Bujar Nishani: SHISH, punë të shkëlqyer. Mu kërkua largimi i Neritan Cekës

4 Tetor 2014, 09:38Politika TEMA

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, përëballë një paneli gazetarësh me të cilët ka shkëmbyer mendimet dhe ka diskutuar, kryesisht për çështjen e reformës në drejtësi dhe për atë që po ndodh në KLD, për disa ligje të miratuara së fundmi, apo edhe për çështjen e Bankës së Shqiëprisë.

Nishani ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me KLD-në, duke  konsideruar ndër të tjera se “me ndryshimin e ligjit jo vetëm janë hequr disa kompetenca të cilat kanë të bëjnë me pjesën formale të verifikimit të mandateve të anëtarëve të rinj që vijnë në KLD, por ajo që është më problematikja ka të bëjë me një angazhim politik të shumicës parlamentare për të ndryshuar emrat e anëtarëve të KLD-së”.

Jo i parëndësishëm është pohimi i presidentit edhe për ligjin “Për Policinë e Shtetit”, sidomos për krjimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Me këtë ligj po krijohet një prokurori paralele brenda policisë. Po krijohet një institucion i Prokurorisë brenda Policisë së Shtetit në një kohë që Kushtetuta përcakton që i vetmi institucion i cili kryen hetimin është Prokuroria e Republikës”, tha Nishani.

Ai ka vlerësuar rotacionin si një moment që sjell dinamikë të re në jetën e vendit, por nuk ka munguar me rezervat. Nishani ka hedhur poshtë spekullimet e bëra në adresë të Shërbimit Informativ Shtetëror, duke lënë të kuptohet kështu se Visho Ajazi ka mbrojtjen e tij.

Shërbimi ka bërë një punë të lavdërueshme veçanërisht në dy drejtime: Së pari në goditjen e të ashtuquajturit ‘luftëtar i huaj’– të atyre që shkojnë për të luftuar jashtë vendit. Dhe së dyti në çështjet e trafikut të drogës. Që ka një presion mbi SHISH-in, kjo është evidente dhe është e vazhdueshme, për fat të keq. Ju garantoj që në të gjithë dijeninë time si President i Republikës, nuk ka pasur të konstatuar deri në këto momente, asnjë akt që është të jetë kryer në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me objektin e punës dhe në kundërshtim me të gjitha procedurat që i ngarkohen Shërbimit Informativ për të përmbushur detyrën e tij”, tha Nishani.

Për sa i përket diplomacisë presidenti ka nënvizuar se për kandidatrat për ambasador është mirë të ketë një konsultim. Në këtë pikë ai ka bërë një kritikë për mbylljen e ambasadës sonë në Portugali, që është një vend anëtar i NATO-s. Po kështu ai ka zbardhur faktin se

Ka një propozim për largimin e ambasadorit që kemi në Itali pa argument”, pra për largimin nga detyra të Neritan Cekës, por që sipas tij “duhet të plotësojë kohën që parashikon ligji dhe me të mbaruar mandatin e tij”.

Për çështjen e Guvernatoirt të Bankës presidenti ka tërhequr vëmendjen se çështja devijoi duke u ndalur te fajësia ose jo e Fullanit, që e zgjidh hetimi, nga zbardhja e skenës së krimit dhe përgjegjësive për të. Nishani ka bërë të ditur se deri më tani kanë aplikuar 31 persona për kandidaturën e Guvernatorit, mes të cilëve siç u shpreh ai “mesa kam parë të paktën deri dje, ka absolutisht njerëz me background shumë të lakmueshëm në fushën e menaxhimit të…”.

Në finale Nishani ka shprehur kundërshtinë edhe për ndryshimin e kompetencave të tij si komandant i Forcave të Armatosura, duke shtuar se këto ndryshime nuk janë konsultuar me partnerët.

25 komente në “Bujar Nishani: SHISH, punë të shkëlqyer. Mu kërkua largimi i Neritan Cekës”

  1. tudi says:

    Paradoks,”Politikan femijace”.Nje i zgjedhur me 71 vota te kuvendit{nje ish mozhorance ) te kete kopetenca mbi ato institucione (Persona) te votuar me 84 vot.
    Ky te flase ne emer te popullit.Turp i rradhes per shqiperine.
    Me mire eshte ta c’formini kete shtet.

    1. matteo says:

      Pse, prisnit tjeter gje nga nje besnik i partise, se ciles do t’i rrije gatitu edhe per faktin se e coi ne maje te shtetit nje qe nuk meritonte te ishte edhe i njemijeti ne shtet. Me nje fjale, ate e vuri partia, nuk u zgjodh nga populli apo perfaqesuesit e tij, prandaj nuk eshte simbol i popullit, po i partise. Per fat te keq!

    2. adri says:

      Turp per edi ramen dhe ilir meten qe ti teheqe per hunde ky bujar nishani. megjithese kane nje maxhorane prej 84 deputetesh dhe populli i ka votuar per ta drejtuar kete vend ndodh e kunderta bujar nishani drejton ilir meten dhe edi ramen. ky eshte turp. bujar nishani duhet te shkoje ne ndjekje penale per te gjitha shkeljet e ligjit qe ka bere vecanerisht ne vendimet e paligjeshme qe ka marre si kryetar i keshillit ta larte te drejtredisr duke emeruar pa kriter e transferuar pa kriter gjyqtare. vecanerisht vrndimi per refuzimin e emerimit te ina rames.

  2. E di ku sharlatan se cila eshte detyra e postit qe mban ne ate karrige fallso ?
    Qenia President (fallso) nuk i jep ktij sharlatani ,te tallet hapur me qytetaret shqiptare dhe shtetin shqiptare ,duke provokuar shtetin hapur ,e marre ne mbrojtje klanin e PD-se te instaluar ne SHISH ,qenie ne thelb te kompromentuara nga krimi (berisha) ,te ardhura ne ato poste …nga kanale te zeza ,me te vetmim qellim ,sabotimit e ecurise normale te shtetit shqiptare ,ne sherbim te intereave te shteteve te huaja ,te cilat minojn funxionimin normal te shtetit shqiptare .

    Perse nuk vepron ai shtet ,por akoma vazhdon e ben idiotin ,nderkoh qe veprat dhe deklaratat e hapura te pres-identit gjysmak(shejtan budalla) ,peshtyne mbi shtetin shqiptar!!!
    Nqs nuk ka shtet ne kte vend ,ateher ka ardhe momenti qe populli te veproje e marre ne dore situaten ne ate vend ,i cili duhet te pregatitet e organizohet sot ne cdo drejtim .
    Poltikanet jane Kanceri Shqiperise dhe jetes shqiptareve.

    1. Qenia pras-ident ,si jep asnjiher te drejten ktij sharlatani te keqperdor postin ,o muslimut i peshtire qe vec djallezise kunder shqiperise nuk keni ne genin tuaj te 10-re

  3. Treviso says:

    Te mendosh qe Bujar Nishani te drejtoje Forcat e marmatosura te Shqiperise, ne kohe lufte, te vjen per te qeshur dhe per te qare.
    Te vjen per te qeshur duke ditur se kush eshte Bujar Nishani.
    Te vjen per te qare duke menduar se ku ka perfunduar politika shqiptare.

    1. Adrian says:

      Zoti Trevizo , Presidenti i vendit Zoti Bujar Nishani ka si formim te tij arsimor te larte pikerisht shkollen ushtarake Skenderbej. Pse kush mendon ti se do ta drejtoje ushtrine shqiptare , Erion Brace ? apo Mimi qe con helikoptere ushtarake ne ndjekje te droges kur eshte ne mosperputhje me ligjin . Ruzvelti ka qene i paralizuar nga te dyja kembet dhe ka fituar luften Boterore te Dyte duke mundur Gjermanet naziste dhe Japonine Perandorake.

  4. al says:

    Nishani dje ne emisioin me Qim peken, sic thote zhozi,deklaroi qe eshte presidenti me i sulmuar nga te gjithe te tjeret.Vetem pohimet e mesiperme qe del ne mbrojtje te organeve, qe deri diku nuk kane zbatuar ligjin tregon se ky njeri nuk ja vlen te jete ne ate vend te nderuar.Presidenti me kushtetute duhet te jete jo anetar partie dhe mbi te gjitha duhet te jete simbol i unitetit kombetar.Uniteti kombetar eshte mbare popullata jone pa dallim feje dhe ideje,pra Nishani nuk i ploteson kushtet,se eshte perfaqesuesi me fanatik i PD ne presidence ,plus qe nuk perfaqeson as simbolin kombetar pasi ai nuk mbeshtetet nga shumica e shqiptareve,duke humbur komplet besimin ne popull .Ky njeri del hapur dhe si noter i partise se tij.Mazhoranca duhet te ndryshoje kushtetuten ,duke vendosur qe presidenti te zgjidhet direkt nga populli ,duke marre nje te drejte me te madhe morale dhe juridike per te kryer misionin qe i jep kushtetuta.Ne hitorine e demokratures shqiptare dy intitucionet si i presidentit dhe qeverise jane perfshire ne nje lufte politike qe me se shumti ka demtuar organet e tjera te pamvarura qe varen nga presidenca.Nishani do te mbetet shembelli me i keq i shperdorimit te pushtetit ne dem te popullit per te mbrojtur njeriun qe e zgjodhi ,jo pa qellim ne ate post.Kjo do te shihet kur te largohet kur mbare populli do te gezohet qe iku nje njeri qe bllokoi europianizimin e shqiperise dhe mbrojti dretesine shqiptare te korruptuar deri ne palce.

    1. shqip says:

      Une nuk heq dore nga nje gje. Ky Nishanli – mehmeti eshte i denje vetem per me mbledhe kanoce.

  5. Rupi supi says:

    O jaris o rrotas karis
    Desha te kujtoja sa bisnesmen jan vrare me c4 tek bythet dhe shish ska asnje te dyshuar ne gjithe shqiperine
    I bie qe keto gjera I kontrollon shish.

    Se menyre tjeter ska , o dine po si tregojne, ose sdine te bejne pune te shkelqyer
    Cila nga keto eshte jaris?

  6. Saliu says:

    Po ti mustaqe mut,shefin e SH.I.SH ja dhurove ish kryeministrit,tani cfare mutin kerkon e vlereson banden anti shqiptare?

  7. Berisha says:

    cfare thot ky psikopat?
    Qe eshte i paafte e di edhe vet ai po qe te jete kaq derr sa t’i bier deres me koke;ai qofte.
    Te thuash pune te shkelqyer eshte idiotesi,te pakten te thote “ka punuar”
    Teveqel komplet.

  8. diktatori says:

    Mos u merzit se kemi do pune neper duar por tapo e shef zotnija juaj pastaj si do na e besh kompetentin per te gjitha kto qe the si filozof ne fushen e diplomacise,drejtesise,hetimit,policise dhe te drejtimit te shtetit,pika qe ste bie qe ngele nje rrum bythe.

  9. proku says:

    Normalisht se ka djem te rinj qe mund ta bejne ate pune, duhet te kishte dale ne penson para 20 vjetesh, mos e zer ne goje se je dhe president, po je president vetem per te djathten, hajde, hajde, po duhet te jesh president i te gjitheve more zotni, nuk ke faj se i merr urdherat nga babai jot shpirteror.

  10. rrnoft Pi Di,ja says:

    Shshhshsseeeeeeeeeettttttttttttt! Po flet bujari.

  11. astrit says:

    Po mire more zoti komandant i pergjithshem, Neritan Ceka eshte 70 e kusur vjec. Nuk paska moshe pensioni per kete. Pse nuk thua me mire qe me tredh Sala po ta shkarkosh si ambasador keshilltarin per pune te kota te tij.

  12. Shkalla says:

    Mazhoranca parlamentare ju pyes:

    ——————————————————
    Ju lutemi na shpjegoni kaq e veshtire eshte te shkarkoshe nje president qe eshte zgjedhur me 71 vota nga e ashtu quajtura mazhorance e djeshme qe nuk ka qene kurre mazhorance ??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????’PERGJIGJUNI!

  13. Sali komunisti says:

    Ore legen Kapter, garuzhde e shkolles se se bashkuar, ti dekretove Ambasador nr Itali, spiunin e kahershem Neritan Ceken 72 vjec, ne moshen e pensionit pa bere asnje ore diplomaci, por vetem Minister I Brendeshem ne qeverine e bixhozciut Nano. Kapter Jari ne vend te truve ke tallash, pra je tru tallash dhe b.q. ku zbaton urdherat e tutorit tend Adolf Berisha, je fatkeqesi kombetare.

  14. tirona says:

    z. President, po te ishe i angazhuar me fene do te kishe shume suksese. Per politike nuk ja thek fare dhe e ke ulur personalitetin tend.

  15. beci says:

    Kujt ja mbush mendjen ky per Neritan Ceken se po na cudit.
    E para, Neritani eshte 72 vjec, pra e ka mbush moshen e pensionit disa [vite me pare

    E dyta, Neritani nuk eshte dipllomat kariere por hyn tek % politike e ambasadorve, cka nenkupton se fill mbas ndryshimit te qeverise ,ambasadoret qe vine nga rradhet e politikes menjehere duhet te lene detyren e te kthehen ne atdhe.
    Pra per te dyja argumentet e mesiperme Neritani duhej te kthehej.
    Me nder presidenti pse thote qe nuk ka argumenta !?

  16. beci says:

    Kujt ja mbush mendjen ky per Neritan Ceken se po na cudit.
    E para, Neritani eshte 72 vjec, pra e ka mbush moshen e pensionit disa [vite me pare

    E dyta, Neritani nuk eshte dipllomat kariere por hyn tek % politike e ambasadorve, cka nenkupton se fill mbas ndryshimit te qeverise ,ambasadoret qe vine nga rradhet e politikes menjehere duhet te lene detyren e te kthehen ne atdhe.
    Pra per te dyja argumentet e mesiperme Neritani duhej te kthehej.
    Me nder presidenti pse thote qe nuk ka argumenta !?

    Po gazetari nuk e di kete gje , se eshte dhe nip i ambasadorit Partise punes dhe partise demokratike, shuku, zoti Maxhun Peka.

  17. Z says:

    Kam degjuar se Neritan 72 vjecari niset nga Milano per Rome e merr rrugen per Torino.
    Nuk gjenden te rinj e te reja mor president per ambasador ?

  18. arian says:

    Ku te japi i shkreti intervist vetem se ke i shkreti tjeter cim peka.gjynah mos qofte thon nga anet tona

  19. Po si do te flase zoti president,per te gjithe miqte e P D es ka patur dhe do te kete mbrojtje maksimale nga presidenti gjithashtu lavderime per punen per te cilen edhe mund ti dekoroje.Sic kemi degjuar ne media presidenti nuk i bene punet pa u konsultuar 2 apo 3 here ne jave me salen,athere cfare do presim ne .Me salen vetem rrenim.

  20. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim reforma ne drejtesi duhet te filloje nga doreheqja apo largimi i imponuar i kryetarit dhe nenkryetarit te KLD dhe te vazhdoje shkalle shkalle ne te gjitha strukturat e saj.Le ti referohemi nje shembulli shume te fresket te javeve te fundit ne Ameriken Demokratike kur personi pergjegjes per sigurimin e Presidentit ne territoret prane Shtepise se bardhe u detyrua te jape doreheqje te parevokueshme, me gjithe se kishte nje kohe shume te gjate ne ate detyre.
    Ne rast te kundert,me vjen shume keq ta them por demokracia po ben vend numuro apo mos po ecen mbrapa ne kete hallke shume te rendesishme te sistemit te pushteteve.Prandaj eshte shume e domosdoshme zgjedhja e nje presidenti kosensual nga jo me pak se 76 deputete ne nje parlament me 101 deputete te zgjedhur nga votat dhe vetem nga votat e sovranit popull i shperndare ne 101 zonat elektorale duke perfshire dhe te drejten e votimit te te gjithe nenshtetasve shqiptare qe jane me banim jashte shqiperise.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje