Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një shkrim për britaniken, “The Guardian” pohon se Kosova është tërësisht në anën e Amerikës sa i përket sulmeve kundër terroristëve të Shtetit Islamik.
Thaçi shkruan se qeveria që ai drejton ka marrë masa kundër shqiptarëve që shkojnë në këto luftëra apo edhe imamëve që nxisin urrejtjen fetare.
Ai ka theksuar se Kosova është një ndër shtet më pro-amerikane, ndërsa sulmet se Kosova po kthehet në vendstrehim për islamikët e ISIS, sipas Thaçit bëhen nga aktorë politikë globalë që duan të keqpërdorin emrin e Kosovës.
Shkrimi i Thaçit në “The Guardian“
Kam ndjekur me interes përmendjen e Kosovës në mediet ndërkombëtare në vitet e fundit. Nga ndërhyrja në Irak dhe Afganistan, e deri në Libi dhe Siri, rasti i Kosovës është përdorur qoftë për të mbrojtur apo sulmuar rendin e sotëm botëror. Disa prej këtyre zërave përshkruajnë Kosovën si një projekt të dështuar të “intervencionizmit neo-liberal”.
Zakonisht, e djathta dhe e majta ekstreme e peizazhit politik global orvaten të përdorin copëza të lajmeve nga Kosova për të vërtetuar pretendimet e tyre politike. Sulmet e fundit ndaj vendit tim vijnë nga ata që pretendojnë se Kosova po bëhet një strehë për islamizmit radikal dhe një burim për eksportimin e luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri.
Këto pretendime janë larg nga e vërteta. Qeveria e Republikës së Kosovës po ndërmerr veprime vendimtare për të ndaluar valën e të rinjve, të cilët jo rrallëherë vijnë nga komunitetet e margjinalizuara, që shkojnë për të luftuar në Irak dhe Siri. Ne kemi miratuar një ligj që ndalon pjesëmarrjen në luftëra të huaja. Në dy veprime të ndara të policisë, ne kemi arrestuar 45 militantë të dyshuar, si dhe disa imamë që sponsorizojnë dhe përkrahin ekstremistët.
Kosova është një vend ku shumica e popullsisë deklarojnë veten të jenë myslimanë. Por, kosovarët hedhin poshtë në tërësi dogmën fetare të rrymave radikale të Islamit politik dhe ne nuk do të lejojmë asnjëherë që rrymat e tilla të rrezikojnë rrugën tonë drejt anëtarësimit tonë në NATO dhe BE. Ne do t’i shkatërrojmë të çdo celulë që beson, në mënyrë të gabueshme, që mund gjejë mbështetje në Kosovë. Ashtu si ish-ushtria ime guerile e UÇK-së pati hedhur poshtë oferta nga vullnetarë xhihadistë në luftën e vitit 1999, edhe sot ne e refuzojmë të keqen e re që buron nga ISIS dhe grupe të ngjashme në Lindjen e Mesme.
Kosova është gjithashtu një nga shtetet më pro-amerikane në planet. Një studim i fundit i kryer nga Këshilli Britanik në Kosovë tregoi se mbështetja për politikën e jashtme amerikane në mesin e kosovarëve arrin shkallën 95%. Për të vozitur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për në zyrën time në qendër të kryeqytetit, ju duhet të kaloni nëpër Bulevardin Bill Clinton, në rrugët George Bush dhe Bob Dole. Pas vizitës së Kongresmenit të ndjerë Tom Lantosh në Kosovë para rënies së Murit të Berlinit, Lantosh foli në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, me ç’rast e përshkroi Kosovën si një nga rajonet më “pro-amerikane dhe pro-demokracisë” në botë.
Presidenti Obama ka prezantuar një strategji për luftimin e “Shtetit Islamik” dhe ne qëndrojmë plotësisht pas saj. Ne kemi burime të kufizuara ushtarake, por kemi bindje të madhe dhe të palëkundur që SHBA dhe aleatët botërorë, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuara, do të korrin sukses për hir të se ardhmes së fëmijëve tanë. SHBA dhe aleatët e saj mund të llogarisin në mbështetjen e plotë të Republikës së Kosovës në përballje me këtë kërcënim global. Ne do të luajmë një rol aktiv në ndalimin individëve të indoktrinuar nga rajone të thella të Kosovës në orvatjet e tyre për t’iu bashkuar ISIS-it dhe do t’i shkatërrojmë rrjetet e rekrutimit.
Prandaj, në rast të përdorimit të Kosovës si një referencë, politikanët dhe analistët mund të jenë të sigurt se vendi im është shndërruar një një rrëfim suksesi. Në periudhat tona më të errëta, e keqja nuk triumfoi sepse njerëzit e mirë ndërhynë për të ndaluar atë. Lufta e sotme e SHBA-së kundër ISIS pasqyron këtë nevojë njerëzore për të ndaluar të keqen në rrënjët e saj. Populli i Kosovës qëndron fuqishëm prapa kësaj.
Njesoj sic eshte Kosova me ISIS kunder SHBA
Te lumte Hashim, jua theve dhembet e qelbur hyenave: Vehabinqke, xhihadiqke dhe ma ne fund atyre sallapicke ne veri! Kurr ne karrieren tende s´ke shkrua me bukur se ketu, nje shqipe te kulluar dhe transparente, rrnofsh!
karamahmud
e,ketu nuk pajtohem me ty!
po harron me kende eshte ne koalicion HASHIMI!
kure e ka pa se po dridhet dheu,ky po mundohet me shperla mut me shurre!
Sidoqofte, Thaci shprehu mendimin e tij kunder bishave te terbuara
sallaho-vehabiste, ma mire vone se kurr. Thaci deri tani, eshte politikani ma i popullarizuar i kohes se sotme ne USA dhe shtetet aleate te saje!
Pirdh pirdh te c’fryhesh ti Harallamb Thaci. Me je bere si ato kurvat, te cilat kur e kuptojne qe nuk kane me vlere, shkojne dhe lepihen sipas tregut. Sa te peshtire qe jeni!!!!!!!
Edhe dicka tjeter. Kushedi se sa Paund i ka marre the Guardian ketij qefullit me emrin Thaci per kete artikull. Se mos jane parate e tij qe ti dhimbsen, jane parate e Evropit qe ky Harallambi vodhi me emrin e Kosovareve!
un shof qi Kosova rekruton per ISIS,
Hahaha disa krahina rekrutojne per ISIS, disa kundra.Allah, allah hajde mere vesh.
Me pro-amerikanet!!!!! Keta nuk jane dhe me pro-turket?! Keta nuk ishin me pro-otomanet, pro-fashistet, pro-nazistet?! “Ngrohtesia ne prehrin” e me te fortit per te mbijetuar ndaj gjitoneve “armiq” me idene se “armiku i armikut tim eshte miku im”, dollaret dhe lehtesia per te emigruar e bejne kete vend kaq “pro-amerikan”! Ne te kundert koka e nje amerikani per ta do te vleresohej si edhe koka e nje sllavi apo te nje fatkeqi diku ne Irak apo Siri, si nje top futbolli per argetim!
Pak kondradiktor Zoteri Thaci,Ne disa rreshta shkruan qe po orvaten duke shkeputur disa copeza lajmesh nga kosova per te shfaqur ate si strehe te islamit radikal dhe ne disa te tjera sqaron qe qeveria e kosoves po ndermerr veprime vendimtare per te ndaluar valen e te rinjve qe shkojne per te luftuar ne irak e siri….
Shpresoj qe vertet kosova te mos jete nje projekt i deshtuar,ku per kete shum kush mund te kete rezerva…
Kosova Kunder ISI
Cna bête per te qeshur.
Ska bythe as Kosova as Shqiperia as kurrkush qe te luftojne ISI.
Vetem Amerika ndoshta Russia mund tu dale perpara.
Ishte nje artikull dje qe fliste mbi arabet dhe luften e tyre kunder ISIS ,dhe nder te tjera autori nenvizonte faktin qe si eshte e mundur, te luftosh ISIS kur mentaliteti ,menyra e te menduarit ,dhe sjellja jane gati njelloj me te tyret ??kete dileme lereni ta zgjidhi thaci dhe dy milion kosovare qe praktikojne te njejta xhamiadhe rite me ato te ISIS