetra police e doktore, e shume e shume projekte te tjera. Tek te gjitha inagurimet, mundohemi te therrasim median, po ato here vijne here s’vijne, edhe kur vijne te xhirojne here i japin ne emisionet e lajmeve e here jo, e them kete sepse vetem 10% e projekteve arrijne te publikohen ne TV. Tani kushdo nga ju, ta vendose pak sekonda veten ne vendin tim, une jam pjese e ketij kontributi, dhe si do ju vinte qe dikush te perbalte aktivitetet e TİKA me organizata terroriste, jo rekrutime, e jo ndihma per ISIS. Me sharje kunder Fese İslame dhe Turqise jam mesuar, po ketu smund te rrija pa reaguar. Ai gazetari turk qe ka shkruar keto hamendesite kunder TİKA, thjesht do te perbalte presidentin e Turqise, ai eshte halli i tij, e jo TİKA, per kete ju siguroj. Nderkohe qe un nuk do komentoj asgje as per presidentin e Turqise, as per kundershtaret e tij, thjesht po ju lutem te mos i besoni keto shfipje per TİKA, se sinqerisht ju shpjegoj qe ketu punohet vetem per implementimin e projekteve ne fjale. Mundohem te kuptoj edhe islamofobet ose turkofobet qe ne çdo muhabet qe hapet per fene İslame, Turqine, organizaten terroriste ISIS, direkt shperthejne te shajne Turqine ose Fene İslame, atyre nuk kam çfare ti bej, kam pershtypjen qe me kete injorance do vdesin, po te pakten mos shpifni pa pasur fakte, aq me teper per institucione shteterore te nje vendi te huaj qe ben projekte me shume rendesi per vendin tone, dhe e gjithe kjo ndihme vjen falas, jo ne forme kredije.
Mire mo zoteri shume i sinqerte, te ltm pergjigju ketyre pyetjeve dhe do te te besoj pastaj:
1-Perse pjese e projekteve te restaurimit te TIKA-s jane vetem dhe vetem xhamite e periudhes dhe arkitektures Osmane?
2-Perse projekt i restaurimit te TIKA-s jane vetem dhe vetem kala te periudhes Osmane?
3-Perse pjese e restaurimit te TIKA-s jane ndertesa (mure, hamame e dreqi me te birin) vetem te periudhes osmane?
Mund te te kujtoj: Xhamia e Korces, xhamite e Elbasanit, xhamia e krujes, xhamia e prezes etj etj.
4-A nuk e ndertuat ju cerdhen e feijeve ne Kruje vetem se nuk ju linin te rindertonit xhamine? Dhe qellimi juaj ne fakt ishte xhamia osmane dhe jo xhamite e tjera dhe ju ishit te gatshem te jepnit para ekstra edhe per kopeshtin vetem qe tju linin per xhamine osmane.
5-Cili eshte projekti shkolle, qender shendetesore etj qe keni bere ne shqiperi vecse reliket osmane?
6-A mund te me thuash cila ministri e koordinon TIKA-?
7-Dhe pas gjithe ketyre me siper, a nuk menodn qe ne fakt aktivitei kyresor i TIKA-s eshte ringjallja e trashegimise otomane ne Shqiperi dhe Ballkan ne kuader te politikes se neo otomanizmit ne kete zone?
Pershendetje, do te pergjigjem me shume deshire per arsyen e vetme se je treguar i sjellshem. Kishat katolike pak a shume jane restauruar me ndihme te vatikanit, ato ortodokse me ndihme te greqise, dhe shume mire qe jane restauruar, nderkohe xhamite e ngelura nga periudha osmane pervec faktit qe jane shume amortizuar dhe nuk ka vene njeri dore qe nga vitet 1978, kane ngelur shume pak, jane vetem 13. Sic me behet mua qejfi qe kishat e vjetra te restaurohen sepse jane vlere e jona, do kisha deshire sikur jo muslimanet ti behej qejfi njesoj per keto xhami qe me ne fund po restaurohen. Kala nuk kemi restauruar ndonjehere, por qeveria shqiptare i ka kerkuar qeverise turke per restaurimin e komplet qytetit te Gjirokastres, pasi eshte rene ne parim dakord, eshte firmosur protokoll bashkepunimi, dhe per pak kohe do bejme projektimin dhe me pas zbatimin, por ky esht projekt shume i shtrenjte, do shperndahet ne vite dhe brenda projektit pervec kalase do restaurojme edhe shume shtepi, ku ketu perfituesit do jene direkt banoret. Nderkohe per restaurimet qe kemi realizuar deri me sot, jane vetem xhami, as mure, as hamam. Edhe nje hamam ne elbasan qe ka nevoje per restaurim, ia kane vjedhur komunitetit musliman dhe e kane kthyer ne bar. Per pjesen e xhamise se Krujes, po me ben pershtypje se paske degjuar dicka, por me vjen keq sepse te kane informuar. Projekti i xhamise se Krujes eshte miratuar qe ne vitin 2011 nga ministri i atehershem z. bumci, po qe se di me jep mailin te te dergoj kopje te vendimit te miratimit. Gjate zbatimit te punimeve, shefi i Tika, eshte takuar me kryetarin e baskise Kruje, dhe ne kuader te mundesive te bashkepunimit me kete bashki, kryetari ka parashtruar kerkesen me rikonstruksionin e kopshtit nr 1 Kruje. Qendra jone pasi e miratoi, e implementuam si projekt dhe ia dorezuam bashkise Kruje. Ajo qe thua ti nuk ka kuptim, sepse bashkia nuk na ka nxjerre problemin me te vogel gjate restaurimit te xhamise, e me teper qe ai na ka falenderuar disa here sepse thjesht i eshte shtuar nje vlere qytetit. Projekte qe kane te bejne me sektore te tjere, e kalojne nr 1000, por nuk kam si ti shkruaj ketu, thjesht me thuaj te ti dergoj me emrat perkates, vlerat qe jane harxhuar e cdo gje qe do ti. Ne lidhje me ringjalljen e periudhes otomane, ta jap me siguri qe as nuk e mendon njeri ne Turqi, sepse kane gjera shume me primare per te zgjidh po te marresh parasysh zhivillimet e fundit ne bote e me gjithe ato luftra ne kufinjte e tyre dhe gjithe ato milion emigrante qe po i vijne dita dites dhe qe spo i ndihmon asnje vend ne bote. Do te lutesha te cliroheshe nga shume siklete qe paske, thjesht dua te ta permbledh gjithcka me nje fjali. Nuk na vjen ndonje zarar nga Turqia…
Per pjesen e kopshtit ne kruje doja te thoja qe te kane keqinfomuar. Doja te shtoja qe Tika esht e varur nga kryeministria e Turqise, ndersa ne baze te protokollit te firmosura nga te dyja qeverite ne vitin 2001 ku percaktohen aktivitet e Tika, per palen shqiptare pjesen e koordinimit per realizimin e projekteve e ka ministria e Ekonomise. Te jesh i sigurt qe nuk ka asnje aktivitet te fshehte, dhe se deren e kemi te hapur per te gjithe, edhe ti nqs ne vendin e lindjes, ke pare dicka qe nuk shkon dhe duhet rikonstruktuar, thuaji kretarit te bashkise te vije tek ne, adresen e kemi te rr elbasanit, dhe mund te behesh sebep perndonje realizim projekti. Hajde te zyra jone, te te jap broshura te projekteve qe kemi realizuar