Tekstet shkollore/ PDIU: Asnjë komision nuk mund të ndryshojë historinë e kombit shqiptar

2 Tetor 2014, 13:28Politika TEMA

PDIU ka reaguar në lidhje me deklarimet se një Komision i posaçëm do të trajtojë pretendimet e Athinës zyrtare në lidhje me mënyrën e trajtimit në tekstet shkollore shqiptare të Çamërisë.

“Nuk ka asnjë komision që mund të ndryshojë historinë mijëravjeçare të kombit tonë, pjesë e pandashme e së cilës është Çamëria, Kosova e çdo trevë tjetër kombëtare.

Ne jemi të sigurtë se qeveria shqiptare nuk mund të marrë në konsideratë pretendime të tilla absurde të palës greke. Nëse të dyja palët do të ngrenë komision të përbashkë, PDIU dhe Shoqata

“Çamëria” do të ushtrojë trysninë e nevojshme që debati të përqendrohet në nevojën e shkrimit të historisë së Çamërisë edhe në tekstet shkollore greke, si një e vërtetë dhe realitet i pamohueshëm historic”, thuhet në deklaratën për mediat të PDIU.

Reagimi vjen në një kohë kur në Greqi një grup deputetësh kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Arsimit të vendit fqinj në lidhje me tekstet shkollore në Shqipëri, nën pretendimin se në tekstet shkollore greke nuk flitet për Vrio Epirin, ndërsa në ato shqiptare flitet për Camërinë.

“Stuhia në gotë është produkt i tentativës greke për të zhvendosur vëmendjen e popullit tek armiku i jashtëm, në këtë rast shqiptarët dhe Shqipëria.

Kjo, pasi Greqia ka probleme të stabilitetit të qeverisë sepse ditën e hënë votohet për votbesimin e qeverisë, ndërkohë që në krye të vitit të ardhshëm duhet të zgjidhet presidenti me shumicë të cilësuar, që qeveria greke nuk e ka.

Deputetët grekë harrojnë se jemi bashkë në NATO.

Filati, Paramithia, Gumenica, Margëlliçi, Parga, Preveza dhe akoma edhe Janina, edhe pse sot janë pjesë e shtetit grek, përbëjnë një pasuri historike, kulturore dhe aktuale të shqiptarëve në rajon.

Heqja e këtyre emërtimeve, apo akoma më shumë i emërtimit Çamëri, nga pasaportat, apo aq më keq dokumente shtetërore, tekste historike etj.,është e papranueshme dhe do të gjejë përballë kundërshtinë e çdo shqiptari, që ndjen në dejet e tij përkatësinë në kombin tonë të përbashkët.

Çamëria, e njohur me këtë emërtim, nga dokumentet zyrtare greke së paku deri në vitin 1937, është banuar, banohet dhe do të banohet nga një shumicë shqiptare dhe këtë fakt historik dhe actual nuk ka të drejtë askush ta mohojë apo ta fsheh”, theksohet në deklaratën e PDIU-së.

 

13 komente në “Tekstet shkollore/ PDIU: Asnjë komision nuk mund të ndryshojë historinë e kombit shqiptar”

  1. jim says:

    Jo vetem PDIU por cdo shqiptar e quan me vend kete qendrim qe te jete i pa diskotushem e i prere. Historine e kombit tone nuk mund ta ndryshojne ca “palo deputete” greke. Nuk kane “mendere” te rregullojne problemet qe perballon sot populli grek dhe merren me keto gjera qe ne nje fare menyre “drogojne” vemendjen e publikut. Jam i sigurte se njerezit e zgjuar ne Greqi i kuptojne fare mire keto gjera.

    1. PIRRUA I EPIRIT says:

      Cameri eshte nje emer qe ju ve zones pereth lumit Thyamis pas pushtimit Otoman, per kete mund te konsultoheni me Hartat e Vjetra. Emri i vertet qe njeh Bota dhe Historia eshte Thesproti rajon i Epirit, sic jane dhe zonat e fiseve Kaone dhe Molose, shif hartat e vjetra.

      Pirrua i Epirit quhet, apo Piro Cami!!! Idjota, Hipokrita, analfabet te Historis, Kompleksika….

      Bravo Greqis qe kemgul (pas provokimeve Arnaute dhe Sllavo-Makedhonasve) ne keto te Verteta, Bravo qe mbane te gjall dhe te pashuajtur Historin e ketyre Zonave. Turp Bastardeve-Otoman te Ballkanit qe duan te vjedhin Histori duke ndryshuar keto Emera te Lavdishem.

      Meqense jemi besnik te Evropes dhe aty duam te Integrohemi, ka Evropian qe asaj Zone i thote emer tjeter pervecse Thesproti-Epir!!!.

  2. Kalorsi Fortuna says:

    Epo shyqyr qe hapet gojen, se ju ka hyre frika ne palce qe te kerkoni dhe ato te drejta me elementare te njeriut. Lerini pallavrat e provokatoreve dhe kelyshve te spuineve dhe shikoni vetem perpara.Kelyshat e spiunave do te shkojne ne te semes ashtu sic shkuan te paret e tyre. Zoti vonon por nuk harron. Ne mos ata, kelyshet e tyre do ti zeri haka e martireve te CAMERISE……

  3. shpat says:

    ela file mu turkofage argises

    1. Andreas says:

      file tourkoarxidifagosit i ngeci kulupidhi ne grike

      1. Andreas says:

        Po edhe ty do te te kete ngece ndonje gje ne ndonje vend qe shkruan me emrin tim.

    2. tourkofagos says:

      Po,ke te drejte,por kemi dhe pune te tjera,ja ngeli Zikia[qeni] lidhur gjithe diten,kshq e nxorra nje xhiro ne platia…………..
      Sa per keta te pabeset ,nuk kam cte them,me keq se i pabese c’mund te karakterizoi nje njedhundrak……….pune camesh!
      Me kane vene edhe degezen e ullirit[!!!] si simbol……..!!kur dihet boterisht nder shekuj si simbol grek.

      1. PIRRUA I EPIRIT says:

        Po me e bukura eshte qe simbol i shoqates “Cameria” eshte figura e Pirros se Epirit nga monedhat Epirote, kane ndryshuar shkronjat Greke “Πυρρος Βασσιλευς τις Ηπειρου”, me ato latine “Piro”.

        Po akoma me e bukra me Bastardet Arnaut eshte qe me emrin, Pirros=Πυρρος(gr.)=i Flakte(al.), i kane ndruar kuptimin ne Piro=Burre.

  4. Klimax says:

    “Edhe pse sot jane pjese e shtetit grek”!!!!! Meqenese PDIU njeh historine, mund te na shpjegoj se kur ato emra fshatrash, qytetesh apo krahinash qe ajo permend ishin pjese e shtetit shqiptar? Me kete llogjike si duhet te shpjegojme arkitekturen, gjuhen dhe kulturen e qyteteve te lashta ne territorin e sotem shqiptar te pakten 2500 vjet para futjes se turmave barbare ne Ballkan 600 vjet me pare? Si duhet te shpjegojme krahinat e sotme greko-folese, kulturen dhe besimin e tyre ne territorin shqiptar? Si duhet te shpjegojme krahinat jug-lindore te Shqiperise me nje shumice popullsie me kulture dhe besim te njejte si dhe lidhjet e tyre shekullore me ate te popullsise greke matan kufirit ku regjimi totalitar per 45 vjet i izoloj nen diktaturen hoxhiste, ne kampin e perqendrimit Shqiperi?

  5. LAKU says:

    Njeri me ordiner se Shpetim Idrizi nuk ka.Turp per Camet kush i perfaqeson. Atdheu ketij eshte vetem PARAJA nuk i besoet asgje qe nxjerr nga goja ky palaco.

  6. jim says:

    Problemi nuk eshte i thjeshte me argumentat qe japin greket. Nje gje eshte thene nga studjues jo greke e jo shqiptar se: ” Greqia eshte nje shtet por jo nje komb dhe Shqiperia eshte nje shtet por jo nje komb”. ( kjo qe mbas 1821)

  7. askushi says:

    Camet edhe Sarandes i thone Qimedhe. Per cdo qytet ne Shqiperim kan emra te tjere. Atehere pyes mire ne Greqi keni ndryshuar emrat e vendeve po pse edhe ne Shqiperi.
    Pastaj camet jane te gjith mysliman, nuk ka asnje katolik ose orthodhoks.
    Pastaj pse kan vajtur vetem ne Sarande, Vlore, Fier Durres dhe jo ne Gjirokaster, Tepelen Memaliaj Himare. Pse?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje