Nga Guy De Launey, BBC
Anëtarësimi i Kroacisë në BE u festua më fishekzjarre, banda frymore dhe kore që këndonin “Odën e gëzimit”.
Por momenti i shampanjës nuk zgjati shumë.
Vendi vazhdon të jetë i mbërthyer në një recesion që duket i pafundëm dhe që tundon edhe kroatin më të matur që të kthejë një gotë raki.
Tani duket e pashmangshme që Kroacia do hyjë në vitin 2015 në të gjashtin vit radhazi në recesion. Dhe dalja nga kjo situatë nuk është e lehtë.
Gjatë muajve të shkuar, analistët kanë ngritur mundësinë që Brukseli dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar të ofrojnë një program të ndihmës ekonomike.
Por kjo do varet nga Kroacia, nëse do bëjë shkurtime të mëdha në shpenzimet publike dhe nëse do inkurajojë bizneset e reja.
Hapi i parë nuk duket shumë i mundshëm në këtë pikë.
Shkurtimi i shpenzimeve publike do ishte një helm politik përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do mbahen në fund të vitit tjetër.
Sa i përket ndihmës për bizneset e reja, Kroacia sërish duket se po përpiqet që të gjejë veten pas dekadash të tëra si pjesë e Jugosllavisë komuniste.
Edhe pse anëtarësimi në BE teorikisht sjell akses në fonde të ndryshme për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, marrja e parave është një sfidë.
Ivo Friganoviç, ngre vetullat dhe tymos cigaren e tij ndërsa flet për rebusin me të cilin përballen pronarët e bizneseve në Kroaci.
Ai është drejtues i lartë i HAMAG- BICRO, një agjenci qeveritare që kujdeset për rritjen e bizneseve të reja, duke u fokusuar në fushat e teknologjisë dhe shkencës.
Përpara anëtarësimit në BE, ai kishte paralajmëruar se Kroacia është një “analfabete në aspektin e biznesit”- dhe është i zhgënjyer kur thotë se pak gjëra kanë ndryshuar.
Në veçanti ai është i frustruar me faktin që vendi duhet të përfitojë nga fondet strukturore të BE për t’u dhënë kompanive një shtyrje në drejtimin e duhur.
“Ne jemi akoma në procesin e përgatitjes së dokumenteve, që do na lejonin të përdorim fondet strukturore të Komisionit Europian,” thotë ai.
“Po flasim për diçka më shumë se 1 miliard euro në viti. Kjo do hapte mundësi të mëdha për zhvillimin e produkteve të reja nga sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kroaci”.
Të paktën pritshmëritë vendase për anëtarësimin në BE ishin të ulëta që në fillim. Procesi i gjatë i anëtarësimit për më shumë se një dekadë kishte shuar atë idilin e romancës fillestare.
Kriza financiare që përfshiu Europën në vitin 2008 ka bërë që vetëm optimistët e verbër të besojnë se anëtarësimi në BE do ishte një ilaç për sëmundjet ekonomike të Kroacisë.
Megjithatë, Hrvoje Marusiç, zëvendësministër për Punët e Jashtme dhe Integrimin Europian, tenton të hedhë një dritë pozitive në të ardhmen europiane të vendit.
Ai thekson se ka pasur disa përfitime.
Eksportet drejt vendeve të BE janë rritur me 15 përqind në vitin e parë të anëtarësimit të Kroacisë.
“Më në fund jemi bërë pjesë e një tregu të vetëm, me të gjitha liritë e tij,” thotë ai.
“Pronarët e bizneseve më thonë se janë shumë optimistë dhe po i ndjejnë përfitimet imediate. Tani është më e lehtë të bësh biznes se përpara anëtarësimit”.
Por këto liri kanë edhe përgjegjësinë e tyre. Kroacia duhet të veprojë në përputhje me kërkesat strikte për programin e bashkëkoordinimit të politikave, të njohur edhe si Semestri Europian.
Për një vend dhe një qeveri, të mësuar që t’i marrë vetë vendimet, kjo nuk duket e lehtë.
“Nuk ishim të përgatitur mirë për të qenë ekonomikisht të konkurrueshëm në tregun europian,” pranon Marusiç.
“Na duhet të gjejmë balancën e vështirë mes disiplinës buxhetore- masave të kursimeve dhe rritjes. Në të shkuarën, politikat ekonomike ishin pak të papërgjegjshme. Por Semestri është një instrument shumë i mirë për të qenë i disiplinuar”.
Edhe entuziastët më të mëdhenj të projektit të anëtarësimit të Kroacisë në BE ndjehen të lodhur nga përvoja e anëtarësimit.
Presidentja e degës lokale të Lëvizjes Europiane, Natasa Owens, thotë se hendeku mes realitetit dhe ideales ka qenë i vështirë për disa njerëz.
“Për mua pritshmëritë janë përputhur, pasi e dija se çfarë na priste.
Por shumë qytetarë kanë pasur idetë dhe pritshmëritë e gabuara. Ata e shihnin BE-në si një bankë të madhe, që do na ndihmonte pa e bërë ne punën tonë”.
Por nëse eksperienca e vitit të parë ka qenë një surprizë e pakëndshme për disa, Oëens beson se anëtarësimi sërish ka përfitime afatgjatë.
“Do duhet kohë për të kuptuar se jemi pjesë e një sistemi të vetëm të madh. Ne duhet të përqendrohemi tek problemet tona- të bëjmë detyrat tona në shtëpi- dhe më pas të lëvizim përpara dhe të kemi më shumë përfitime nga BE”.
Për disa, anëtarësimi ka qenë një kënaqësi e pakomplikuar.
Në qytetin e vogël Vodnjan, arkitekti irlandez Paul O’Grady mirëpret krenarë vizitorët në dhomën e projektuar për të prezantuar dhe shitur produktet e vajit të ullirit, të prodhuara nga vjehrri i tij kroat, Silvano Puhar.
Shitja e sasive të mëdha drejt vendeve anëtare të BE është bërë krejt papritur shumë e lehtë për Brist Olive Oil.
“Nuk duhet të bësh një qerre me dokumente. Dikur ishte shumë e komplikuar,” thotë Paul.
Brist është një nga prodhuesit e vajit të ullirit në Istria, në verilindje të Kroacisë, që shpreson që njihet sa më shumë për produktet e saj.
Deri tani, anëtarësimi në BE ka punuar në favorin e tyre.
“Mendoj se BE-ja po bën që prodhuesit këtu të jenë më profesionalë,” thotë Paul.
“E kombinuar me këtë, ka më shumë optimizëm nga gjenerata e re- ata kanë nisur që të shohin këtu mundësinë për të investuar dhe për të mbështetur produktet rurale”.
Por edhe këtu ka ende rezerva. Paul thotë se duhet të jetë më e lehtë për të aplikuar për fondet e BE dhe sugjeron që Brukseli duhet të marrë një pjesë të përgjegjësisë për të udhëhequr biznesin kroat përmes këtij procesi.
Një periudhë adoptimi është normale- sidomos duke pasur parasysh historinë e trazuar të kohëve të fundit në Kroaci.
Por që anëtarësimi në BE të jetë një sukses, ky vend i vogël ka nevojë për ndihmë nga jashtë- edhe nëse kjo nuk shkon më larg se një paketë shpëtimi.
Gezojuni europes o njerez allvanosa. Pse helvetia e englezi budallenj ishin….
Po c’fare lesh ndryshimi? a e dini ju shqiptare qe parimi i BE eshte,”ku te le larua te haje balua”?!Prandaj e vetmja rruge eshte te zhvilloni vendin tuaj me pushtet te ndershem,me plane 4 vjecare,ashtu si xhaxhi,dmth qe mbas 4 vitesh te keni me shume rruge e autostrada,vende pune,sistemime,asfaltime,gjelberime,plazhe,hidrocentrale,nje njeri me te mire e gjithe menune e halleve e problemeve qe kane njerezit dhe kjo e arritur mes nje konkurence te ndereshme te partive politike.Deri tani fajin ua kane politikanet qe menduan vetem per veten e tyre.
Rrofte Bashkimi Europian qe kerkon me sa duket vetem tregje te reja per vete dhe as duan tia dine se si jetohet ne ato vende qe aspiraten per ne BE e kishin enderren me te madhe te dhjetevjecareve te fundit bravo dhe nje here BE
BE falimentoj dhe ato pak fabrika qe kishin ngelur ne bullgari e rumani. rumunet jan shum te pakenaqur nga futja ne evrop thon qe evropa i ktheu ne argat te saj burrat e ku..v grat rumune.
Kroacia po çan me vaj ulliri.
Shqipëria me fara luledielli
Greqia me portokalle
Spanja me domate
Maqedonia me mollë
Bullgaria me thana
Rumania me kumbulla
Italia me panine
Franca me kërmij
Hollanda me hashash
Belgjika me çokollatë
Një fermë e madhe.