Presidentja Jahjaga: Te zbatohet vendimi i Gjykates, pres propozime politike

2 Tetor 2014, 19:10Rajoni TEMA
Presidentja Jahjaga: Te zbatohet vendimi i Gjykates, pres propozime politike

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Zyrës së Presidentes pas takimeve me krerët e PDK’së dhe të Bllokut që sot janë realizuar veç e veç.

Presidentja Atifete Jahjaga takoi liderët e partive politike parlamentare Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, ka takuar sot në takime të veçanta, kryetarin e LDK-së, zotëri Isa Mustafa, kryetarin e AAK-së, zotëri Ramush Haradinaj, kryetarin e PDK-së, zotëri Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Albin Kurti si dhe kryetarin e NISMA-s, zotëri Fatmir Limaj. E enjte, 02 tetor 2014

Presidentja Jahjaga përsëriti qëndrimin për gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për krijimin e institucioneve të vendit me qëllim të përmbushjes së pritjeve të qytetarëve të vendit për institucione të qëndrueshme dhe për përshpejtimin e proceseve reformuese në vend e të integrimeve euroatlantike. Ajo tha se Kuvendi është institucion autonom dhe deputetët e liderët politikë, në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Kushtetutës së vendit, duhet të gjejnë mënyrat për të mundësuar krijimin e institucioneve të vendit.

Presidentja Jahjaga tha se liderët politikë duhet të ofrojnë propozimet dhe sugjerimet e tyre për gjetjen e zgjidhjes, konform kuadrit kushtetues, që në rast të përafrimit të tyre do të ndihmonte edhe në mbajtjen e një takimi të përbashkët ndërmjet tyre.

5 komente në “Presidentja Jahjaga: Te zbatohet vendimi i Gjykates, pres propozime politike”

  1. Tarrasi says:

    Presidente prej lecke qe nuk proposon asnje lloj zgjidhje por sherben si tellall.

    Nuk e kuptoj si kjo arrin te rrij akoma presidente!!!

    PDK humbi prekrah bllokut kjo dihet boterisht. Te tjerat jane lojra qe ben gjykata dhe nje presidente e pa-afte. Turpi botes shumica nuk lejohet te krijoje qeveri dhe te marri pushtetin ashtu sic duhet te jete.

    Doni dhe shtet ju palaco. Si nuk ju vjen zor merrni Thacin dhe plaseni brenda ne burg bashke me ato palo gjykates dhe ate kryepalamentare dhe presidente qe ska dinjitet.

    Znj. Presidente je zgjedhur per ti sherbyer Kosoves dhe jo per te marre tituj jashte shtetit qe skane asnje vlere per Kosoven. Bej punen ose jep dorheqjen sa me shpejt qe te jete e mundur.

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Me duket se ju i ngaterroni gjerat qellimisht.Koalicioni u be mbasi doli rezultati i zgjedhjeve te cilat i fitoi Partia e Hashim Thaqit,te ciles i takon te zgjedhe dhe Kryetarin e Parlamentit dhe si partia fituese te kerkoj partner per te formu qeverine.po nuk arriti PDK ather ju lihe vendi partive qe vijn pas saj.kjo eshte demokracia parlamnetare dhe jo lojra banditeske qe po bejne tre partite e tjera dhe qe po e demtojne seriozisht shtetin e Kosoves.

  2. Dashnor Kozaj says:

    Nuk po kuptoj nje gje ne Kosove . Vetem Hashim Thaci ,qenka mashkulli me i zgjuar i kosoves ,se po te ishte burre ,kishte dhene doreheqjen qe ne Qershor 2014,kur e pa qe nuk mori votat 50 %, plus nje .Te nderuar politikane te Kosoves ,shikojeni mire figuren e Hashim Thacit ,se mos eshte sherbetor i Serbise ,sic kemi neve,ne Shqiperi ,Sali Berishen ,agjent potencial te Serbise .

  3. 2014 says:

    Tarrasi- Kosovaret me nuk u intereson se qfar ben presidentja,ata jan te lodhur nga varferija dhe qellim kryesor kan largimin nga vendi per nje kafshat buke.

  4. Tarrasi says:

    E di ky eshte problemi kryesor qe kemi si komb te gjithe ne Shqiptaret kudo ne trojet tona.

    Per shkak te politikaneve hajdut te korrptuar dhe ne sherbim te gjithkujt pervec popullit te tyre Shqiptaret marrin dhene.

    Do ishte me e mira te perzinim nga vendy yne keta palo politikane qe i kane bere trojet tona te pajetueshme pa pike arsye duke pasur parasysh pasurin e nentokes dhe gjeografin e trojeve tona.

    Problem tjeter kryesor eshte se presim te na i zggjidhin punen tona kmbetaret ne vend qe te angazhohemi dhe te lidhemi me njeri tjetrin per te zgjidhur vete problemet tona. Askush nuk e di me mire se ne ku na dhemb e ku na djeg dhe sa i mir apo sa i keq eshte pushtetari qe po na merr frymen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje